Dosja e Berishës, ekziston!? Spahiu: “do ta bëjmë publike gjatë zgjedhjeve!”

Postuar në 13 Janar, 2013 06:19

 

Aleanca Kuq e Zi nuk ka ndalur akuzat e saj ndaj kryeministrit të vendit Berisha, njofton Vizion Plus. Gjatë një takimi me qytetarë të njësisë 7 dhe 8, kreu i AK-së Kreshink Spahiu tha se me ardhjen e tij në pushtet do të fillojë hapjen e dosjeve të të gjithë bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit gjatë regjimit të komunizmit, ku pjesë e tyre është edhe ajo kryeministrit, por dosja e tij sipas Spahiut do t’i prezantohet shqiptarëve gjatë fushatës elektorale.

Është hera e parë që flitet për një Dosje, pikërisht të njeriut që dosjet i ka pasur armë të përhershme shantazhi ndaj kundërshtarëve por edhe të vetëve.

Spahiu, e ka konsideruar mashtrim tezën e K/ministrit për Bashkim Kombëtar, sepse “në programin e PD-së nuk ka asnjë fjalë të tillë, këto janë mashtrime për të marrë disa vota.”

Spahiu ngriti akuza ndaj K/ministrit për emërimet e padrejta, duke marrë si shembull presidentin!

k.c.

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.