Demokristiani Bushati flet për “natyrën” e demokrates Topalli

Postuar në 03 Maj, 2013 13:27

Ish-aktori Zef Bushati, me dukje dhe zhdukje të herëpashershme në skenën politike, ka dhënë një intervistë ën të përditshmen DITA. Kreu i partisë “Aleanca Demokristiane” (pjesë e koalicionit të majtë) flet edhe për Topallin. Intervistuesi i bën një pyetje lidhur me qëndrimet e mëpardhme të tij pro-Topallit. “Disa muaj më parë ju keni bërë një deklaratë politike se do të mbështesnit Jozefina Topallin si kandidate për presidente. Jeni bërë pishman për këtë deklaratë dhe si e shikoni drejtimin e Kuvendit nga kryetarja aktuale?” – e pyet gazetari dhe Bushati përgjigjet:

“Handikapi i kësaj sjellje vjen nga natyra e zonjës Topalli, por edhe nga një  ngërç kushtetues i cili i jep kompetenca të tepruara tre pushteteve. E thënë thjesht që të më kuptojë çdo lexues. Në një qymez këndon një gjel. Nuk mund të këndojnë në një qymez tre gjela njëherësh. Kur flasim për SHBA e dimë që lideri është Presidenti Obama, kur flasim për Gjermaninë e dimë që lideri është kryeministria Merkel, etj. Pra një shtet ose është republikë parlamentare, ose presidenciale ose monarki. Kush është lideri në shtetin tonë: Presidenti, Kryeministri apo kryetari i Parlamentit? Të tre! Ne si ADK bëmë një propozim institucional për znj. Topalli nëpërmjet këshillit kombëtar. Në këtë propozim nuk kishim parashikuar sjelljen e znj. Topalli ndaj nesh …” a.n.

Comments

Submitted by Mersin (not verified) on

<p>P mire mo zoti Zef pse kendojne nje mije gjela andej nga demokristianizmi juaj? Po c&#39;mereni me nje qyqar si puna ketij o Muc. Ky ka hapur nje parti si biznes. Kur e paguajne ben pak zhurme e ja kaq ishte loja. Ky eshte me qyqar se nje veglaxhi dasmash se ata te pakten dhe te argetojne. Duan te hane njerezit.&nbsp;</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Interviste shuuuuume interesante? Po pse nuk na e jepni te plote dreqi e mori,se ka rrezik te mbesim pa e shijuar plotesisht zotin katolik Zef!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.