Berisha ia doli: E bëri Elhaidën demokrate!!!

Postuar në 31 Maj, 2013 07:54

Sali Berisha e ndoti festën e Elhaidës. Edhe festën e fansave të saj.

Ai e ka marrë në telefon sot, dhe e ka uruar për suksesin, dhe deri këtu s’ka asgjë të keqe. Madje, ka bërë shumë mirë. Dhe që këtë bisedë e ka bërë publike, ka bërë mirë. Por shikoni se ç’thuhet në fund, si pa dashje, në njoftimin e kryeministrisë: “Nga ana e saj, Elhaida e falenderoi me përzemërsi Kryeministrin Berisha dhe i uroi suksese”. Vini re: i uroi suksese.

Kjo është tërësisht ‘di cattivo gusto’.  Po ajo mund t’ia ketë thënë kryeministrit këtë urim, mund të thuhet. Në fakt, edhe mund t’ia ketë thënë. Mund t’ia ketë thënë me atë ngarkesën neutrale e të pafajshme që ka në gjuhën shqipe urimi “suksese!”, por mund t’ia ketë thënë edhe ngaqë ndoshta mund të jetë një demokrate, apo berishiane. Por kjo e fundit, edhe sikur të jetë e vërtetë, është gjëja më e parëndësishme për të, për ne, për të gjithë. Edhe sikur Elhaida të dalë tani e të thotë se “i bie këmbës për Berishën, dhe se vdes për Partinë Demokratike”, kjo gjë nuk do ketë rëndësi për shqiptarët. Për këta të fundit ka rëndësi talenti i saj. Me talentin u dha gëzim fansave të vet, demokratë e socialistë.

Dhe në këtë kuptim është fyese e poshtëruese që ta nxjerrësh Elhaidën në një dritë të tillë një ditë pas gëzimit më të madh të jetës së saj. Por Berisha nuk njeh kufij. E ndoti dhe këtë ngjarje.

M. Nano

Comments

Submitted by skelari migrues (not verified) on

Ky personazh na eshte kthyer ne te keqen absolute... ajo qe urojme eshte qe mos ti jepet mundesia apo aksesi per ndonje gje, se pastaj te gjithe e dime qe ai nuk njeh limite... turpi e shoqerofte per sa kohe ti mbahet mend emri, se na prishi te gjitheve si shoqeri,  ndyresire e pacivilizuar...

Submitted by lavdosh (not verified) on

Mustafa,

E thashe dje ne komentin tim ketu, qe shpresoj qe Elhaida mos tja uli vleren vetes duke kenduar si cingije per Berishen.

Ne nje bote normale nuk eshte problem se per ke kendojne ose ke perkrahin artistet. Ata jane te lire ne zhedhjet e tyre.

Por ne kete Shqiperine tone, ala Berishiane asnje gje nuk eshte normale.

Kemi ne krye nje njeri qe perdor cdo gje per te bere larjen e trurit te njerezve, te atyre qe nuk mbushin barkun me buke, por thone rrofte qeveria, rrofte Sala etj etj. Ketu gjerat ndryshojne

Jam i sigurte qe Sala manipulon cdo gje dhe kurdohere

Submitted by Anon (not verified) on

Kesaj i thone "me nxjerre dhjame nga pleshti". E c'te keqe ka fjala "suksese"? Kujt i djeg? Apo duhej me patjeter qe Elhida t'i thoshte Berishes: "Suksese Edi Rames!". O, po te ishte keshtu, te gjitha gazetat do te hapeshin me titull te madh... dhe kjo, ne frymen e Respublikes do te quhej "model i sjelljes se nje nje qytetari e artisti". Une them, se po t'i kishte telefonuar Rama, te njejten gje do t'i thoshte Elhida. Po ja qe Rama nuk i telefonoi! Tani ju nxeheni se pse i telefonoi Berisha?!
Po vazhduat keshtu, do te torturoni veten, e s'eshte cudi, qe nje dite do te na politizoni dhe frrymemarrjen...

