50 dosjet e zyrtarëve të lartë të akuzuar për korrupsion

Postuar në 23 Dhjetor, 2013 04:58

Drejtuesi i emisionit “Debati ne Channel One”, Roland Qafoku, prezantoi në edicionin e fundit të emisionit një listë me 50 dosje që i kanë shkuar prokurorisë në 22 vjetët e fundit, me akuza për zyrtarë të lartë. Më poshtë vijon lista e plotë.

1Në janar 1992 prokuroria nis hetimet pas një denoncimi të një komisionit parlamentar hetimor për zhdukjen e arit nga thesari i shtetit. Në denoncnim përmendeshin disa ministra të financave por prokuroria e pushoi çështjen.

2Në viti 1992 prokuroria nis hetimet për skandalin “Arsidi” dhe arrestohet ish-kryeministri Vilson Ahmeti ai përgjegjës për kambialin 1.6 milionë USD për të shlyer borxhin e jashtëm. Pas 2 vitesh në burg, nga këto 8 muaj arrest shtëpie, Ahmeti merr pafajësinë në 1995.

3Pjesë e skandalit “Arsidi” ishte edhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ilir Hoti i cili u arerstua dhe pasi disa vitesh burg u shpall i pafajshëm.

4Fatos Nano arrestohet më 31 korrik 1993 dhe dënohet me 12 vjet burg me akuzën e vjedhjes në favor të të tretëve kur ishte kryeminisëyr. Pasi bënë 1485 ditë burg lirohet më 1 mars 1997 nga amnistia dhe në vititn 1999 merr pafajësinë dhe 7 milionë kekë të reja dëmshëoprblim.

5Në vitin 1994 prokuroria nis hetimet ndaj ministrit të Financave Genc Ruli duke e akuzuar për afera në tregtinë drurit të arrës. Parlamenti nuk i dha leje prokroris ëpër heqjen e imunitetit dhe hetimet u ndëprenë.

6Në vitit 1994 prokuroria nis hetimet për ministrin e Bujqësisë Rexhep Uka i akuzuar për aferën e drurit të arrës. Parlamenti nuk ia dha të leje prokurorisë për heqjen e imuntetitdhe hetimet u ndërprenë.

7Në 1997 kontrolli i Lartë i Shtetit denoncoi në prokurori ish-kryeministrin Aleksandër Meksi për abuzime në privatizimin e minierës së Selenicës. Prokuroria nuk e provoi akzuën dhe çështja u pushua.

8Në 1998 prokuroria nisi hetimet ndaj ish-kryeministrit Aleksandër Meksi për abuzime me paratë e firmave piramidale. Prokuroria nuk gjeti asnjë provë për këtë dhe e pushoi çështjen.

9Në vititn 1999 prokuroria nisi hetimet ndaj Osman Shehu, ish-ministër i Turizimit. Ai u arrestua dhe pas disa muajve burg u la i lirë.

10Në mars 1999 prokuroria nisi hetimet për ministren e Punëve Publike dhe të Transporteve Ingrid Shuli pas denoncimeve për abuzime në ndërtimin e disa rrugëve por më pas Prokuroria e pushoi çështjen.

11Në vitin 1999 pas investigimit të gazetarëve zbulohet abuzime në tenderin për orizin në ushtri. Përfolja shkoi deri tek ministri Luan Hajdaraga por kjo nuk u vërteteua, ndërkohë që au arrestuan dhe dënuan drejtues të lartë të degës së financës deri në 2 vjet burg.

12Në vititn 2000 prokuroria nis hetimet për atë që u quajt skandali i vagonëve, por akuzat e hedhur për zëvendëskryeministrin Ilir Meta nuk u vërtetuan dhe çështja u pushua.

13Në 15 janar 2000 prokuroia nis hetimet ndaj Zef Preçit, ministër i Ekonomisë Publieke dhe Privatizimit mbi abzën e një denoncimi të kryeministrin Ilir Meta i cili sapo e kishte shkarkuar Preçin për abzume me fondet. Prokuroria pushoi çështjen.

14Në 15 janar 2000 prokuroria nis hetimet ndaj Preç Zogajt, ministër shteti pranë kryeministri Meta, i cili e shkarkoi dhe e denoncoi në prokurori për abuzime me fondet. Prokuroria nuk e provoi akuzën dhe e pushoi çështjen.

