Pse e shmangin amerikanët Albin Kurtin

Postuar në 19 Dhjetor, 2012 07:24
Petrit Selimi

“Dëshmitë e fuqishme kundër Kurtit dhe arrestimi i tij janë lajm i mirë për Kosovën. Ngjarjet e 10 shkurtit ku humbën jetën dy njerëz si rezultat i taktikave të dhunshme të Vetëvendosjes dhe dëshirës së tyre për konfrontim […] tregojnë se Kurti është i rrezikshëm për sigurinë publikë në Kosovë. Ne përkrahim mbajtjen e tij në burg”, – këto ishin fjalët e Ambasadores Tina Kaidanow, nëse u besojmë raporteve konfidenciale të botuara nga Wikileaks nga 2007. Pas detyrës në Kosovë, Ambasadorja luajti rolin e rëndësishëm të Zëvendës-asistent-sekretares së Parë të Shtetit të angazhuar për Europë dhe Euro-Azi.

- “Nuk i kam takuar dhe nuk do t’i takoj”, ishte refreni i Ambasadorit Chris Dell sa herë që pyetej nga gazetarët kosovarë se a do t’i takojë liderët e Vetëvendosjes. Ambasadori Dell shkoi, u emërua si Zëvendës-komandant i misionit ushtarak amerikan në kontinentin e Afrikës, diplomati parë civil në këtë rol të rëndësishëm, duke marrë parasysh luftën kundër piraterisë, misionin në Mali dhe zhvillimet e papritura të Pranverës Arabe.

- “Nuk mund të pajtohem me taktikat e kërcënimeve dhe dhunës [si dhe kërcënimeve ndaj ish-shefes sime Sekretares Albright]. Nuk mund të takohem me një Lëvizje e cila vepron me taktika të tilla” – janë fjalët e Ambasadores së re amerikane në Kosovë Tracey Ann Jacobson, një diplomate të shquar karriere e cila deri vonë është munduar shumë të rrijë jashtë debateve interne politike kosovare.

- Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton bëri së fundi një vizitë në Kosovë dhe u takua me secilin lider politik në Kosovë, prej Kryeministrit Thaçi e deri tek përfaqësuesit e partive minoritare, prej Pacollit e deri te Isa Mustafa. Me Albin Kurtin nuk u takua edhepse qëndroi dy ditë të tëra në Kosovë, duke i bërë nder një shteti të vogël në mes të agjendës së ngjeshur me ngjarjet në Siri, uraganit Sandy dhe fushatës elektorale amerikane. Tashmë po përflitet se kjo zonjë mund të bëhet edhe Presidentja e parë femër Amerikane pasi që sot është ndër personalitetet më të popullarizuara politike në skenën amerikane.

Pra s’do mend dhe s’ka asnjë fije dyshimi se qëndrimi i SHBA’ve ndaj Vetëvendosjes nuk është vetëm mllef i një personi, apo rezultat i propagandës së PDK apo “keqinformimit” (paramendoni vetëm, State Department qenka i keqinformuar?!). Ky refuzim komplet dhe total i secilit diplomat amerikan që të ketë çfarëdo lidhje publike, qoftë edhe shtrëngim duarsh, me liderin e një partie kosovare është një politikë e vazhdueshme, e bazuar në inteligjencë dhe e rrënjosur në definimin preciz dhe afatgjatë të interesave kombëtare amerikane vis-a-vis Kosovës. Këtë nuk e them une. Kjo thuhet prej atyre që përfaqësojnë Amerikën. Që ta citoj edhe një herë Ambasadoren Kaidanow “Politikat e Kurtit jo vetëm që janë të rrezikshme, ato janë vdekjeprurëse”.

Ndoshta e kam gabim, por në kokën time dhe në zemrën time dhe me bindjen time më të thellë, besoj se SHBA, populli amerikan i përfaqësuar nga qeveritë suksesive republikane dhe demokrate ishin partneri, miku, mbështetësi dhe aleati më i rëndësishëm i shqiptarëve në modernitet dhe Kosovës në veçanti. Nëse merren parasysh niveli i ndihmave bilaterale, angazhimit ushtarak dhe investimeve, Kosova për kokë banori është përfituesi më i madh i ndihmës amerikane në histori, krahasueshëm vetëm me marrëdhënien e veçantë që SHBA-të kanë me shtetin e Izraelit. As më pak e as më shumë, ky grusht njerëzish që kemi, me tërë fukarallëkun material e intelektual, me kurrfarë resurse atraktive të tipit të naftës apo pozitës së veçantë gjeografike, kemi qenë përfitues më të mëdhenj në histori të Amerikës së ndihmës së tyre.

