Berisha: “Rama injorant nga taksat”, dhe i “këput” një 9.2 miliardëshe dollarësh

Postuar në 30 Maj, 2013 06:53

Në përurimin e E-doganave, Berisha ka deklaruar 2 gjëra, e para që Rama është analfabet në taksa, dhe e dyta, që në një hark kohor të shkurtër “të ardhurat në këtë vend kanë qenë 9.2 miliard dollarë më shumë”. Kur? “në një hark të shkurtër kohor (!?)” Ku të kenë vajtur ato 9.2 miliardët (dollarë) shtesë?

Tha Berisha:“Në një hark kohor të shkurtër, të ardhurat në këtë vend kanë qenë 9.2 miliard dollarë më shumë. Ato janë rritur sepse në një proporcion edhe më të madh janë rritur bizneset. Përballë nesh qëndron një analfabet në taksa. Më vjen keq por nuk është detyra e kryeministrit t’i mësojë taksat.  Gjenerata ime u rrit në një propagandë që deklaronte se ishim vendi i vetëm pa taksa në botë. Me majë të lapsit, ishim ne qytetarët që mbulonim tetë muaj në vit për shtetin. Këto nuk falen, po le ta lëmë në autobusin e tij”.

k.c.

Comments

Submitted by LORA (not verified) on

Nga ky lajm vecoj vetem nevojen  e hetimit te perdorimit te 9.2 miliar dollareve.

Nese shoh hetim te ketij promblemi fundamental,nga kushdo qe  ta beje serozisht,

mund te them se  filloi te marre jete edhe ne Shqiperi gazetaria investigative e financave

publike.Mbetem ne pritje.

Pjesa tjeter e lajmit,,,,,,,,pfffffffffffff,,,,,,,,,,,sja vlen asnje gereme.

Submitted by Andon Nuriu (not verified) on

Me gjithe budadalleqet qe pjell zakonisht, me duhet te them se ketu ka te drejte. Jo vetem Rama, por te gjithe ekonomistet ne PS jane injorante ne lidhje me sistemin fiskal dhe as nuk ia kane haberin. Taksa progresive nuk duhet vene ne vendet ne zhvillim si Shqiperia sepse pengon investitoret e huaj dhe nuk sjellvende te reja pune. Po kur thone qe " ai qe fiton me pak paguan me pak dhe e anasjellta", aty eshte kulmi. Po a e dine keta palo-ekonomiste se keshtu ndodh aktualisht me taksen e sheshte: 10% i dikujt nuk eshte njesoj me 10% e dikujt tjeter, qe keshtu Saliu ne kete moment ka te drejte.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.