Basha-Olldashi, si do të ndryshojë lidershipi i PD-së

Postuar në 06 Korrik, 2013 07:30

Fushata për zgjedhjen e Kryetarit të ri të Partisë Demokratike ka filluar, e bashkë me të edhe projeksionet se si mund të ndryshojë lidershipi i selisë blu, në varësi të fituesit. Ndërsa, Basha shihet si favoriti numër një për të pasuar Berishën, gazeta “Shqip” citon burime nga PD-ja që japin detaje mbi formatin e mundshëm që do të ketë PD-ja e re, në rast se kryebashkiaku i Tiranës merr shumicën e votave të anëtarësisë së demokratëve. Sipas gazetës, Basha do të ndjekë modelin Barack Obama-Hillary Clinton dhe nënkryetar të PD-së do të caktojë rivalin e tij në garë, Olldashin, i cili do ketë edhe postin e kryetarit të grupit parlamentar të kësaj partie. Vendi i tjetër i nënkryetarit do t’i takojë Majlinda Bregut. Ndërsa, sekretar i përgjithshëm mësohet se do të jetë Arben Imami, kurse Eduard Selami sekretar i Marrëdhënieve me Jashtë.

Nëse fitues i garës është Olldashi, ai pritet të rikonfirmojë si nënkryetar dhe kryetar të grupit parlamentar, Astrit Patozin. Majlinda Bregu shihet sërish si nënkryetare e PD-së, kurse Ridvan Bodes i ribesohet detyra e sekretarit të Përgjithshëm. Flamur Noka pritet të jetë sekretar organizativ për strukturat dhe Eduard Selami si sekretar i Marrëdhënieve me Jashtë.

 

Re.Pu

Comments

Submitted by ILIRET (not verified) on

<p>&nbsp; &nbsp; &nbsp; &nbsp; Nga stafi i planifikuar nga Basha, tre jane planifikuar per tu arrestuar, pas muajit tetor te ketij viti. Vete, Lulezim Basha, per dosjen tashme te pergatitur nga Prokuroria, per rrugen Durres Kukes, por me e renda per 21 janarin, si urdherues i drejteperdrejte per vrasjen e kater njerezve te pafajshem ne mes te bulevardit. I dyti eshte Olldashi, po per dosjen e rruges Durres Kukes,por dhe per afera te tjera me tenderat e ministrise ku ai ka drejtuar. I treti Imami. Ky e ka me pisk nga te tjeret. Te gjithe vartesit e tij, i kane gati deshmite per veprimet antiligjore dhe antikushtetuese te ketij budallai e gjysme, qe kujtonte se nuk do te dilte kurre nga ajo ministri. Ky rrezikon deri ne burgim te perjetshem...Ka arritur deri atje sa te vere nen pergjim edhe ambasadoret e huaj. Komplet budalla...</p>

Submitted by Iluministi (not verified) on

<p>Hiqja Lenes, veja Prenes!</p><p>Thone në veri.</p>

Submitted by Genci (not verified) on

Une mendoj dhe gjykoj se z. Berisha po pergatit te njejten skeme si Putin - Mediedev ne Rusi. Qe do te thote se zgjedhja e kushdo midis Basha-Olldashi eshte thjesht nje levizje per te ndryshuar imazhin perkohesisht. Z. Berisha do te jete de facto njeriu me i fuqishem ne PD, dhe do te rilthehet dhe de jure si lider i PD brenda nje kohe te shkurter. Pershendetje

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.