Më bën të rrëqethem kur mendoj se sa e rëndësishme është Amerika për neve, ashtu sië jam rrëqethur sa herë që kam lexuar vargjet e Fan Stilian Nolit “Do të ndihim pa kursyer / Për ty, nëna jonë e vyer / Që me drit’ e nder të thurësh / Dhe me bijt’ e tu të mburresh / Cila nënë lyp paranë? / Cilët bij me shpirt s’i dhanë? / Mbaju nënë mos ki frikë / Se ke djemtë në Amerikë!”

Kam arsye personale të adhurimit të Amerikës ashtu siç ka çdo kush që e konsideron veten shqiptar dhe çdo kush që e do Republikën e Kosovës si republikë të shqiptarëve, serbëve, romëve, myslimanëve, krishterëve, hebrenjve. Hera e parë kur e kam parë fragjilitetin e prindit, babës tim të ndjerë është kur pat hëngër dajak nga polici serbe me rastin e vizitës së kongresmenit Tom Lantos, të vetmit të mbijetuar të Holokaustit që ka shërbyer ndonjëherë në Kongres amerikan. I njëjti i cili për Kosovën ka thënë që më 1988: “Rrallëherë gjeni në tërë faqen e botës një popull më pro-demokraci dhe pro-Amerikë se populli i përvuajtur i Kosovës”. Portreti i tij është ndër portretet e rralla (me një qen të bardhë “pudllicë”) në dhomën e Komitetit për Punë të Jashtme të Kongresit (ku Engeli i madh – ai i Kosovës e i Izraelit – u përzgjodh këtë muaj të jetë Demokrati më i lartë në këtë Komitet.)

Isha vetëm 16 vjeç kur u ftova nga një organizatë kongresistësh në një konferencë liderësh të rinj nga bota, kur takova Senatorin Ted Keneddy dhe kur u magjepsa me mrekullinë e demokracisë amerikane. Si të gjithë ne, kam qarë e kam qeshur kur i kam parë bombarderët amerikanë, aq saktësisht të quajtur si engjëj, tek niset nga bazat angleze për ta ndërprerë gjenocidin në përgatitje. Pas luftës, senatorët kryesorë amerikanë na kanë qëndruar pranë (dhe po ashtu nuk di a të qaj a të qesh, sa herë e shoh Senatorin Schummer në YouTube tek mbledh para për katedralen e të shenjtës Nënë Terezë, dhe flet se Amerika ka nderin ta ketë mundësuar që populli i Kosovës ta valon flamurin e Kosovës mbi tokën e lirë të Kosovës).

Ne jemi, se Amerika është.

Ne nuk do të ishim, po të mos ishte Amerika. Ose do të ishim, por të shpërndarë e të vrarë, nomadë tragjikë të modernitetit.

E përmenda disa herë Izraelin sepse në Izrael partitë politike janë shumë agresive ndaj njëra-tjetrës, më shumë se në shumë demokraci perëndimore. Janë të flakët dhe akuzojnë dhe abuzojnë me fjalët më të rënda njëra-tjetrën. Ka parti liberale që marshojnë me gejat në Tel Aviv dhe parti ultra-ortodokse që s’e lëvizin gishtin në Shabat, me ditë që edhe bota rrotullohet. E ja që secila parti izraelite, pavarësisht majtizmit a djathtizmit, fesë, gjeografisë, nivelit të korrupsionit, vlerave te proklamuara, e konsiderojnë Amerikën dhe Qeverinë amerikane si partnere të padiskutueshme të përhershme të shtetit të tyre. Mburojë dhe shpatë. E dinë se SHBA nuk do t’i tradhtojë se Amerika nuk e tradhton veten.

Prandaj Vetëvendosja ka problem.

