Berisha ka dërguar “sekserë” për të marrë përsipër varrimin e Lirakut?

Postuar në 04 Nëntor, 2012 07:26

Trupi i Lirakut vjen të martën, bëjnë me dije mediat e sotme, ndërsa miqtë e tij me të cilët dhe ishte në grevë kanë dhënë para për ceremoninë mortore, secili sipas mundësive. “Jemi të vendosur që shpenzimet, t’i marrim vetë përsipër. Lakut, do t’i bëhen të gjitha nderimet e nevojshme, ashti siç i ka hije”, citohet Skënder Tufa nga gazeta Shqip. Vetë Tufa ka sjellë dhe një informacion ekstra, duke thënë se “Kryeministri Berisha ka dërguar njerëz në shtëpinë e Lirakut, për të dhënë ngushëllimet e tij. Nuk e kuptoj sesi e pretendon një gjë të tillë, ai që e vrau me duart e veta?! Kanë qenë ish të përndjekurit politikë, ata që kanë shkuar në shtëpinë e të ndjerit, për t’u komunikuar mesazhet e Berishës. Kreu i qeverisë ka kërkuar të marrë përsipër të gjitha shpenzimet e funeralit. Tani që vdiq, do edhe ta varrosë ai. Nuk e lejojmë një gjë të tillë” thotë  Tufa, sipas të cilit familja e Bejkos nuk i ka kthyer përgjigje negociatorëve të Berishës.

Gjergj Ndreca nga ana tjetër ka bërë thirrje që ditën e varrimit të bashkohen të gjithë në procesionin që do të kalojë përmes bulevardit e në sheshin Skënderbej, mbi supet e shokëve të tij për mbi 1 km, në një rrugëtim simbolik për heroin.

Instituti për Integrimin e të Përndjekurve politikë ndërkohë e ka bërë veshin të shurdhër ndaj kërkesës për të hapur dyert për homazhe. Ne.Su.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.