Alvane, alvane...

Postuar në 02 Nëntor, 2012 07:48

Një incident jo i këndshëm ndodhi me peshëngritësin me origjinë shqiptare, Pirro Dhima, teksa doli nga salla ku sapo kishte votuar pro anulimit të Fondit të Gazetarëve, gjë kjo që ngjalli reagimin e dhjetëra gazetarëve që ishin mbledhur aty. Ata e kanë përbuzur atë dhe madje filluan edhe ta ofendonin! Ndër thirrjet e tyre përbuzëse ishin “Alvane, alvane (forma përbuzëse e greqishtes për të thënë shqiptar), grek nuk do të bëhesh kurrë” si dhe “Turp, turp, të bëmë njeri, kurse ti na heq bukën e gojës”.

Shkruan e përditshmja kosovare Koha: “Një arsye tjetër, e cila shkaktoi zemërimin e gazetarëve dhe shumë qytetarëve të tjerë grekë, që ishin të pranishëm aty, ishte fakti se Pirro Dhima votoi pro të gjitha masave shtrënguese të qeverisë së koalicionit, ndërsa kohët e fundit flitet dhe për një “flirt” të tij me partinë e Demokracisë së Re, ndërsa ai është deputet i zgjedhur i partisë së PASOK-ut”. Re.Pu.

Comments

Submitted by Petro (not verified) on

Tregon Luan Shabani, rekordmen, kampion olimpik për Greqinë dhe shok i Dhimës: kur shkonte te të afërmit në Elbasan, e shanin grek m...; kur e shanin grekët, i thoshnin shqiptar m...

Submitted by pilo (not verified) on

fati i limonit te shtrydhur.. tani as grek behet dot po as shqiptar ama ....

Submitted by stefan (not verified) on

Qe nga momenti qe Pirro Dhimavendosi te beje politike,  ai e vuri ne kercenim  lavdine e tij. Tani e tutje ai vleresohet si politikan dhe dje gazetaret nuk e priten aspak mire votimin qe beri ai per shkrirjen e shoqerise se siguracionit te gazetareve, ndonse aty sigurohen shumica e popullsise greke. Sigurisht  gazetareve ky ligj nuk ju pelqen, Pirro Dhima votoi  sipas partisae se tij  politike te tij dhe shumica e njerezve nuk e denon per kete . Perkundrazi ,  votimi i masave per heqjen e te drejtave elementare te kodit te punes mund ti sjelle te prapritura si sperkatje me kos dhe domate te prishura, sepse ai u be pjese e nje sistemi politik nen kritike te ashper.

Por kjo nuk ka te beje aspak me ate qe reklamohet nga kori i gazetave shqiptare  dhe blogistet e tyre "inteligjente" te cilat te gjitha kane te njejtin burim informacioni,  gazeten kosovare Koha, ndonse ne shtypin grek nuk permendet qe dikush paska vene ne dyshim ne se eshte apo jo grek ,  qe Pirro Dhima nuk do behet kurre grek sipas tyre. Te qenit apo jo i nje kombesie te caktuar nuk varet nga ndonje gazetar edhe nqs gjendet ndonje i tille qe nuk di histori dhe shprehet ashtu sic supozohet nga gazeta Koha .  Ate te drejte Pirro Dhima e ka te trasheguar brez pas brezi dhe te fituar me kontributin e tij personal dhe aktualist eshte deputet i Parlamentit Grek.

Pirro Dhima do te marre hisen e tij te zemerimit publik. Cdo veprim ka koston e vet

Submitted by drini (not verified) on

Pirro Dhima mire e ka sepse ka treguar se per para mund te beje gjithcka ( kur ia ktheu shpinen vendit te tij, eshte e logjikshme t'ia beje kete edhe atdheut tij te ri). Por te perdorin gazetaret nje shprehje te tille eshte turp per ta. Kjo tregon se sa poshte ka rene shoqeria greke, dhe se ato thirrje raciste te degjuara nga funderrinat deri tani nuk paskan qene edhe aq te izoluara. Keto ''greke'' qe jane bere aq racista le te zgjidhin se kush quhet grek, ne rradhe te pare, sepse kur i shikon rrugeve te Athines te krijohet pershtypja se je ne nje vend diku nga lindja e mesme, pastaj le te merren me lincimin e shqiptareve

Submitted by geni (not verified) on

nqs dikush te shan e te thote Je m.... kjo nuk do te thote qe eshte me domosdoshmeri e vertete. Ha Ha.

Submitted by stefan (not verified) on

Nje koment shtese qe e harova ne komentin e meparshem. Serviret nga artikulli shprehja: “Alvane, alvane (forma përbuzëse e greqishtes për të thënë shqiptar).  Ne te vertete kjo eshte e gabuar. Sipas formes gramatikore perkatese, ajo eshte forma thirrore kur i drejtohet dikujt. Ne sistemin e rasave qe ka shume ngjashmeri me ate te sistemit te rasave ne shqip,   rasa emnore e fjales "shqiptar"  eshte "alvanos", kurse rasa thirrore eshte "alvane" me theks fundor tek germa "e".  Tani te thuhet se kjo eshte forma perbuzese e  greqishtes për të thënë shqiptar, sic pretendon autori i artikullit eshte injorance e paster e zhargonit te varfer te emigranteve te pa arsimuar te cilin nuk duhet ta adoptojme. Perbuzja qe mund te shprehe nje fjale varet nga intonacioni te cilit i jep ai qe e shqipton ate. Po i servir nje shembull tjeter autorit, fjala "dhaskalos", dmth ne mesues ne rasen emnore (njihet dhe ne shqip kjo  fjale psh dhaskal Todhri) , ne rasen thirrore ajo fjale merr formen "Dhaskale". Mos valle kjo shprehje eshte forma greqishte per te ofenduar mesuesit? Mendoj se nuk duhet te reklamohen ngjarje te  rendesishme per motivin dhe tu jepen intrepretime ne ere larg objektit te ngjarjes qe eshte votimi i ligjit per sigurimet shoqerore te gazetareve.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.