Cilat radio dëgjojnë shqiptarët në makinat e tyre?

Postuar në 09 Tetor, 2012 04:38

Arben Muka, reporteri i Deutsche Welle-s për Shqipërinë, ka shkruar një artikull, në të cilin flet për një studim lidhur me popullaritetin e radiove lokale, kombëtare e ndërkombëtare mes atyre që i dëgjojnë ato, teksa janë duke u dhënë makinave të veta. Ka disa rezultate interesante. Fjala vjen: “Në Tiranë dhe në Korçë më të ndjekura janë temat kulturore; në Elbasan dhe në Shkodër preferohen më tepër temat sociale, ndërkohë që drejtuesit e automjeteve në Vlorë pëlqejnë më shumë temat politike.”

Tjetër: “Pëlqehen më shumë stacionet lokale në qarkun e Korçës dhe të Shkodrës, por kjo gjë është më e pakët në Vlorë. Vihet re se janë rreth 8% e drejtuesve të automjeteve që preferojnë të ndjekin vetëm stacione të huaja nga vendet fqinjë me Shqipërinë, italiane, greke, maqedonese, malazeze etj. Nga kontaktet me drejtuesit e automjeteve kuptohet se një pjesë e tyre këtë e bëjnë për shkak të shijeve që ata kanë, por për të tjerë ndjekja e stacioneve të huaja është për arsyen e vështirësive në përhapjen e sinjalit nga radiot shqiptare nga terreni i thyer etj.”

Ka dhe një tabelë klasifikimi të radiove mbi bazën e audiencës. Stacionet më të ndjekura në Tiranë janë: Top Albania 12.2%; Club FM 7.2%; Radio Tirana 6.7%; Plus 2 Radio 6.2 %; Vesa 6.1%  etj. Në qarkun e Elbasanit renditja e radiostacioneve më të pëlqyera është: Top Albania 15.6%; Radio Klea 14.4%; Radio Tirana 12.8; Club FM 10.6%; Albanian FM 8.3% etj. Në Korçë në krye të listës me 18.3% është Top Albania, pastaj vijojnë Club FM me 15%, ABC Radio me 14.4%, Radio Tirana 11.7%, Radio Logos 7.2% etj. Në qarkun e Shkodrës bie në sy fakti se 15% e shoferëve janë shprehur se nuk ndjekin asnjë stacion radioje kur udhëtojnë. Për ata që preferojnë transmetimet radiofonike lista paraqitet e tillë: Top Albania, 18.9%; Radio Tirana, 10.6%; Top Gold, 8.8%; Radio Jehona, 7.8 %. Në qarkun e Vlorës janë 10.6% e drejtuesve të makinave që pëlqejnë të dëgjojnë stacione të huaja. Kurse nga  sinjalet shqiptare më shumë pëlqehen Top Albania, 15%; Radio Tirana, 11.7%; Radio Klan, 10%; Club FM, 8.8% etj.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Studim tejet i pasakte. Argumentet gjeni vete, lehte eshte.</p>

Submitted by I3VI5 (not verified) on

<p>Ti ia fut kot. Argumentin gjeje vete, i lehte eshte.</p>

Submitted by Dritan (not verified) on

<p>Shyqyr qe nuk degjoj asnje radio shqiptare, ne makinen time mbaj koleksionin personal te disqeve me muzike.</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Po te mbash shpresa tek radiot shqiptare te kalon udhetimi duke degjuar vetem....ZHURMA zhzhzhhzhzhhzhzhhz...Rrofte kush ka shpikur radio me usb e muzike te shkarkuar nga torrent...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.