Agjencia kërkimore “AlbStat”: Ja shtatë arsyet që do ta nxjerrin Berishën në pension

Postuar në 20 Qershor, 2013 01:01

 Zgjedhësit në Shqipëri duken gati për të dërguar kryeministrin aktual Sali Berisha në pension pas tetë vitesh qeverisje. Kështu nis analiza e Institutit për Studimet Ballkanike dhe Lindjes së Mesme (IFIMES) në Lubjanë, Slloveni. Analiza për zgjedhjet në Shqipëri mban titullin: Daljen në pensione e Berishës dhe rikthimi i së majtës. Atmosfera reflekton nevojë për ndryshim pushteti, gjë e cila konfirmohet edhe nga sondazhet e fundit.

Sipas agjencisë kërkimore “AlbStat”, Partia Socialiste do të marrë 40.4% të votave ndërsa Partia Demokratike 31.4%, ndërsa koalicioni i majtë do të arrijë në 60%. IFIMES nuk i referohet sondazheve por shtatë arsyeve pse Berisha do të humbë më 23 qershor.

1) Partia Demokratike ka qenë për tetë vite në pushtet, duke sunduar në mënyrë arbitrare dhe duke përkeqësuar situatën ekonomike.

2) Partia Socialiste po përdor një ofensivë zgjedhore me një retorikë politike moderne.

3) PS po përdor një fjalor politik që thekson përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në BE.

4) Mbi Partinë Demokratike rëndon barra e akuzave se ka fiksuar rezultatin zgjedhor në të shkuarën.

5) Qeveria aktuale e ka larguar Shqipërinë nga anëtarësimi për në BE gjatë tetë viteve të fundit.

6) Lirimi i dy oficerëve që morën pjesë në vrasjen e demonstruesve më 21 janar ka shtuar mosbesimin tek votuesit.

7) Surpriza më e këndshme është lideri i PS, Edi Rama, që ka modernizuar konceptin e tij politik dhe aspiron të bëhet kryeministër i ardhshëm, ndryshe nga Berisha që ka marrë rrugën e nacionalizmit./Zh.

Comments

Submitted by dritan (not verified) on

<p>&nbsp;</p><p>IFIMES keshtu ka thene edhe ne 2009 por te gjithe e dime si shkuan gjerat</p>

Submitted by Edi (not verified) on

<p>Bejini furca Edi Rames. Se cfare modernizimi ka ne konceptin e tij politik, vetem ju e dini!!!!!! Ai eshte fosil nga mendja, megjithese eshte i ri ne moshe.</p>

Submitted by Shqiptari (not verified) on

<p>RRuji bishtin Sales se femijet e tu do i vuajne pasojat</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.