Dritan Prifti: Meta mund të kthehet “brenda ditës” te Berisha. Votat e mia, do t’i ruajë Gramoz Ruçi.

Postuar në 01 Qershor, 2013 03:10

Dritan Prifti, i ftuar në “Tonight” të Ilva Tares, ka riakuzuar Ilir Metën se u bë “sebep” që të mos ishte kandidat i PS-së. Si thotë se ka fakte që Meta ka kushtëzuar hyrjen në koalicion me mos-kandidimin  e tij në listat e PS. Më tej, ai dhe ka aluduar se bashkëpunimi i zotit Meta me Edi Ramën është i përkohshëm pasi Ilir Meta do të bashkohet sërish pas zgjedhjeve me Sali Berishën.

Ai përjashton për veten e tij një aleancë të mundshme me Sali Berishën pasi me të e ndajnë viktimat e 21 janarit.

Prifti për....

....marrëdhëniet me Metën:

“Kanë qenë dy takime me zotin Meta. Ka qenë një bisedë që nuk ka parë nga prapa, nuk kemi diskutuar histori të të shkuarës. As ka kërkuar falje dhe as kam kërkuar falje. Në fakt unë e besova që zoti Meta dhe donte një lloj normalizimi të marrëdhënieve dhe as unë s’kisha asnjë interes që të vazhdoja luftën me të. Tani marrëdhëniet nuk janë më normale në momentin që ai vuri kusht që unë nuk do të isha pjesë e kandidimit brenda Partisë Socialiste. Zoti Meta gënjen që nuk ka ndërhyrë tek partitë e vogla sepse unë kam fakte dhe prova, më është pohuar vetë nga liderët e PS, që vendimi i tyre është marrë për shkak të kushtit që ka vënë zoti Meta. Me këtë ai tregon që nuk dëshiron një marrëdhënie normale me mua. Tregon që më sheh si armikun e tij dhe në këto kushte edhe unë e shoh në të njëjtën mënyrë. Me zotin Meta unë nuk do të bashkëpunoj asnjëherë politikisht. Do të përpiqem ta përdor mandatin tim të ardhshëm për të mos lejuar vazhdimësinë e tij në qeverisje.

... a ka video të tjera:

Unë këtë pjesë brenda vetes time e kam përfundimisht të mbyllur. Por unë jam politikan nga ata që gjithmonë e mban një as nën mëngë dhe duke patur parasysh sesi vjen e ardhmja, kurrë mos thuaj kurrë.

... votat e 23 qershorit:

Garancinë për ruajtjen e tyre e kam te Gramoz Ruci më ka garantuar se nuk do të preken votat e mia, kam një lidhje të vjetër familjare me të dhe besoj se do mi mbrojë votat PS. Mandati im do ta sjellë në pushtet koalicionin e majtë.

k.c.

Intervista e plotë:

http://www.oranews.tv/vendi/prifti-meta-me-la-jashte-listave-te-ps-do-ta-perdor-mandatin-per-nxjerre-jashte-qeverisjes/

Comments

Submitted by genti (not verified) on

do mi ruaj gramozi se kam nje mardhenie familjare....ju jeni te gjithe "bir selman i nenes ke te qaj me pare"..hiq te madhin se ate e qajm me qef.:)

Submitted by burbuqja (not verified) on

Ky eshte nje sharlatan dhe modeli tipik i pseudopolitikanit shqiptar; mbakëka "as nën mëngë"(njelloj si malacaku qe mben ne  xhep llastiqe per te thyer xhamat e komshiut dhe nje çakmak per tu djegur mullaret te tjerve). Ky e konsideron politiken si "miqersi familjare".                                                    Fundi i maskarenjve eshte kthimi tek fisi. I vuri flaken Shqiperise dhe tani, po mendon qe ne te ardhmen, me "asin e tij nen menge",  te ysht turma te tjera per te sulmuar institucionet, per te nxjerr Ilir Meten nga qeveria dhe per ta rikthyer perseri ne gjirin e te majtes,  e keso rrangallinash te tjera. Ky soj tipi, me deklarata te tilla, cenon sigurine kombetare, dhe per kete ka dhene prova, por askush nuk merret  me të. Pa le qe na deklaroi ne tv, se ishte pikerishjt ai, qe i kishte saidisur zotit Rama ate fotografine me presidentin Obama.

By the way, kush i pagoi  80 mije dollar per ate foto? A mos vijne ato pare nga aksionet qe zoti Prifti ka marre nga liçensa e hidrocentralit te Fanit, dmth nga komisioni (underground)qe ka marre se bashku me "të përndershmin"  Fahri Balliu?! Besoj se, me mire do te ishte, po te shikoheshin se nga kane shkuar paret e komisionit qe ka paguar kompania turke....

Submitted by bbb (not verified) on

do mi ruaj Gramozi ...gramozit do ja ruaj Olldashi...Olldashit do ja ruaj Sala...dhe del Xhuveli deputet...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.