Submitted by younge... (not verified) on

bravo jia hodhi 2 leke a pare me shume, pse jemi kaq paragjykues?????????/

Submitted by dritan (not verified) on

O Mustafa po ti gjen moral kur u ben thirrje edhe qlebesirave te bashkohen kunder Berishes dhe kjo vajza nuk paska te drejte te jete me te ???? Ke rrjedhur fare dhe je matufepsur pertej cdo caku si atehere kur thoje qe Berisha ben sikur qan per viktimat e aksidentit te Himares se nuk i behet vone fare per to .....

Submitted by Arben Çokaj (not verified) on

Nuk ka shumë shanse jo, Elhaida është e bija e Shaban Danit, një ish-pronar i TV1 në Shkodër, i cili mbahet më shumë si i majtë. Nuk besoj se e bija do bëhet tani me PD-në. Mos e krijoni këtë përshtypje spekulative, sado të kenë dëshirë Berisha, Jozefina e Lorenc Luka që ta përdorin si imazh për t'i ndihmuar në fushatë...

Submitted by Dardan (not verified) on

S dija fort mire kete gje prandaj e kisha merak dhe shkrova per ate qe Sala dhe Pina do ta perdorin e prandaj prandaj e dija qe gezimi i fitores se Elhaides do te me cenohej, Prape edhe pse i cenuar gezimi per fitore e saj eshte si nje diamaant Rrofte talenti shqiptar, ajo na gezon te gjitheve

Submitted by xha Jaho (not verified) on

O Zot, çfare mostre e shemtuar. Plak mashtrues dhe pervers. Na e prishi edhe ate gezim dhe krenari qe na dhuroi mbreme, superlativa e talentuar Elhaida. A ka burra t’ja ndalin doren dhe gojen ketij fashisti “Shakaxhi te perparimit”, siç do te shkruante Andon Zako Cajupi, po te ishte gjalle.
Elhaida eshte vetem nje vajze e re qe kerkon te ece perpara ne jeten e saj (ne Itali), te fitoje me votat e spektatoreve italjane, sepse ne vendin e saj njerez si Satrapi Mere Fizi Berisha dhe Hallë Xhozi me dyfek, nuk ja kane ngene, te merren me talentin e saj, ta perkrahin. Ata e kane mendjen si te vjedhin Shqiperine dhe shqiptaret (edhe Elhaides po ja vjedhin suksesin), si te mbajen ne pushtet ne plak marrok qe dhjet nga frika se mos e vrasin dhe mos e fusin ne burg per maskaralleqet dhe vrasjet qe kaa bere keto 16 vjet qe eshte ne pushtet.

Submitted by Anonim (not verified) on

Shprehja "shakaxhiu i perparimit eshte e Nolit, ndersa shakaxhiu i perparimit ishte Ahmet Zogu (qe ishte ku e ku me zotni se keta qe ka lene mbrapa).

Rroftë Ahmet Zogu
Shakaxhi i përparimit
Dhe në shekuj u kujtoftë
Si pasardhës i Nastradinit!

Submitted by xha Jaho (not verified) on

Ke te drejte o Anonim. Noli e ka thene.

Cajupi ka shkruar per Klubin e Selanikut:

"T'u thaftë goja, more beu ynë! Të plastë koka
more beu ynë! Të paskan lënë mëntë, more beu ynë!
Qënke veshgjatë, more beu ynë!

Kerkoj ndjese per kete pasktesi, por edhe kjo e Cajupit eshte domethenese dhe mjaft tipizuese.

E njehte gje Cajupi. Berishen?

Submitted by socialisti (not verified) on

Komentet e disa komentareve, qe nuk lene fjali pa futur emrin e Berishes, tregon sa i shqeteson emri i tij dhe sa i fuqishem eshte ai, sa frike u ngjall disa ish-komunist te fshehur pas anonimatit.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.