3 gjeneralët e shkarkuar gishtin drejt Presidentit: Pse hesht?

Postuar në 31 Maj, 2013 07:42

 

Tre gjeneralët e shkarkuar pak ditë më parë me dekret presidencial, Sandër Lleshi, Dhori Spirollari dhe Abaz Lleshi, kanë dalë në një konferencë për shtyp sot paradite, për t’i kërkuar presidentit Nishani një shpjegim publik për firmosjen e 3 dekreteve të lirimit të tyre nga detyra dhe që nuk janë të mbështetura në asnjë ligj.

"Ne nuk mund të themi me saktësi se e dimë arsyen e shkarkimit", - tha Lleshi, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. - " Motivin e di vetëm ai që e ka marrë  vendimin. Motive është i aluduar, jo i shkruar. Të kërkohet në të gjithë legjislacionin e Shqipërisë dhe  nuk gjendet asnjë arsye ligjore që e mbështet Presidentin.”

Dhe kur kjo gjë mund t’u ndodh kaq thjesht 3 gjeneralëve, po ushtarët e thjeshtë të këtj vendi sa të mbrojtur janë?
Ata akuzojnë se "Dekretet janë të paligjshme, bazuar në faktin se presidenti i ka lejuar vetes të nxjerrë dekretin në shpërfillje absolute të ligjeve. Nuk iu referua ligjit me nr 9171, datë 22. 1 . 2004 për gradat dhe karrierën ushtarake të FA as dhe vetëm formalisht. Tashmë që dekretet janë publikuar me vonesë kushdo e ka të lehtë të verifikojë. injorim i ligjit nga presidenti dhe Komandati i FA kërkojmë minimalisht shpjegime zyrtare e publike nga ana e tij. Kjo shpërfillje të zgjojë vëmendjen instancave dhe publikun.
E pyesim ministrin e Mbrojës dhe president: A mund të citoni në ligjeratë të drejtë për FA dhe NATO e popullin nenin për të cilin jeni referuar për propozimet dhe vendimet tuaja. Mendojmë se Presidenti ka shpërfillur ligjin dhe vendimet e formës së prerë të gjykatës që e ka shpallur të paligjshmë një praktikë të ngjashme të realizuar para disa kohësh.  E pyesim publikisht a mund të sqaroni Forcat e Armatosura se cdomethënie kanë për ju vendimet e gjykata...  Gjykojmë se shpërfillja totale, ju kompromenton rëndë"- tha gjeneral Sandër Lleshi në emër të të 3 gjeneralëve të shkarkuar nga Presidenti.

k.c.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.