Është partia e vetme shqiptare, pos asaj Partisë së Punës vetë-gjenocidale të Enver Hoxhës të mbrapshtë dhe tragjik, që është në marrëdhënie antagoniste me Amerikën. Badihava proklamojnë “marshallët e Vetëvendosjës” (citat tjetër Amerikan nga WikiLeaks) se besojnë në “principe amerikane” apo në “popullin amerikan”. Këto janë sintagma të cekëta dhe të pavlefshme. Loja fjalësh që i kanë qejf liderët e Vetëvendosjes (e që nuk janë “lojna” hiç se mbjellin urrejtje, përçarje dhe vëllavrasje). Idealet e Amerikës dhe interesat kombëtare amerikane përfaqësohen nga State Departamenti, Pentagoni, Thesari, FBI, CIA, Presidenca, Kongresi, you name it – pra sistemi qeverisës amerikan. Nuk mundesh të jesh pro-Amerikë e të jesh sistematikisht dhe vazhdueshëm dhe papendueshëm kundër secilës politikë amerikane në Ballkan nga një kënd i diskursit vetëviktimizues kuazi-fetar (prej Rambuillet, Ahtisaarit, procesi i reformave të FSK, sulmeve ndaj Presidentes Jahjaga, vetë flamurit republikan të Kosovës e deri tek investimet private amerikane). Po të ishte mospajtuese me një politikë apo element, edhe do të ju falej, por Vetëvendosja ka qenë konsistent kundër SECILES shtyllë qendrore të politikës së jashtme dhe interesave nacionale të Amerikës në Kosovë.

Dhe jo vetëm aq.

Duke nënvleftësuar dhe duke atakuar politikat amerikane në Kosovë, duke mbjellë farën e poshtër të dyshimit në intencat amerikane në Kosovë, duke krijuar huti me komente të fëlliqta në portale online, duke përdhosur emrat e miqve më të shenjtë amerikanë, Vetëvendosja si rrallëherë kush në historinë tonë, bëhet pol i sjelljes thellësisht anti-shqiptare dhe anti-kosovare.

Nuk është Xhabiri më pro-Amerikan se tjerët (edhe aman burrë shko në burg se na korite të gjithëve). Nuk është PDK ndonjë bastion e as pionier i pazëvendësueshëm i amerikanizmit (siç nuk janë vitet e kaluara në burg të Albinit dëshmi e patriotizmit). Qeveritarët kosovarë që janë të përfshirë në korrupsion, hajni, nacionalizëm patetik nuk janë armiq më të vegjël të Kosovës dhe Amerikës. Jo. Jo. Nuk është poenta aty.

Poenta është se Kosova, si Izraeli, nuk ka jetë dhe dritë, mbrojtje dhe zhvillim pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sa ma shpejtë ta kuptojë Albini këtë, e kjo kuptohet vetëm kur përkrahen vijat e trasha të proceseve Euro-Atlantike me dialogun me fqinj si thelb të saj, aq më mirë për te, për lëvizjen e tij të dëmshme dhe “vdekjeprurëse” (citat pra ky direkt i State Department) si dhe tërë popullin e Kosovës. Shqiptarë, serbë, romë, boshnjakë, strejt, gej, kuq, zi, bardh e kaltër.

*Autori është Zëvendësministër i Jashtëm i Kosovës. Opinionet janë personale dhe nuk përfaqësojnë institucionin. Botuar fillimisht në Express-in e Kosovës.

Comments

Submitted by Socius (not verified) on

A mund te me thote ndokush si mund te botohen servilizma dhe kulte impotence mendore dhe politike te ketij niveli te respublica? Shenimi ne fund te faqes nuk justifikon asgje. A do te ishit te gatshem te botonit propagande fashiste?! Nese jo, si mund te botoni ditirambe te tilla per te fuqishmit qe me dashamiresine e tyre na mesojne si te veteqeverisemi, por meqenese jemi popull i pashprese, marrin "barren e njeriut te bardhe e quante Kiplingu" te na sundojne?! Dhe te thuash me kaq lehtesi se demokracia kalon nga duart e mamive si CIA apo FBI-ja!!!

Submitted by Anonim (not verified) on

Puna eshte se gazetaret ne Shqiperi njohin shume pak dinamikat politike ne Kosove.

Menyra se si pushteti mbahet ne Kosove eshte duke justifikuar deshtimet e tyre me "kerkesat e miqve nderkombetare" dhe stigmatizimi i kundershtareve si anti keshtu apo ashtu.
Kjo shfrytezohet edhe nga nderkombtaret te cilet keqperdorin ndenjat miqesore qe populli ka ndaj Amerikes dhe BE-se per te mbajtur situaten nen kontroll duke perkrahur/sulmuar ata qe jane te (mos)degjeshem ndaj tyre.

Vec kesaj  shkrimi ka nje sere shtrembrimesh faktike.

