Azgan Haklaj mbështet kandidaturën e Bashës, sulmon Olldashin me tezat e LSI

Postuar në 10 Korrik, 2013 07:55

Në një shkrim te Shqiptarja.com të titulluar  “Partia Demokratike nukështë kazino Z. Olldashi!” Azgan Haklaj merr publikisht anën e Lulëzim Bashës, dhe siç mund të shihet ën titull përdor të njëjtat teza kundër Olldashit si ato të artikuluara nga LSI. Ndërsa nuk ia njeh Olldashit 23 vitet si militues i PD, Haklaj në vlerësimet për Bashën shkruan:

“Mirëpo gjithmonë ka një udhë për të dalë nga çdo situatë, sado e rëndë e pa kthim të duket ajo, prandaj e them hapur se dhimbja jonë si demokratë u zbeh, teksa Z.Lulzim Basha paraqiti kandidaturën e tij për të qenë lideri i ardhshëm i demokratëve. Z. Lulzim Basha është fytyra politike më karizmatike në rradhët tona, si shpresa unike e provuar në ringun elektoral që mund të na drejtojë te fitorja. Posedues i të gjitha cilësive që lipsen për një lider modern, me edukatë humane dhe politike të cilësuar, me formim akademik perëndimor për t’u admiruar, me një karrierë vërtet brilante në parti dhe administratë, Lulzim Basha është realisht personaliteti që mbush vakuumin që sjell dorëheqja e liderit të pashoq, Z.Sali Berisha.”

k.c.

I plotë: http://www.shqiptarja.com/analiza/2709/partia-demokratike-nuk-eshte-kazino-z--olldashi--166496.html

Comments

Submitted by nerro (not verified) on

<p>Tani po, u zgjidh ceshtja... me ne fund PD filloi kursin e ri, Basha me ne krah Azganin dhe azganet e Tropojes. Gezohuni poppuli socialist se dhe zgjedhjet e 2017 u garantuan. sa te kemi kto fytyra te ndyra qe na udheheqin e dim se ku do shkojm...</p>

Submitted by voica (not verified) on

<p>O zot, nuk e keni idene c&#39;gje e papare qe &nbsp;eshte. Vec t&#39;a njihni. (Nuk ka nevoje ta njihni mire, per 10 min t&#39;a jep mundesine te krijosh idene se me ke ke te besh)</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.