Alma Lama shpjegon me një letër motivet e shkëputjes nga Vetvendosja; janë "politiko-fetare"

Postuar në 06 Korrik, 2013 16:09

Në letrën e saj publike, me anë të së cilës deputetja e parlamentit të Kosovës, Alma Lama bënte publik dhe shpjegonte divorcin përfundimtar me lëvizjen e drejtuar nga Albin Kurti, thoshte se “pas më shumë se dy vitesh e gjysmë që ka qenë pjesë e Vetëvendosjes, shumica e koncepteve dhe parimeve [të saj] janë ngulfatur dhe zvetënuar nga radikalizmi, nga mjetet të cilat shpesh përfundojnë në promovim të dhunës, e që kompromentojnë çfarëdolloj qëllimi të mire; radikalizmi po i ngulfat edhe vlerat më të mira që i kanë shumica e vajzave dhe djemve të Vetevendosjes”.

Në fund ajo nënvizon dhe një arsye, të cilën ajo ka ditë që e ka nxjerrë si shkak të përplasjes me Vetëvendosjen. Ajo shkruan: “Ndihem thellësisht e zhgënjyer nga qëndrimi më i fundit i Lëvizjes Vetëvendosje në lidhje me fenë dhe raportin me identitetin tonë kombëtar. Flirtimi politik me rrymat radikale fetare, qoftë edhe për arsye pragmatike siç është vota, për mua është joparimor dhe për pasojë i papranueshëm. Jam e bindur se këto rryma, të cilat nëpërmjet indoktrinimit fetar të popullatës, synojnë identifikimin me fenë dhe jo me kombin, na e rrezikojnë identitetin kombëtar, na çojnë në regres, në epokën e diskriminimit të grave, larg kulturës përendimore. Këto rryma në fund të ditës, mund të na e rrezikojnë lirinë, për të cilën u derdh shumë gjak.”

Për më shumë, ndiqni linkun http://gazetaexpress.com/?cid=1,90,115876

Re.Pu.

Comments

Submitted by Lev (not verified) on

Si teper po merren mediat me rastin e Alma Lames, ne kohen kur Kosova po shpartallohet nga te gjitha anet nepermjet marreveshjeve dhe amnistive kriminale. Po kryen te njejtin funksion me shkesin e largimit te saj - hoxhe Irfani-  te largoje vemendjen nga problemet reale dhe ti hidhet si ushqim zerave te opinionit publik. Por Alma nese do te besonte me te vertet tek shokeshoqet bashkeaktiviste te saj nuk do ta braktiste Levizjen ne kushtet e rrethimit total por duhej ta linte ne heshtje disi ceshtjen e vet per ta zgjidhur me vone. E c'ben Alma? Leter publike pas dhjetera prononcimesh banale, per nje mosdakordesi qe mesa duket niveli i saj intelektual nuk mundet ta zbertheje sic duhet.

Por Levizja do tia dale , gjithmone ia ka dale -dhe pse Resspublica po merret si shume me proklamimin e sulmeve banale ndaj saj, dhe pavarsisht kritikave te bera nga disa cinike (jo dhe aq, thjesht ne dukje te tille) ketu ne Tirane..

Submitted by Genti (not verified) on

Emigrantja Alma Lama, shkoni në Shqipëri!

Emigrantja Alma Lama e cila disa javë më parë ofendoi rëndë popullin, gratë dhe hoxhallarët e Kosovës më në fund ka vendosur të largohet nga Lëvizja Vetëvendosje ! Arsyen e largimit të saj nga kjo Lëvizje, Alma Lama e lidh me qëndrimin patriotik që kjo Lëvizje ka mbajtur në lidhje me respektimin e lirive fetare për besimtarët muslimanë të Kosovës.

Kryetari i Lëvizjes Albin Kurti është shprehur pro-mbajtjes së shamisë dhe dhënies fund të aparteidit shtetëror kundër muslimanëve në Republikën e Kosovës. Por sjellja patriotike e Albin Kurtit e ka tërbuar anti-kosovaren Alma Lama e cila kërkon që Kosovën ta kthej në një shtet të dhunshëm që shtyp liritë e mendimit dhe besimit sikur ka qenë Shqipëria në kohën e Enver Hoxhës. Pasi Lëvizja Vetëvendosje nuk ka pranuar që ti shpallë luftë besimtarëve muslimanë në Kosovë, Alma Lama në një formë histerike është larguar dhe ka sulmuar këtë Lëvizje dhe e ka akuzuar atë për inflitrim me lëvizje radikale.

