Përqindjet në rang kombëtar dhe mandatet në qarqe

Postuar në 17 Qershor, 2013 18:13
Eduard Zaloshnja

Sistemi zgjedhor shqiptar, i cili është një sistem proporcional rajonal (pra jo kombëtar), lejon mundësinë që një koalicion të ketë epërsi në përqindje kombëtare ndaj koalicionit rival, por jo epërsi në mandate parlamentare. Ilustrimin e kësaj mundësie e ka bërë matematicieni Arsen Zlaticanin me një skenar hipotetik, në një shkrim në respublica.al (http://respublica.al/opinion/2013/06/16/sondazhet-percarja-e-te-djathtes-dhe-shperndarja-e-mandateve). Por realiteti elektoral shqiptar tregon se një rritje fare e vogël e epërsisë që koalicioni i majtë pati në vitin 2009, qoftë edhe vetëm në 4 qarqe, i siguron atij të paktën 73 mandate.

Kështu, në qarkun e Tiranës, partitë që janë sot në koalicionin e majtë (PS, LSI, PSD, etj.) arritën nivelin 51.4% në vitin 2009, duke patur një epërsi prej 2.8% ndaj partive që janë sot në koalicionin e djathtë (PD, PR, LZHK, PDK etj.). Por ndarja e mandateve ishte barazim 16-16.

Sot mjafton që koalicioni i majtë ta rrisë epërsinë nga 2.8% në 3% (pra, vetëm 0.2%) dhe ndarja e mandateve shkon në 17-15 për të majtën. Dhe sondazhet e derisotme (Instituto Piepoli, IPR Marketing) tregojnë se rritja e epërsisë është ndjeshëm më e madhe se kaq. Kjo, kryesisht për shkak të rrjedhjes së votave të djathta drejt FRD-së, e cila, sipas sondazheve, i merr koalicionit të djathtë edhe 1 mandat në qarkun Tiranë, duke e zbritur atë në 14 mandate.

Në qarkun Elbasan, partitë që janë sot në koalicionin e majtë (PS, LSI, PSD, etj.) arritën nivelin 53% në vitin 2009, duke patur një epërsi prej 6% ndaj partive që janë sot në koalicionin e djathtë (PD, PR, LZHK, PDK etj.). Por ndarja e mandateve ishte barazim 7-7.

Sot mjafton që koalicioni i majtë ta rrisë epërsinë nga 6% në 6.4% (pra, vetëm 0.4%) dhe ndarja e mandateve shkon në 8-6 për të majtën. Dhe sondazhi i djeshëm i IPR Marketing tregoi se kjo epërsi është aktualisht më e madhe se kaq – konkretisht 7%. Kjo, kryesisht për shkak të rrjedhjes së votave të djathta drejt FRD-së, e cila merr 2% në qarkun Elbasan.

Qarku ku koalicioni mazhoritar ishte më pranë marrjes së një mandati shtesë në 2009-ën ishte Fieri, i cili përfundoi me rezultatin 10-6 në favor të opozitës. Në këtë qark, partitë që janë sot në koalicionin e majtë (PS, LSI, PSD, etj.) arritën nivelin 58.5% në vitin 2009, duke patur një epërsi prej 17% ndaj partive që janë sot në koalicionin e djathtë (PD, PR, LZHK, PDK etj.). Një rritje prej vetëm 0.3 pikë përqindje e kësaj epërsie e çimenton rezultatin e mandateve 10-6 në Fier, pavarësisht rrymave të ndryshme politike që punojnë në kahe të kundërta, në funksion të ndryshimit ose mosndryshimit të shpërndarjes së mandateve. Dhe sondazhi i IPR Marketing tregoi se epërsia e koalicionit të majtë është aktualisht 17.4%. Pra, kemi një ndarje 10-6 të mandateve.

Por le të shqyrtojmë rrymat që mund ta ndryshojnë këtë rezultat. Së pari, kandidati që në 2009-ën mori më shumë vota (rreth 4700) ndër partitë e vogla të koalicionit mazhoritar, biznesmeni çam Nimet Musaj, sot është kandidati i partisë opozitare Aleanca Popullore e Lëvizjes Çame. Në qoftë se ai do të jetë në gjendje të transferojë qoftë edhe gjysmën e votave që mori 4 vjet më parë, mbrojtja e 10 mandateve të koalicionit opozitar përforcohet ndjeshëm.

Një faktor tjetër që mund të ndikojë në mosndryshimin e rezultatit 10-6 është FRD-ja. Edhe pse kandidati i saj në qarkun e Fierit, biznesmeni Shezai Çobo, nuk është i njohur në skenën politike, nga aktivitetet e zhvilluara nga FRD-ja në këtë qark të krijohet përshtypja se, edhe në qoftë se ajo nuk fiton dot një mandat, do të marrë një sasi të konsiderueshme votash djathta. Duke e pakësuar kështu mundësinë që koalicioni mazhoritar t’i afrohet mandatit të 7-të.

Nga ana tjetër, një ndër faktorët që mund të ndikojnë në rrjedhjen e votave të koalicionit opozitar është Dritan Prifti. Pas një tentative të dështuar për të qenë i pari në listën e Alencës Kuqezi në Fier, Prifti po mundohet të shfrytëzojë lidhjet e forta me fermerët e tri komunave myzeqare, të cilët i ka ndihmuar me një skemë mikrokredie lopësh, viçash e gjelash deti. Pra, ai mund të transferojë disa vota tradicionalisht të majta jashtë koalicionit opozitar.

