Dosjet e CIA-s, Vërlaci agjent i italianëve, Gjon Markagjoni agjent i italianëve e gjermanëve.

Postuar në 04 Nëntor, 2012 08:28

Edhe sot, gazeta Panorama sjell materiale të dosjeve sekrete të CIA-s (të deklasifikuara) aso kohe Drejtoria e Operacioneve Klandestine (OPC) për zhvillimet shqiptare të viteve 40-50, të mbledhura nga Auron Tare për botim. Nga këto dosje dolën më parë kontaktet që kish marrë Zogu me Titon, ndërsa sot hidhet dritë mbi një takim tjetër sekret të Zogut me zyrtarë të CIA-s e të Shërbimit të Fshehtë Britanik (SIS) në nëntor 1949 për përcaktimin e komitetit “Shqipëria e Lirë” në Nju Jork pas vdekjes misterioze të Mit’hat Frashërit, vdekje që sipas policisë së N.Y. erdhi për shkaqe natyrale. Në telegramin që oficeri i OPC i dërgon zyrës së tij, shkeruhet se nga takimi me Zogun në Kajro, Zogu shfaqet i pakënaqur me mbështetjen që amerikanët i kishin dhënë Ballit Kombëtar teksa i merret mendimi për liderin që do pasonte Frashërin. Britanikët ishin për Abaz Kupin, amerikanët për Hasan Dostin, që sipas mbretit nuk kishte asnjë pasues. Ndër të tjera, ai shprehet për kandidaturëne Vërlacit, duke e konsideruar agjent italian që ka rekrutuar shumë shqiptarë për operacionet italiane, ndërsa Gjon Markagjoni, një kolaboracionist i italianëve dhe gjermanëve. K.C.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Bravo Auron. Je duke i bere sherbim shume te vyer historie ne kete 100 vjetor. Je duke nxjerre ne shesh te vertetat dhe spiunve dhe trahdtarev te kombit...Keshtu qe Enveri spaska genjyer

Submitted by Thok (not verified) on

Nuk ka nevojë për dosje që të merren vesh kush kanë qënë ose kush ka qënë veprimtaria e tyre.

Shikoni varrezat e dëshmorëve të atdheut se si janë katandisur prej pinjollëve të tyre.

Submitted by ILIRET (not verified) on

E po, jo thone bijte e spiuneve. Enver Hoxha, i ka vrare kot spiunet. Ai i njihte me rrenje e me dege...

Submitted by Nardi (not verified) on

Zoti Nano......

Para pak ditesh u merzitet me nje gazetare sepse intervistes me ju i kishte vene nje titull qe ne fakt asaj i dukej me interesant por qe per ju nuk ishte thelbi i asaj interviste. A kishit te drejte? Mendimi im eshte edhe po edhe jo megjithate nuk eshte ky qellimi i ketij reagimi.

Ne artikullin e mesiperm shruhet se:::::: Gjon Markagjoni paska qene kolaboracionist i Gjermaneve dhe Italianeve:::::: dhe nuk thuhet se keto jane fjalet apo opinionet e Zogut. Pra ka nje pasaktesi e cila ndryshon totalisht te verteten. Opinioni i Zogut ne kete rast nuk eshte nje fakt i cili deshmon nje te vertete por eshte thjeshte nje opinion personal qe po ti hysh me thelle del se Zogu ishte nje figure jo fort e nderuar dhe e respektuar  ne Mirditen e Markagjonajve.  Dhe aty gjendet arsyeja e vertete e atij opinioni te Zogut. Opinioni i x apo ypsilonit nuk eshte FAKT por opinion.  Nese CIA do te kish dokumente qe e vertetonin dicka te tille atehere do te kishim te benim me tjeter gje.

Une ne kete rast ndjehem NJESOJ si u ndjeve TI ne ate intervisten me nje gazetare qe per momentin nuk me vjen ndermend emri i saj. Jam shume kurioz ne reagimin tuaj duke qene nje lexues i rregullt i website tuaj.

Me respekt Nardi

Hollande

Submitted by i (not verified) on

o muci, une kam nje medim, ma ben dot realitet??

ti heqim te drejten enveristave te shkruajne ketu, tja bejme dhe ne sic na e beri babi i tyre shpirtor neve te tjereve ;)

Submitted by raimondi (not verified) on

Ky Nardi ka te drejte, se aty eshte opinioni i Zogut, jo i CIA-s_-Dhe Zogu nuk eshte  burim shume i besueshem

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.