15Në vitin 2000 prokuroria nisi hetimet për vjedhjen e arit në tunelet e Krrabës. Përveç arrestimeve dhe dënimeve të banorëve të zonës, asnjë zyrtar i akuzuar që nga ministri i financave e deri tek drejtorët nuk u bë përgjegjës dhe fajësua.

16Në 2001 prokuroria nis hetimet pas një denoncimi për ministrin e Drejtësisë Arben Imami për abuzime në fonde për blerjen e disa makinave të blinduara për burgjet. Prokuroria e pushoi çështjen sepse nuke vërtetoi akzuën.

17Në vitin 2001 prokuroria arrestoi zëvendësministrin e Brendshëm Bujar Himçi për abuzime me tenderin e pasaportave. Pas disa viteve burg, Himçi mori pafajësinë.

18Në vitit 2001 prokuroria arrestoi drejtorin e Përgjithshëm në detyrë Veli Myftarin si përgjegjës në abuzimet me tenderin e pasaportave. Myftari bëri disa vjet burg dhe më pas mori pafajësinë.

19Në 2001 prokuroria nisi një hetim për skandalin e tenderave të librit shkollor. Prokuroria e pushoi çështjen edhe pse në media u akuzua ministri i Arsimit Et’hem Ruka.

20Në 2001 prokuroria nisi hetimet ndaj ish-ministrit të Kulturës Edi Rama pas denoncimit të kontrollit të Lartë të Shtetuit për abuzuime në disa projekte, por kjo akuzë nuk u vërtetua.

21Në 2002 prokuroria arrestoi zëvendësguvernatorin e Bankës së Shqipërisë Dhame Pite për abuzime në tenderin e kartmonedhave. Prokuroria nuk vërtetoi se i përfshirë ishte edhe guvernatori Shkëlqim Cani.

22Në 2002 prokuroria nisi hetimet pas denoncimit për abuzime në tenderat e Televizionit Publik Shqiptar, por asnjë drejtues nuk u vu në akuzë.

23Në vitin 2003 prokuroria nisi një hetim ndaj Blendi Gonxhes, nënkryetar i bashkisë së Tiranës për abuzime. Pa hetimeve prokruroria nuk e vërtetoi akuzën dhe çështja u pushua.

24Në 2004 prokuroria kërkoi arrrestmin e Fatos Klosit, kryetar I SHISH  për abuzime me naftën e institucionit. Gjykata vendosi pushimin e  çështjes dhe e shpalli Klosin të pafajshëm.

25Në 2006 ish-ministri i Brednshëm Sokol Olldashi denoncoi në prokurori parardhësin e tij Igli Toska për abuzime për privatizimion e klubit sportiv “Dinamo”. Çështja u pushua nga prokuroria.

26Në 2006 prokuroria nisi hetimet ndaj ish-ministrit të Ekonomisë Anastas Angjeli për abuzime me privatizimin e klubit “Dinamo”. Çështja u pushua nga prokuroria.

27Në korrik 2006 prokuroria nisi hetim ndaj ish-drejtorit të Turizmit Arben Golemi për abuzime me fondet. Pas disa diëtve burg ai u lirua.

28Në vitin 2006 prokuroria e Tiranës nis hetimet ndaj ish-ambasadorit në Hungari Eduart Sulo. Ministria e Jashtme në materialin e saj akuzonte Sulon për abuzime me fondet por prokuroria nuk e provoi akuzën dhe ai u shpall i pafajshëm.

29Në 14 mars 2006 ministria e drejtësisë denoncon ish-zëvendësministrin Anastas Duro për abuzime me tendera në rikonstruksionin e burgut 325. Çështja më pas pushohet dhe Duro del i pafajshëm.

30Në 2006 prokuroria e Tiranës nis hetimet ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës Edi Rama pas denoncimit të ministrit të Transporteve Lulzim Basha me akuzën e abuzimeve të fondeve për ndërtimin e mbikalimit të Zogut të Zi. Prokruroia nuk e provoi akuzën dhe çështja u pushua.

31Në 2006 arresohet drejtoresha e Postës Shqiptare dhe ish-deputetja e PS, Luiza Hoxha, e akuzuar për shpërdorim detyre dhe vjedhje. U dënua me 1 vit burg dhe 700 mije lekë gjobë. U la e lirë më 19 dhjetor 2006.