Submitted by Tani97 (not verified) on

mjafton te shohesh deshiren e USA per te blere PTK (nepermjet Allbright dhe nje tjeter firme qe perfaqesohet nga nje keshilltar i Clinton) per te kuptuar sepse nuk i shijon Albin Kurti. Pastaj, kush dreqin ne kete bote i jep te drejten atyre me ke te flasin? Ah harrova, perendia para!

Zoti autor, perpara se ti kerkosh Albinit te ndryshoj sjelljen e tij, qe ne cdo rast ngelet brenda hapesirave ligjore - atyre hapesirave qe USA tenton qe te na i fuse ne gjak edhe neve, sepse ata vete e kane arritur lirine e fjales, madje e kane edhe ne kushtetuten e tyre aq te shenjte! - dhe nuk kalon limitet, behu burre e shko e takoje kete ambasadoren e re USA, me ate fytyren qe ne nga Tirana i themi fytyre nallbane, dhe jepi nje mesim mbi demokracine. Tregoji se si ne Amerike respektohet i zgjedhuri, dhe ne Kosovaret (dmth ju) jemi pro USA-s dhe pro demokracise, dhe prandaj edhe Albin Kurti ka hapesiren e tij politike! Dhe pasi te te kete nxjerre tek dera edhe ty, atehere ki kurajon dhe behu anetar i partise se Albinit.

Per mua nuk eshte ne dyshim nevoja e jone per tipa qe predikojne si Albini. Kjo eshte mese e mirepritur dhe ndjehet shume nevoja. Dyshimet e mia i kam per seriozitetin e tipave si Albini. A jane te sinqerte ne luften e tyre? Jemi mesuar me aq sharlatane sa qe na duket e pabesueshme! Psh une personalisht nuk besoj aspak tek Kreshnik Spahia. Me duket qe shtyhet nga persona te paqarte, o USA o Turqia. Them USA sepse qe ne 1996 ishte spiun i tyre prane Berishes e qeverise Meksi. Dhe them Turqia sepse ai eshte me turku nga politikanet tane. Dhe sulmi i tij i djeshem mbi Kishen Ortodokse shqiptare e tregoi qarte se diku tjeter i rreh zemra!

Ama, me duhet te shtoj per saktesi, qe per Albinin deri me sot nuk kam asnje shenje te tille. Une kam shkuar dhe e kam ndjekur edhe ne Tirane, tek Qendra Kristal, dhe me eshte dukur goxha i sakte dhe koherent. Ama po ashtu me dukej edhe Meta kur desh rrahu Xhozin...

Submitted by Anonim (not verified) on

Eshte taktike e Petrit Selimit i cili qellimisht shtremberon faktet dhe qendrimet e kundershtareve te vet per ti sulmuar ato me vone.

Secilit shikues i rekomandoj 1 gje: FACT CHECK EVERYTHING.

Submitted by utopia (not verified) on

Si thosh shoku Enver ? "Jeni ju pa jemi ne"

si thote zv Ministri i jashtem i Kosoves ? "Ne jemi, se Amerika është"

La e më la !

Submitted by Harilla (not verified) on

Jua shpifët njerëzisë, na neveritët për besë. Sikur na vini përpara fletushkat e propagadës së shtetit për miqësinë me Bashkimin Sovjetik.

Hapni more një blog a gazetë, bëhuni bashkë me Arjan Saliajn, nusen e demokracisë Mozën & co. shfryhuni mirë e mirë, e bjerini gjoksit gropë për mikun e madh sovjet a kushdo qoftë. Latë nam me këto gara se kush e do më shumë, latë nam.

Submitted by Arlind (not verified) on

Ja c'fare shkruan Petro:--Nëse merren parasysh niveli i ndihmave bilaterale, angazhimit ushtarak dhe investimeve, Kosova për kokë banori është përfituesi më i madh i ndihmës amerikane në histori, krahasueshëm vetëm me marrëdhënien e veçantë që SHBA-të kanë me shtetin e Izraelit. As më pak e as më shumë, ky grusht njerëzish që kemi, me tërë fukarallëkun material e intelektual, me kurrfarë resurse atraktive të tipit të naftës apo pozitës së veçantë gjeografike, kemi qenë përfitues më të mëdhenj në histori të Amerikës së ndihmës së tyre.--------

Servilizem, nenshtrim, perulje te peshtirosur, veteskllaverim dhe puthador. Shkrim tejet bajat qe tregon saktesisht se sa e lejon veten te neperkembet dhe te skllaverohet duke mbetur rob per tere jeten rraca kosovare qe nuk eshte larg tipit te shqiptareve. Jo me kot, kosovaret kane 12 vite qe 48% jane te papune, pensionistet qe punuan tere jeten ne kohen e Jugosllavise marrin te njejtin pension me te papunet. Korrupsioni dhe varferia jane tre fishuar mbas nderhyrjes se NATO-S.

