Doktori ka dështuar - shkruan Baton Haxhiu

Postuar në 03 Maj, 2013 13:46

Nuk jam i pari që them se në politikë duhen parë rezultatet. Të gjithë jemi të bindur që diskutimi për politikën e drejtë (moraliste) dhe të pamoralshme (pragmatike) nuk nxjerr gjë në dritë, nëse nuk aplikojmë një kriter realist, atë të rezultateve. Dhe këtu themi direkt që kjo luftë për rezultate ne vitet e Berishës si udhëheqës ka dështuar. Si për paaftësi qeverisëse në mandatin e dytë po ashtu edhe për gabime strategjike - shkruan Baton Haxhiu në një editorial botuar sot në portalin online të TemA dhe shton: "Kjo qeveri dhe doktori personalisht – në shume raste ka ndërtuar një kod moral me individët, por në të njëjtën kohë e ka shkelë rendin juridik dhe ligjin".

Haxhiu rendit më pas 10 momente dështimi të Berishës dhe të parin vendos 21 janarin: "Së pari, në rastin e 21 janarit ka përdorë forcën pakrahasimisht të dhunshme – krahasuar me dhunën që protestuesit kanë bërë. Një demonstrim i dhunshëm dhe i pashije i socialisteve nuk mund të shndërrohet në demonstrim vrasjeje nga ana e Qeverise. Një shtet i organizuar duhet të dijë të mbrojë veten nga një dhune e lehtë… Nuk vriten njerëzit me lehtësinë e padurueshme. Ato vrasje s’kanë qenë as legjitime as arsye për ruajtjen e shtetit dhe as për të mbajtur peshën e qeverisjes. Ato vrasje kane treguar organizim të dobët shtetëror duke përdor dhunë në emër të ruajtjes së institucionit. Po them se vrasjet janë bërë me shume për të krijuar frikë te kundërshtari dhe assesi për të vendosur qetësi..." (a.n.)

 

http://www.gazetatema.net/web/2013/05/02/gabimet-e-berishes/

Comments

Submitted by Gjergji (not verified) on

<p>Te kemi degjuar se je nje ekstremist antiberishe, po aq sa Qosja, zoti Suroi, po pse , o lumezinj, humbisni te gjitha kreditet qe keni ne Shqiperi. Vazhdoni te mbeshtesni komunistet gjakpires dhe shkaterrimtar te kombit, ekonomikisht dhe shpirterisht.</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Ky batoni (qellimisht&nbsp; e shkrova me germe te vogel) edhe ne Kosove njihet si nje (deleted) i zellshem i te gjithe atyre qe jane ne gjendje te paguajne. Nje pakurrizor model.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.