Forumi i të Rinjve Musliman deklaron se radikale është Alma Lama. Ajo ka ofenduar në mënyrë radikale gratë e Kosovës. Ajo ka ofenduar në mënyrë rrugaçërore hoxhallarët e Kosovës. Vëllai i saj ka kërcënuar me nder dhe në formë terroriste anëtarët e Forumit të të Rinjve Muslimanë, për të cilin kërcënim ai është kallëzuar në polici nga organizata jonë.

Për sa më sipër FRM e përshëndet largimin e turpshëm të Alma Lamës nga Lëvizja Vetëvendosje! Ne na vjen keq që Lëvizja Vetëvendosje është infiltruar, ofenduar dhe tradhëtuar nga një emigrante sikur Alma Lama. Megjithatë ne themi më mirë vonë se kurrë!

Tani, pas largimit të Alma Lamës nga Lëvizja Vetëvendosje ne i apelojmë asaj publikisht që të largohet nga Parlamenti i Kosovës. Ajo në Parlament TONË u fut me votat e popullit të Kosovës të cilat iu dhanë Lëvizjes Vetëvendosje! Ajo në Parlamentin e Kosovës paguhet nga NE, taksapaguesit kosovarë! Pasi ka tradhëtuar Vetëvendosjen që e ka bërë deputete dhe votat e popullit të Kosovës, ne e lusim Alma Lamën që këtej e tutje të mos tallet me popullin e Kosovës dhe të mos hajë taksat e tij !

Emigrantes Alma Lama i kërkojmë me urtësi: Kthehu në Shqipëri ! Shko në Krujë, puno aty, dhe Kosovën na e lë ne djemve dhe bijave të saj ! Alma Lama ik andej nga ke ardhur se ne nuk të duam! Ti nuk na përfaqëson ne, dhe as Kosovën. Ti gjendesh aksidentalisht në Parlamentin TONË!

Po ashtu kërkojmë nga prokuroria e Prishtinës të hap procedur penale për nxitje të urrejtjes ndaj popullates muslimane të Kosovës ndaj Alma Lamës, dhe parlamenti i Kosovës të ja heq imunitetin, ashtu sikurse ju heq imuniteti deputetes Le Pen nga parlamenti europian e cila kishte bërē thirrje për nxitje të dhunës kundër muslimanëve.

Rroftë populli i Kosovës dhe Kosova e lirë !

Forumi i të Rinjve Muslimanë

Submitted by Leonardo (not verified) on

E po në qoftëse ky zoti Albin na qënka deklaruar pro mbatjes së shamisë qënka një anadollak i madh  të tilla ide vuri në zbatim Erdogani më duket se do jetë vllai i madh i Albinit shikoni ku e çojë Turqinë që Kosovarët na paskan kthyer sytë andej e po panë vetëm andej nuk besoj se do presim ndonjë ndryshim ky stan këtë bulmet ka

Submitted by Daku (not verified) on

Une jetoj ne NY dhe ketu kush do mban shami, nuk guxon kush ta heqe nga shkola apo puna pse mban simbole fetare te cdo lloji. Besoj nuk ia vlen te zgjatemi me shume me kete ceshtje. Votimi per shamine eshte bere ne 2011, edh vete Alma ka votuar pro shamise si gjithe LVV.

Alma ka shprehur mosperputhje me vendimet dhe pikepamjet e LVV ne shume aspekte. Keshtu qe eshte e arsyeshme te mos jete pjese e levizjes. Shume e arsyeshme. Kushdo me llogjike do vepronte keshtu. I uroj suksese Almes dhe mos e vrase shume mendjen se disa shqipfoles me mjekra e quajne emigrante. Keta jane mini tahlebane qe flasin shqip, produkt i Ahtisarit, njerez qe atdhe kane Kosoven por si komb quhen kosovare e jo shqiptare. Njerez qe shajne Skenderbeun e bashkimin kombetar nuk e kane si koncept. Njerez pa komb, se ndryshe nuk mund ti thuash emigrante vetem pse eshte nga Kruja.

Mediat kerkojne te bejne buje me cdo lloj lajmi qe mund te quhet kontrovers ne lidhje me LVV. Duan te heqin vemenedjen nga cfare po behet ne Kosove e ta perqendrojne tek LVV.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.