657 fjalë me ngarkesë negative në fjalorin e Ramës e Berishës (por dhe mediave)

Postuar në 22 Dhjetor, 2012 06:36

 

Fondacioni Soros ka botuar një raport këtë javë mbi “gjuhën” e politikës, publikuar sot te Revista Java së bashku me grafikët përkatës të studimit. Raporti ka analizuar fjalët e termat e përdorur nga dy figurat kryesore të politikës, Kryeministrit Berisha dhe Kreut të Opozitës Rama si edhe të 5 gazetave (Panorama, SH, Shqip, Mapo, G.SH.).

Si e përshkruajnë Edi Rama dhe Sali Berisha njëri-tjetrin? Mbi çfarë bazash përbëhen këto përshkrime (karakter personal, arritje, ideologji)? Sa tëngjashme janë këto përshkrime?  

Raporti nxjerr disa përveç fakteve të njohura, (Të dyja figurat kryesore politike në Shqipëri e përshkruajnë njëri-tjetrin me një gjuhë plotësisht negative) edhe disa shifra që tregojnë se ligjërimi negativ i Edi Ramës ka ardhur në rritje nga viti 2009 në vitin 2011. Kurse, ligjërimi negativ i kryeministrit ruan një “stabilitet” për t’u pasur zili.

Nga ana tjetër, Kritikat mbi performancën përbëjnë vetëm rreth 50% të kritikave ndaj kundërshtarit, ndërsa pjesa tjetër janë kritika personale të karakterit, apo krahasime të përgjithshme me rezonanca negative.

Interesante jnaë të dhënat për fjalorin negativ të përdorur, të ndarë sipas kategorive: kategoria e Karakterit, përmban 281 fjalë negative (injorancë, kokëfortësisht, horr, arrogant, s’ka vizion, etj), kategoria e Performancës 273 fjalë negative (vjedh, kontrabandë, keqqeverisje, kontrollon, deformimi, korrupsion, pasuron familjen, sorrollatet, përfitim, monopol, karrike, papunësi, etj) kategoria e Përaktësisë, pra e stereotipizimit, 103 fjalë negative (oborrtarët, politika e vjetër, kulla e pushtetit, klani, mafia, komunist, etj)/

Tjetër, Edi Rama flet më shumë për gratë, e më pak për fenë e minoritetet se Sali Berisha. Ja.Se.

Përmbledhje e Raportit

http://soros.al/2010/article.php?id=420

Comments

Submitted by f d (not verified) on

<p>Majmunet si i pergjigjen njeri tjetrit ?!... dhe ketrat bejne sehir...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.