Bashkëpunëtori i ustashëve drejt shpalljes shenjt nga Vatikani

Postuar në 19 Shkurt, 2014 07:16

Një çështje delikate mes Serbisë sidomos dhe Vatikanit ka nxjerrë krye së fundmi lidhur me rehabilitimin ekstrem të kardinalit Alojzije Stepinac, i cili duket se do të shpallet Shenjt nga Selia e Shenjtë. Lidhur me këtë akt, agjencia e lajmeve “Tanjug” përcjell një deklaratë të Alen Budaj, bashkëpunëtor i Qendrës “Simon Wiesenthal”, sipas të cilit, të gjitha vendet që janë pasardhëse legale të Jugosllavisë, sidomos Serbia, duhet të reagojnë fuqishëm kundrejt kësaj përpjekjeje të Vatikanit. Arsye për këtë është fakti se Stepinac, dhe ky fakt citohet edhe nga historiani Bernd Fisher, kishte lidhje të ngushta me liderët ustashë të Ante Paveliçit, i cili vendosi regjimin pro nazist pas pushtimit që Gjermania i bëri Jugosllavisë më 6 prill 1941. Dhe apeli i Budaj krijon tjetër perspektivë nëse marrim në konsideratë se ai ka nënvizuar edhe se “unë shpresoj që Kisha Ortodokse Serbe do të reagojë”, duke shtuar se edhe organizamt hebraike duhet ta bëjën një gjë të tillë. Problemi, ndonëse ka përmasa të tjera ndërkombëtare, pasi ustashët ishin ndër aleatët më besnikë të Hitlerit, krijon asosacione me disa çështje që kanë dalë edhe në Shqipëri. Kështu rehabilitimi i mjaft figuarve që bashkëpunuan dhe madje, mbanin poste drejtuese në kohën e pushtimit nazist, apo fashist, ka bërë që të relativizohet shumë raporti i brezit të sotshëm me atë që shpesh quhet “ana e drejtë e historisë”.  Kështu ata që deri dje quheshin tradhtarë, apo kuislingë, sot kanë nga një medalje nderi, sikundër ata që dje shpalleshin dëshmorë, sot bashkëjetojnë me ferrat nëpër varreza që simbolizojnë më shumë një simbolikë të regjimit që iku, pavarësisht se ata vetë, nuk e panë ndonjëherë atë regjim . Gjithsesi, çdo veprim i kësaj natyre nga politikanë është asgjë, krahasuar me shenjtërimin e mundshëm të Stepinac nga zëdhënësit e Zotit në Romë, të cilët duhen besuar se me siguri dinë diçka më shumë se të tjerët që e bëjnë këtë veprim.

Më shumë në: http://tanjug.rs/news/117251/protest-to-vatican-over-intent-to-declare-stepinac-saint.htm

s.z

Comments

Submitted by Morali (Ligji) ... (not verified) on

Mendoj se jane realitete te ngjashme por edhe disi te ndryshme:

"Kolaboracionistet shqiptare" jane nder nacionalistet me kulture respective (italiane dhe pastaj gjermanike), qe besuan ta realizojne Shqiperine natyrale ne kuadrin e Luftes Boterore.

Ngaqe "historine e shkruajne fituesit" atyre u mbeti te paguajne haracin e radhes, blasfemite ekstreme te komunisteve...

Duket se me te njejten logjike, edhe pas '90-es, serish, historine do duhej ta shkruajne fituesit, dhe Internacionalisteve kuqalash u duhet te prehen mes ferrave qe mbollen ne kete vend...

Morali, do duhej diktuar prej etalonit: me cilet do fitonte atdheu me shume?

Submitted by anticensurë (not verified) on

injoranti nuk ka brirë,birët duken kur shkruan ose flet!!

ty të duken bile shumë të mëdha!!

bile ma merr mëndja se nuk bën pjesë tek injorantët,tije idiot fare!!ke një llogjikë që as pula se ha!

Submitted by Gjok Xhumaku (not verified) on

Po beheni si puna e atyre te revoltuarve revolucionare - kete radhe jo te kryetarit Mao, por te agjencise ish-jugosllave, tashme serbe Tanjug.

Submitted by Niko Maloku (not verified) on

Degradimi yne moral ka rene aq poshte sa po perpiqemi keto 24 vjet te ndryshojme kriteret morale, sociale dhe politike, te pranuara nderkombetarisht, mbi heroin dhe tradhetarin. Thjeshte dhe vetem per hir te nje grupi te vogel tradhetaresh shqiptare si dhe nga urrejtja per sistemin e kaluar. Ne fund te fundit kjo tregon edhe strukturen tone morale dhe, fatkeqesisht, perkon edhe me krakterizimet qe na kane bere armiqte tane shekullore. Ne Evropen e pas Luftes se Dyte boterore jane burgosur dhe ekzekutuar me qindra mijera bashkepunetore te pushtuesve, sivellezer me " nacionalistet " tane. kriteret e atdhetarizmit dhe te tradhetise kombetare nuk kane te bejne me shkollat qe ke mbaruar por me qendrimin qe mban ndaj atij qe te dhunon  integritetin territorial e kombetar. Sigurisht qe ka pasur dhe ka ende individe ( si  " Morali ( Ligji ) i Korruptuar " qe per nje panine italiane nuk e kane pasur as e kane problem t'ju shkelin mbi nenat, familjen dhe atdheun.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Une nuk dua te hy ne nje diskutim pa fund sa i takon luftes nac.cl, partizaneve "te lavdishem" dhe tradhetareve "te poshter", sepse e di qe kjo pune do te vazhdoje edhe per nja 100 vjet ne Shqiperi dhe nuk ka per t'u zgjidhur. Pak si e pakuptueshme kjo kur pjesemarrsit direkt ne ate lufte pothuajse kane vdekur te gjithe, dhe kete soj zjarri artificial qe tashme vetem dem i sjell shqiptareve, sepse shton nje percarje idioteske me shume midis shume te tjerave nuk kuptohet mire (ose mbase kuptohet, por nuk pranohet) kush e mban gjalle akoma.

Ajo qe desha te ve ne dukje ketu eshte se cfare ben Kisha Katolike me prelatet e vet eshte ceshtje e autoritetit te vet ekskluziv dhe nuk ka te beje fare me ngjarje jashte-kishtare qofshin keto te lidhura edhe me luftra. Pretendimi i cifuteve qe kisha katolike nuk duhet ta nderoje prelatin kroat se ka qene kolaborator i gjermaneve, eshte njelloj si argumenti po aq idiot se gjermanet ua bene mire cifuteve meqenese ata kryqezuan e tradhtuan Krishtin. Eshte mire qe kur jepen konsiderata te shikohen pak te dyja anet. Askush nuk e ka monopolin e te vertetes, anipse fitimtareve iu ka rene per hise te shkruajne librat e historise.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.