Ky Petro qenka dallkauk dhe nuk paska batak qeveritari (si zev min i jashtem), qenka prototip qe kurdiset te lehi sa here shefat e Ambasades Amerikani ia kurdisin celesin sikur atyre lodrave kineze (qenve prej llamarine) qe kishim ne kohen e Enver Hoxhes.

Submitted by Bard (not verified) on

Nese Amerikanet do te nderhyjne per te minimizuar levizjet qytetare si ajo e Vetvendosjes, qofte edhe duke e bojkotuar ate, ky do te ishte mekat i madh. Amerikanet duhet ta kuptojne qe nuk mund te vazhdojne te qeverisin boten duke patur partnere hajdute dhe te skeduar nderkombetarisht. Ata nuk duhet te bejne te njejtin gabim qe bene ne Lindjen e Mesme: Te mbajne ne kembe regjime te kalbura ne emer te stabilitetit.

Submitted by Flakron Shkodra (not verified) on

William Walker ishte prane Albin Kurtit bile edhe gjate fushates zgjedhore.E dini ju kush ishte ai? Njeriu qe beri te mundur nderhyrjen e NATO-s ne luften e Kosoves.
Keto qe thuani ju, nuk qendrojne.Pse nuk u takuan ky, ai ose ajo me Albin Kurtin, jane qeshtje personale te tyre qe nuk I kam ndegjuar ti kene bere publike.

Submitted by lira (not verified) on

fale zot autorin se s' di se c' thote! amin

Submitted by studenti (not verified) on

te mjer ne se qfar zevens ministra kemi.Fjalet e tij tregojn se sa skllavnor qe jan. as Albin Kurti e as Levizja VETEVENOSJE! nuk ka qen asnje her armik i Amerikes ose Evropes. po keta nuk dit ta ndajn armiqesin edhe miqesin, nuk do te thot nese mberon te drejtat e tua kombetare dhe nuk pajtohesh ne mendime te tjereve qe je armik i tij, por ajo tregon vendosshemerin dhe mbrojtjen e vendit tend. Albini perdon nje fjal shum me vend, pasi qe keta i kan gushat e ngopura me korrupsjon nuk kan guxim as te bardhes ti thon te bardh as te zezes ti thon te zez sepse te gjitha ato qe i kan ber ne emer te ``pamvarsis`` i din dikush nga ata ``miqet`` tan qe sa her qe bien ndesh me mendime te tyre ose nuk pranojn ndonje marreveshje i kercenoj n me heqje te pozites e me pastaj e din ata vet se qka ngjan me pas.
Kisha lutur zotri zevendes ministrin qe te merr informata me te mirra se me keto pallavra nuk arrit dok asnkund vetem se humb kot kohen duke shkruar keso perrallash edhe na humb koh neve qe ti tregojm qe nuk esht as arfer realitetit apo nuk don te jet.

Submitted by studenti (not verified) on

te mjer ne se qfar zevens ministra kemi.Fjalet e tij tregojn se sa skllavnor qe jan. as Albin Kurti e as Levizja VETEVENOSJE! nuk ka qen asnje her armik i Amerikes ose Evropes. po keta nuk dit ta ndajn armiqesin edhe miqesin, nuk do te thot nese mberon te drejtat e tua kombetare dhe nuk pajtohesh ne mendime te tjereve qe je armik i tij, por ajo tregon vendosshemerin dhe mbrojtjen e vendit tend. Albini perdon nje fjal shum me vend, pasi qe keta i kan gushat e ngopura me korrupsjon nuk kan guxim as te bardhes ti thon te bardh as te zezes ti thon te zez sepse te gjitha ato qe i kan ber ne emer te ``pamvarsis`` i din dikush nga ata ``miqet`` tan qe sa her qe bien ndesh me mendime te tyre ose nuk pranojn ndonje marreveshje i kercenoj n me heqje te pozites e me pastaj e din ata vet se qka ngjan me pas.
Kisha lutur zotri zevendes ministrin qe te merr informata me te mirra se me keto pallavra nuk arrit dok asnkund vetem se humb kot kohen duke shkruar keso perrallash edhe na humb koh neve qe ti tregojm qe nuk esht as arfer realitetit apo nuk don te jet.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.