Cannabisi, Amsterdami ndërron mendje

Postuar në 02 Nëntor, 2012 02:32

22 coffee shop-ët e Amsterdamit (baret ku përveç pijeve mund të porositësh edhe marijuanë) do të mbeten të hapura për turistët, edhe për ata që nuk janë rezidentë në Hollandë. E ka deklaruar kryebashiaku i qytetit Eberhard van der Laan - shkruan gazeta Volkskrant - duke përmbysur kështu atë që u vendos disa muaj më parë nga qeveria për të kufizuar thithjen legale të marijuanës duke nisur nga 1 janari 2013.

Nga rreth 7 milionë turistë, të cilët vizitojnë çdo vit Amsterdamin, rreth 1 milion e gjysëm vizitorë futen në një nga këto kafe për të blerë kanabis, - sipas gazetës në fjalë. Vendimi për ta ndaluar këtë u mor nga qeveria e mëparshme, kurse ekzekutivi i tanishëm i sapokrijuar në shtator nga liberalët dhe laburistët ka vendosur ta anullojë. Vendimi i qeverisë së shkuar e limitonte përdorimin e lirë të kanabisit vetëm te vendasit dhe ligji do duhej të hynte në fuqi në 1 janar të 2013-s. Me sa duket nuk do të ndodhë. (A.N.)

Comments

Submitted by Redon (not verified) on

<p>Edhe Shqiperia do duhet te ndjekte shembullin e Hollandes por jo, ne duhet te fusim ne burg per 5 vjet edhe studente qe kapen me 5 grame nga nje bime natyrale per perdorim vetjak, sic raportonte Shekulli dje.</p><p><strong>Shtet dhe popull i felliqur! </strong></p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.