32Në 2006 prokuroria nis hetimet për ambasadorin e Shqipërisë në SHBA Fatos Tarifa pas një denoncimi në media për abuzime me fondet e ambasadës. Prokuroria nuk e vërtetoi akuzën dhe çështja u pushua.

33Në vitin 2006 Prokuroria arrestoi Demir Lika, kryetari i komunës Golem, akuzohet për korrupsion, dënohet me 6 vjet burg e 3 milionë lekë gjobë në më 12 dhjetor 2006

34Në 2007 prokuroria arrestoi Adrian Shehun, kryetarin e  bashkisë së Sarandës, akuzohet për shpërdorim detyre, dënohet me 1 vit e gjysëm burg më 19 tetor 2007.

35Në 2007 parlamenti i heq imunitetin deputetit dhe ministeit të Transporteve Luizm Bashës pas një hetimi të nisur nga prokuroria e përgjithshme për abuzime me fondet në ndërtimine  rrugës Durrës-Kukës-Morinë. Gjykata e Lartë rrëzoi akuzat e hedhura nga prokuroria dhe çështja u pushua.

36Prokuroria nisi hetimet edhe ndaj ish-drejtorit të Rrugëve, Andi Toma, me një dëm të shkaktuar prej 230 milionë dollarësh por akuza nuk është vërtetuar.

37Në 2007 prokuroria arrestoi zëvendësministrin e Transporteve Nikolin Jakën me akzuën për shkelje të barazisë së tenderave. Por hetimet vërtetuan se Jaka ishte i pafajshëm dhe ai u la i lirë.

38Në 20 maj gjykata dënoie dhe shtatë zyrtarë të tjetrë të drejtorisë së rrugëve dhe ata morën pafajësinë.

39Në 2008 prokuriria nis hetimet për abuzime për ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu pas ngajrjes së Gërdecit por akuza nuk u vërteteua dhe për Gjykatën e Lartë ai rezultoi i pafajshëm.

40Në 2010 prokuroria nisi hetimet pas publikimit të videos Meta- Prifti. Gjykata e shpalli të pafajshëm por gjykats e Lartë shpalli të pafajshëm ish-zëvendëskryeministrin Ilir Metën dhe çështja vijoi për hetimet ndaj Priftit.

41Në 2011 Prokuroria nisi hetimet ndaj Dritan Priftit ministër i Ekonomisë dhe Privatizimit pas publikimit të një videoje. Prokuroria nuk ka provuar vërtetësinë e saj.

42Në 2010 prokuroria nis hetimet ndaj Leonard Beqiraj pas publimit të videoes për korrupsion.

43Në shkurt 2009 prokuroria nisi hetime ndaj 7 zyrtarve të ministrisë së Shëndetësisë për abuzime në tenderat e blerjes së makinave. Megjithatë asnjë zyrtar i lartë nuk u vu në akuzë.

44Në mars 2011 prokruroia arrestoi 11 persona për skandalin e naftës virgin. Por edhe pse u hodhën akuza ansjë zyrtar nuk u vu përpara përgjegjësisë ligjore.

45Në prill 2012 prokuroria e Tiranës nisi hetimet ndaj drejtorit të Përgjithshëm të policisë Hysni Burgaj për tenderin e uniformave. Deri më sot nuk ka asnjë akuzë ndaj tij.

46Në korrik 2013 prokuroria nisi hetimet ndaj ish-kryebashkiakut të Sarandës Edmond Gjoka pas padisë së KLSH për abzime nme fondet në bashki dhe lejet e ndërtimti. Prokuroria nuk ka ngritur akuzë.

47Në tetor 2013 prokuroria nisi hetimet ndaj zyraëreve të larët të ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. Pas arrestimit të disa drejtuesëve prokuroria po heton edhe për ish-ministrin Spiro Ksea.

48Në nëntor 2013 prokuroria nisi një hetim ndaj kryetarit të Bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika për abuzime në dhënien e lejeve të ndërtimin. Çështje është ende në gjykim.

49Në dhjetor 2013 prokuroria ka nisur hetimet ndaj ish-zëvendësministrit të Brendshëm Ferdinand Poni për disa abzuime. Çështja është ende në hetim.

50Më 9 dhejtori 2013 ministrja e mbrojtjes Mimi Kodheli denoncon paraardhësin e saj Arben Imami për abuzime me fondet publike në tendera dhe në shpërndarje fondesh.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Keshtu e ka jeta (not verified) on

<p>A doni me per Belulin</p><p>&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.