Biberaj: FRD-ja do të mbulojë të gjitha shpenzimet e ceremonisë mortore të Bejkos

Postuar në 03 Nëntor, 2012 00:10

Në një prononcim të djeshëm në TV A1-Report, Aleksandër Biberaj deklaroi se FRD-ja do të mbulojë të gjitha shpenzimet e ceremonisë mortore të Lirak Bejkos, grevistit të përndjekur politik që ndërroi jetë pasi u vetëdogj. Biberaj paralajmëroi qeverinë që të mos bëjë ndonjë shprehje hipokrite keqardhjeje, sepse ishte ajo dhe kreu i saj Berisha shkaktarët e drejtëpërdrejtë të vetëflijimit të Bejkos. Me etiketimet "kriminelë" e "terroristë" që u bëri grevistëve të përndjekur politikë, Berisha të kujton Enver Hoxhën, tha Biberaj.

Dy javë më parë, kryetari i FRD-së Bamir Topi, në një intervistë me Alfred Pezën në Vizion Plus, dha garancinë e plotë se, në qoftë se FRD-ja do të jetë pjesë e qeverisë që do të dalë pas zgjedhjeve të 2013-ës, do t’i vërë kusht të panegociueshëm asaj, që brenda 3 vjetëve të mbyllet krejtësisht dëmshpërblimi i të burgosurve politikë, si dhe i trashëgimtarëve të tyre e i të pushkatuarve politikë.

I ngacmuar nga Peza, se sa e mundshme do të ishte kjo për buxhetin e shtetit shqiptar, Topi tha se ekspertët e partisë së tij kanë bërë llogaritje të hollësishme dhe vetëm bazuar në to, ai po bënte atë premtim solemn.
E.Zaloshnja

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.