2012: 24 gazetarë të kërcënuar në Kosovë që nga hedhja e bombës deri tek prerja e kokës

Postuar në 22 Dhjetor, 2012 12:13

 

Çdo muaj 2 gazetarë kërcënohen, ndërsa shumë dokumente e vendime zyrtare mbahen të fshehura nga publiku dhe nga “futja e hundës” nga ana e gazetarëve. Ky është realiteti i gazetarisë kosovare, një vit i vështirë, siç vlerësoi sot Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës. 

“Në 24 raste i bie që me mesatare del se në çdo muaj kemi pasur nga dy gazetarë si subjekt të pengesave e kërcënimeve të ndryshme. Por, sa u përket rasteve të kërcënimeve, kishim atë të gazetës ‘Express’ me hedhje bombe, pastaj kërcënimin ndaj gazetarit të gazetës ‘Koha Ditore’, Vehbi Kajtazi, me prerje koke, si dhe raste kur grupe të caktuara kanë kërcënuar gazetarët, e këto janë raste që ne i vlerësojmë si shumë të ndjeshme për shkak se rreziku i realizimit të veprës është shumë i madh”, u shpreh kryetari i shoqatës, Ahmeti, njofton Koha Ditore.

Përveç fshejes së informacionit, Qeveria kosovare nuk ka akoma një zëdhënës për mediat.

Për fat të keq, niveli i lirisë së shtypit, pothuajse gjithmonë qendron në raport tzë drejtë me mungesëne lirive civile e shoqërore, dhe me korrupsion të lartë.

K.C.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.