Akuzat ‘familjare’, mes PD e PS, vazhdojnë…

Postuar në 13 Janar, 2013 06:06

Vazhdojnë akuzat e Ballës ndaj familjes së K/ministrit, bazuar mbi tëdhënat e deklaruara nga vetë ata. Bie në sy pagesat për mësuesi. Ndërkohë që vendet e punës për mësues blihen me para në dorë, siç është dokuementuar

“Argita merr 146 milionë lekë në vit të ardhura vetëm nga mësuesia… Jamarbër Malltezi është mësues me 70 milionë lekë të ardhura në vit vetëm nga mësuesia.” Thotë Balla.

Nëse mësuesia qenka një fushë kaq shumë e paguar, teorikisht i bie që arsimi shqiptar po arrin majat. Realiteti, në fakt është zhgënjyes. Kjodo të thotë që këta mësues, po paguhen më shumë se ç’u japin studentët.

“Në Shqipëri kjo lloj pasurie është e pajustifikueshme, pasi po pasurohen në kurriz të shqiptarëve. Nëse kalamajtë e babait mund të fshihen nga gjykata e babait, pas 23 qershorit kalamajtë e Berishës nuk do të fshihen më, pasi do të rilindë drejtësia e munguar”, deklaroi më tej Balla.

Ndërkohë PD e mat korrupsionin e Ramës me pushime luksoze në Kubë (?!): “Prej kaq ditësh në vijim të pushimeve të tij luksoze në Karlovy Vary, Kubë, z. Rama, që për vite me radhë u paraqit para shqiptarëve si i pastrehë dhe vetëm me 3 mijë euro kursime, hesht dhe struket para fakteve të dokumentuara që dëshmojnë korrupsionin personal dhe familjar të tij…” ditë më parë, akuzat ishin për pushime luksoze në Dubai…” Kjo tregon që nga PD, duket se askush nuk ka qenë në Kubë për të ditur që nuk ka asgjë luksoze atje.

k.c.

Comments

Submitted by Harilla (not verified) on

Nuk ka asgjë luksoze në Kubë?!

Google, miku im, google.

Submitted by Erind (not verified) on

Zhdukja e mafies se PD-se dhe korrupsionit te Berishes eshte e padiskutueshme.

Por nuk mund ti mbyllni syte ketij populli me slogane dhe media pro-PS, per te mos lejuar nje diskutim mbi pasurite e zyrtareve te Partise Socialiste.

Ne qofte se ne pretendojme se Partia Socialiste (opozita e sotme) do te na qeverise neser, eshte mese normale qe duhet te filloje nje process njohje me cilet do te jene "qeveritaret e neserm":

1. Edi Rama: ka per detyre qe te beje publike sot, te gjithe emrat e familjes se tij, perfshire deklarimet perkatese te pasurive te tyre. kjo duhet bere menjehere dhe duhet te lejohet nje diskutim mbare-publik mbi kete çeshtje;

2. Gramoz Ruci: te publikoje te gjitha pasurite (te tundshme dhe te patundshme), si dhe te thote hapur se si i ka arritur keto pasuri. Ai duhet gjithashtu te sqaroje per publikun se cfare perfaqeson i biri i tij dhe me cfare merret ai qe hyn-e-del neper policira me droge ose pa droge;

3. Erion Veliaj: eshte e domosdoshme qe ky te sqaroje publikun hapur dhe pa frike mbi financat e MJAFT dhe G99, ku dhe si jane perdorur ato dhe si ka arritur Erion Veliaj gjith kete pasuri te sotme;

4. Te gjithe anetaret e Asamblese se PS-se duhet te publikojne ne faqen e internetit te PS-se deklaraten e pasurise se tyre, me te gjith elementet.

Paralel me luften opozitare kunder krimit dhe korrupsionit qe sundon ne vend, duhet te mesohemi qe te çbirilojme dhe te studiojme politikanet tane perpara se tu japim atyre nje pozicion drejtues. Kjo eshte demokracia, dhe eshte e vetmja rruge qe duhet te pershkoje edhe Shqiperia jone.

Submitted by Harilla (not verified) on

Para se të dalim te pasuritë, kemi disa çështje më urgjente: numrin dy të PS e kemi të shkruar në listat e zeza të SHBA-së.

Ka mundësi të dalë kush nga kjo parti dhe të sqarojë se për cilën veprimtari saktësisht, një ndër politikanët kryesorë të vendit, i pajisur me mandat publik, gjendet në listat e zeza të një shteti tjetër, mik për më tepër.  Kriteret për t'u futur në lista të zeza te SHBA-ve njihen mirë: anëtar organizate terroriste; trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike, aktivitet kriminel ndërkombëtar, etj.

Submitted by Gjon (not verified) on

do të rilindë drejtësia e munguar

Nese  thelbi i "drejtesise" qe kane ne mend njerez si Balla, eshte hakmarrja dhe perdorimi per qellime politike, kjo nuk premton asgje te mire jo vetem per kundershtaret politike por per te gjithe ata qe shpresojne ne nje drejtesi larg nga korrupsioni dhe te pavarur nga politika.

Submitted by sinan hibro (not verified) on

Mire zedhenesja e PD por edhe k.c. i respublica-s nuk eshte ne gjendje te bej ndryshimin  midis Karlovi Varit , nje qytet turistik ne Poloni dhe Kubes apo Karaibeve ... Vec kesaj  , e kam permendur edhe nje here tjeter , ku eshte lajmi tek " ...vazhdojne akuzat familjare ndermjet PS e Pd ", lajm qe ne e degjojme cdo dite . Apo kemi te bejme me nje qendrim te barazlarguar nga palet ? ... Nuk pretendoj qe respublica te kete te njejten qasje me TEMA , por te vjen per te vjelle me nje gazetari te tille butaforike

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.