Damian Gjiknuri shpjegon strategjinë e Berishës për vjedhjen e zgjedhjeve dhe antidotin opozitar për të

Postuar në 03 Maj, 2013 10:54

Në një intervistë për Luis Tanushin sot te Shekulli , deputeti socialist Damin Gjiknuri, akuzon se strategjia e mazhorancës është që asnjë i huaj të mos jetë në kontroll të të dhënave dhe rezultateve që transmetohen.

Gjiknuri flet gjerësisht për krizën në KQZ, krizë që sipas tij është e prodhuar nga Kryeministri në kundërshtim edhe me vullnetin ndërkombëtar, pasi “nuk i interesojnë më standardet, por  rezultati me çdo kusht dhe me çdo çmim”. Madje, ai konsideron që edhe 4 anëtarët e mbetur të KQZ “u kthyen në  kamikazë politik pasi kanë vetëm dy zgjedhje, të dyja të rënda, ose do ekzekutoni çdo urdhër politik ose do pësoni fatin e Muhos kur opozita të vijë në pushtet, pasi mandati dhe mbrojtja ligjore u zhbënë plotësisht dhe e vetmja mënyrë për të siguruar fatin tuaj është bashkëpunimi në krimin elektoral që pritet të konsumohet.

Kontrolli total politik i KQZ-së, duhet për të avancuar procese që kishin filluar më parë në funksion të strategjisë së Berishës për të vjedhur zgjedhjet.

“...përtej abuzimeve sistematike me burimet publike dhe administratën që tashmë përbën një normë, do të synojë komprometimin  e votimit në  QV-të e zonave të caktuara dhe kompromentimin e rezultatit në procesin numërimit, duke përfshirë në lojë dhe KQZ-në. Çdo shkelje ligjore të  evidentuar nëse arrin të realizojë numrat, kërkon ta ratifikojë me vendime Kolegji, një pushtet plotësisht nën thundrën Berishiste pas kapjes së çdo institucioni të drejtësisë në vend. Thotë Gjiknuri.

Dhe cili është antidoti opozitar?

"Vota masive është premisa më e sigurtë për çdo skenar dhe pjesëmarrja aktive e jona në çdo komision deri në KZAZ, vend ku tabulohet dhe shpallen rezultatet është e padiskutueshme. Nëse dikush mendon se do të devijojë tendencën e thellimit të rezultatit me makinacionet e mësipërme do të përballet me shumicën e qytetarëve që patjetër do të dinë të mbrojnë votën e tyre," shpjegon Gjiknuri.

k.c.                   

intervista e plotë:

http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=22229&kat=100

Comments

Submitted by skelari migrues (not verified) on

<p>Kaq popull i pazote jemi sa te mos lexojme nje te keqe kaq te qarte, e ta leme te na terheqe ne grope?&nbsp; DY HERE...!?</p>

Submitted by Dardan (not verified) on

<p>Qendrimi i opozites se majte lidhur me zgjedhjet e 23 qershorit me jep pershtypjen e nje kinezi qe hidhet dhe perdridhet me karatene e vet perpara kundershtarit te armatosur, Kur ky karateist me levizjet laradashe te duarve i afrohet armikut te vet, ky i fut nje koqe plumbi dhe ai bje top e ne vend. &nbsp;Keshtu do te ndodhe edhe ne qershor! Me menyren qe opozita do te perdore per rrezimin e Berishes, nuk do te beje gje tjeter vec do bjere si nje thes me mut ne gropen zgjedhore te banditeve te Qeverise se ashtuquajtur shqiptare. Nuk e di se ne cilin ishull te Oqeanise kam degjuar se &quot;Derri do plumb&quot;. (nuk dihet se kush eshte derri, pozita apo opozita)</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.