Bernd Fisher: Berisha lufton për një mandat të tretë që t’i shpëtojë arrestimit

Postuar në 30 Maj, 2013 09:53

Studiuesi, profesori, analist i njohur i historisë dhe çështjes shqiptare, amerikani Bernd Fisher, ka dhënë një intervistë ekskluzive për DITA-n sot, ku thotë se Berisha nuk ka arsye për të kërkuar një mandat të tretë, përveçse nga frika e arrestimit. “Motivimi i Z. Berisha është që të mbesë në pushtet për aq kohë sa ai mundet. Ai gjithashtu mund të frikësohet nga arrestimi nëse humbet pushtetin. Unë mendoj gjithashtu se ai e sheh interesin e vet si interes shtetëror – pra, çfarë është e mirë për zotin Berisha, është e mirë për Shqipërinë”, thotë Fisher.

Ai e krahason Shqipërinë me Ukraninën dhe Venezuelën, sepse “termi “autoritarizëm demokratik” është më i sakti që e përshkruan sistemin e sotëm politik në Shqipëri. Por ndërkohë mendoj se ka sigurisht edhe shumë dallime që mund të gjenden në shtete si Venezuela dhe Ukraina. Në fakt ky është një sistem demokratik në formë, por është jo demokratik në përmbajtje. Zhvillohen zgjedhje, por ato nuk janë të lira dhe të ndershme. Nuk janë partitë politike, por një parti që mbizotëron për një periudhë të gjatë. Ka një kushtetutë që ndan pushtetet, por dokumenti shfrytëzohet vetëm kur ai u shkon për shtat dhe pushteti është i centralizuar në çdo rast....”

Sa për vizat, ai shprehet se do të ishte shumë i habitur në qoftë se Departamenti Amerikan i Shtetit do t’ia bënte këtë dhuratë të vlefshme Z. Berisha me rastin e zgjedhjeve. “Unë them se ky është thjesht një premtim zgjedhor që zoti Berisha, nëse rizgjidhet, nuk do të jetë në gjendje të mbajë., thotë Fisher”

k.c.

e plotë:

http://gazetadita.al/30-maj-2013/

Comments

Submitted by bbb (not verified) on

Po me 1997 nuk kishte frike Berisha se do denohej? Bile me 1998 beri edhe grusht shteti, krimi me i rende sipas kodit penal ne Shqiperi...Cfare denimi mori?

Submitted by Beni (not verified) on

Peralla me mbret...A nuk ishte Edi Rama vete qe e mohoi kete fakt nepermjet Kreshnik Spahiut ?!

Submitted by xha Jaho (not verified) on

Mire e ke ti o Beni, por hajde mbushja mendjen "gjelit qe nuk eshte koker gruri". qysh prej bemave monstruoze te '97, ate nuk e ze gjumi naten, nga frika se mos ja punojne pas shpine. E dredh Likja, o Beni, e dredh. Me mire se putanat. Here buzeqesh duke treguar dhembet e berdhe nga pleqeria, here duke i ckermitur si vampir.

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Fitoi Elhaida Dani ne The Vois - Itali

Submitted by xha Jaho (not verified) on

Prit tani, o Paul Tedeschini, kur Berisha te deklaroje se meqe fitoi Elhaida, do fitoje edhe une me PD. do te jete vertete gallate. Te kujtohet Bajerni!?

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Berisha o xha Jaho nuk ka kurrfare lidhje me fitoren e Elhaides. Po te ishte Berisha shkodrane edhe do te kishte pase nji fare te drejte, por mbasi Berisha asht vllai i neo-osmanit turk Rexhep Taip Erdogan, ai nuk i perket euro-shkodranve.

PARTIA DEMOKRATIKE NUK PERFAQESON KULTUREN EURO-SHKODRANE. PIKE. Un psh. nuk kam votue asnji here edhe pse isha aty per votime.

Un do te kisha votue per nji parti Euro-Shqiptare. Edhe nji here pergezime Elhaides.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.