21 Janari në Gjykatën e Apelit. Ende pa filluar, procesi hyn përsëri në “kalendat greke”!

Postuar në 19 Korrik, 2013 03:18

Seanca e parë gjyqësore në Apel ndaj tre gardistëve të akuzuar për vrasjen e tre protestuesve në 21 Janar, u zhvillua sot. Shorti për trupën gjykuese si relator i kishte rënë gjyqtarit Astrit Haxhialushi.  Çështja e 21 Janarit mbërriti në këtë gjykatë pas apelimit që Prokuroria i bëri vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, që shpalli të pafajshëm ish-kreun e Gardës, gjeneral Ndrea Prendin dhe ish-komandantin e njësisë speciale Agim Llupo.

Gjykata argumentoi, në shkurt të këtij viti, se akuza e vrasjes në rrethana cilësuese ndaj dy të akuzuarve të prokurorisë nuk qëndron, për shkak se nga ana e të pandehurve nuk ka patur dashje për të vrarë demonstruesit. Prokuroria apeloi vendimin pak ditë pas zbardhjes së tij, duke i qëndruar akuzave se Prendi dhe Llupo janë autorët e vrasjes së tre demonstruesve, Faik Myrtaj, Ziver Veizi dhe Hekuran Deda. Vrasja e Aleks Nikës vijon të mbetet ende e pazbardhur edhe pse kanë kaluar më shumë se dy vite nga ngjarja e rëndë e 21 Janarit.

Po ç’ndodhi sot në Apel?  

Seanca e parë ka zgjatur vetëm pak minuta dhe është shtyrë për në datën 25 korrik. Avokati mbrojtës Genci Gjokutaj që mbron interesat e ish-shefit të Gardës Ndrea Prendi kërkoi që në nisje të seancës përjashtimin e gjykatësit Agron Papajani dhe Fatos Qato.  Avokati Gjokutaj, në pretendimin e tij tha se gjykatësi Agron Papajani ka marrë pjesë në një tjetër gjyq të zhvilluar për 21 Janarin, në ngarkim të gardistit Agron Llupo, ndërkohë që bashkëshortja e gjykatësit Fatos Qato një nga anëtaret e PS ka marrë pjesë në protestën e PS-së çka ndikon në gjykimin e çështjes. Gjykatësi Agron Papajani tha se kishte vendosur personalisht të jepte dorëheqjen pasi kishte marrë pjesë në gjyqin e zhvilluar ndaj gardistin Agron Llupo.

Rama në “Hard Talk” në BBC për 21 Janarin

“Vendimi për 21 janarin ishte i tmerrshëm. Mendoj që këto ngjarje s’do harrohen kurrë dhe them se nuk mund të gjykohen më me mënyrën e vjetër, pra atë të transformimit të fakteve. Do bëjmë gjithçka mundemi për një proces të drejtë dhe të pavarur. Sali Berisha ka përgjegjësitë e tij në lidhje me këto ngjarje, ka thënë Rama para dy ditësh në emisionin “Hard Talk” në BBC, cc’ka shton shpresat për një gjykim të drejtë dhe të pavarur.

Zh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.