CV-ja neutrale e Kastriot Islamit në faqen web të PD-së

Postuar në 07 Korrik, 2013 04:11

Faqja web e Partisë Demokratike ka adresën www.përpara.al, dhe kush futet do zbulojë se ajo është e papërditësuar. Ka një thënie elektorale të Berishës, të nënshkruar nga ky i fundit, ku thuhet se “me Partinë Demokratike Shqipëria ka ndryshuar shumë, le të vazhdojmë …. Përpara!”. Ka si lajme kryesore mitingjet elektorale, të lajmëruara nga tituj me fjalën ‘uragan’, fjala vjen “uragan në Elbasan”, ose “uragan në Fier”, etj. Të vetmet “lajme” që kanë vlerë aktuale e që nuk kanë nevojë të përditësohen janë CV-të e kandidatëve për deputetë. E në këtë mes bie në sy CV-ja e Kastriot Islamit, e cila në fillim ka pjesën akademike, e më pas atë politike. Por kjo e fundit (shiheni në foto) është e formuluar në mënyrë “neutrale”: “karriera e tij është shumë e pasur, duke filluar me … ministër i arsimit, ministër shteti, kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, …. ministër i financave, ministër i Punëve të Jashtme”.

S’ka data, s’ka kontekst historik, s’ka identitet politik. Duket si karriera e pakohë e një tekniku.

 

Re.Pu.

 

Comments

Submitted by Stefan H (not verified) on

<p>Rasti i Kastriot Islamit si dhe mjaft te tjereve qe kalojne tek PD dhe anasjelltas eshte tregues se kemi te bejme me dy parti socialite: Partia socialiste A me kryeter Ramen dhe Partia socialiste B (e ashtuquajtur demokrate) me ish kryetar Berishen.</p><p>Nje argument themelor qe eshte ne favor te ketij percaktimi, vec huazimit te Pd te figurave socialiste si puna e Metes dhe Islamit&nbsp; eshte se te dyja partite kane te njejtin qendrim ndaj prones: mos kthimin e saj me cdo kusht tek i zoti. Dallimi midis&nbsp; tyre eshte qe Rama e prishi paktin Berisha-Nano (dmth ndryshimin e pushtetit midis tyre cdo 7-8 vjet) duke krijuar premisat per nje parti vertet socialiste dhe me shprese te krijimit te nje partie vertet demokratike dhe jo socialiste B. Pra fund i tranzicionit do te shenohet kur partia e djathete te perfaqesoje interesa te djathtish dhe e majta interesa te majtesh, jo si behet deri me sot .</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.