21 janari, shteti po ua bën të pamundur familjarëve të viktimave të fitojnë

Postuar në 19 Janar, 2013 06:32

Po afron 21 janari, datë që shqetëson shumë shpirtra.

Thonë për të:

Andi Kananaj, avokati i familjeve të viktimave: “Familjarëve të viktimave të 21 janarit u kërkohet të paguajnë për ët pasur akses në gjykatë, përveç taksës 12000 lekësh të reja, edhe 3% të vlerës së dëmshpërblimit të kërkuar prej tyre. Flitet për shumë që jo vetëm ata, por as unë e as ti nuk do t’i paguanim dot... Për këtë arsye e kemi parë si të vetmen rrugë t’i drejtohemi Gjykatës së të Drejtave të Njeriut në Strasburg.” (JAVA)

Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës, avokat:  Gjyqi ndaj masakrës së 21 Janarit është duke u kthyer në një farsë... Berisha dhe Basha janë sjellë me paturpësi dhe si frikacakë, sepse fill pasi fshehën krimet po përpiqen të manipulojnë provat (JAVA)

Pandeli Majko, deputet PS: “Drejtësinë nuk duhet ta matim me deklaratat e ambasadorëve. Shqiptarët do ndryshojnë historinë e Berishës në 21 janar” (Tema)

Ambasada ShBA: “Të gjithë ishin viktima të dhunës ës pakuptimtë e të pafalshme. Tani më shumë se kurrë, ka nevojëpër një shpjegim të plotë të ngjarjeve të 21 janarit përmes një procesi të besueshëm gjyqësor, të lirë prej ndërhyrjeve politike.”  (Shqip)

Sequi (Ambasadori i BE): “Drejtësia duhet të vihet në vend”

k.c.

Comments

Submitted by Andon Nuriu (not verified) on

<p>Kur e thone keta ambasadoret...</p>

Submitted by I3VI5 (not verified) on

<p>$120 eshte taksa per te hapur nje proces gjyqsor, dhe eshte normale qe duhet ta paguajne, si cdo person/grup/kompani tjeter qe hap proces gjyqsor. Nese nuk i kane, jam i sigurt qe ka shume fondacione qe do ia japin me gjith qef. Ajo 3% i demshperblimit te kerkuar nga ana tjeter eshte totalisht absurd dhe shembull i nje shteti qe nuk do te jape drejtesi.</p><p>Meqe ra fjala, sa avokat idiot qe paskan. Fokusohu tek e jashtligjshmja (3%ndshi) dhe jo tek e ligjshmja.&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.