Se sa do të jetë magnituda e efektit të secilit nga këta faktorë në këtë javë finale të fushatës, për ndryshimin ose mosndryshimin e rezultati 10-6 në Fier, është e pamundur të matet. Por disa gjëra janë të qarta që sot: PDIU-ja do të bëjë çdo përpjekje që biznesmeni Nimet Musaj të tërheqë sa më pak vota çame; PD-ja do të bëjë çdo përpjekje që FRD-ja të tërheqë sa më pak vota të djathta; dhe LSI-ja do të bëjë çdo përpjekje që Dritan Prifti të tërheqë sa më pak vota fermerësh të majtë myzeqarë. Dhe në fund të kësaj historie, koalicionit të majtë i duhet të paktën të ruaj epërsinë 17.3%, për të mbajtur të paprekura 10 mandatet e Fierit.

Qarku ku koalicioni opozitar ishte më pranë marrjes së një mandati ekstra në 2009-ën ishte Berati, i cili përfundoi me rezultatin 5-3 në favor të opozitës. Për ta ndryshuar këtë rezultat në 6-2, partive që janë sot në koalicionin opozitar u mjafton ta rrisin epërsinë e tyre në vota me vetëm 0.3% (nga 33% në 33.3%), gjë që mund të vijë edhe thjesht prej luftës PD-FRD për ndarjen e votave të djathta.

Një kërcënim i vogël për rrjedhje votash të majta, koalicionit opozitar mund t’i vijë nga AK-ja, e cila duket se do ta vazhdojë retorikën e saj anti-Berishë dhe anti-Rama. Por Berati është qarku ku AK-ja ka patur aktivitetin më të dobët që nga krijimi i saj. Dhe ç’është më e rëndësishmja, Berati është qarku ku LSI-ja ka përkrahjen më të madhe. Për Ilir Metën, shtimi i epërsisë prej vetëm 0.3 pikëve për koalicionin opozitar në qarkun e Beratit është edhe një sfidë personale.

Për ta përmbledhur analizën, mjaftojnë vetëm disa lëvizje milimetrike të përqindjeve në 4 qarqe, që koalicioni i majtë të arrijë numrin e 73 mandateve, edhe sikur në të gjitha qarqet e tjera, të mos ndryshojnë fare rezultatet...

Comments

Submitted by An (not verified) on

Z.Zaloshnja,ne respekt te perpjekjeve tuaja matematikore e statistikore te cilat me shume u sherbejne partive dhe dicka lexuesve e apasionanteve te politikes, kam nje merak me veten:

Duke u bere dhe konkret me qarkun e Beratit, kur ne 2009 LSI-ja konkurroi e vetme, morri nje mandat, por kete mandat ajo e 'bleu' shtrenjte se po te ishte ne koalicion me te majten ndoshta do te kishte' blere' dhe dy mandate e majta, prandaj nese per vitin 2009 i bashkoni votat si propocional te se majtes votat a i llogarisni per deputet si koalicion i majte apo me faktikun e kuvendit te meparshem ?!

Nuk e di nese jam i qarte:Ne propocional i bashkoni votat sipas koalicioneve te tanishme, po mandatet i konvertoni per 2009 sipas propocionalit rajonal te atij viti,qe nuk duhet te jene te barabarta me ato te marra ne fakt ?!Sepse,kot po ja kepus, nese LSI-ja nje mandat e morri me psh 10000 vota me 2009 po te ishte ne koalicion me te majten i shton 1oooo vota por me duket dhe dy mandate...

C'do sqarim ka falenderim dhe respekt.

Submitted by anti-bathoristi (not verified) on

Po ta ka sqaru zaloshnja ne artikull, or An: "Për ta ndryshuar këtë rezultat në 6-2, partive që janë sot në koalicionin opozitar (PS, LSI, PSD etj.) u mjafton ta rrisin epërsinë e tyre në vota me vetëm 0.3% (nga 33% në 33.3%)"

Submitted by An (not verified) on

Perse pyes une e perse me jep xhevap ti! S'puqemi gjekundi ne mendime.

Submitted by tarrasi (not verified) on

Zaloshnja kam nje pyetje.

edhe AN besoj se per kete po pyet

A mund te na thuash se si do te ishte rezultati ne mandate nese kualicioni i LSI do ishte bashke me kualicionin e PS?

Pres me padurim pergjigjen tuaj

flm

Submitted by respublica (not verified) on

kishte nje avantazh prej 33% dhe do te merrte 5 mandate gjithsej. me nje avantazh 33.3% do te merrte 6 mandate.

Submitted by tarrasi (not verified) on

Zaloshnja po ta bej pyetjen ndryshe

nese kualicioni i LSI do ishte bashke me kualicionin e PS ne zgjedhjet e 2009,sa deputet do te kishin fituar ?

Ose si do te ndaheshin mandatet midis te majtes e te djathtes?

flm

Submitted by respublica (not verified) on

kishte nje avantazh prej 33% dhe do te merrte 5 mandate gjithsej si koalicion, ndersa me nje avantazh 33.3%, do te merrte 6 mandate.

Submitted by tiranare (not verified) on

Cila eshte metoda e perdorur midis kualicioneve dhe brenda vet kualicionit? D'Hondt?

Submitted by respublica (not verified) on

D'Hondt mes koalicioneve dhe Sainte-Laguë brenda koalicionit.

Submitted by nardi (not verified) on

ca bohet mo

Submitted by nardi (not verified) on

fiton pd

Submitted by nardi (not verified) on

zaloshnja ka nja 5 muaj qe merrem me llogaritjet dhe mendoj se max i pd asht 72 mandate

Submitted by tarrasi (not verified) on

Zaloshnje

Nuk e kam fjalen per beratin por per gjithe shqiperine

a mund te na i dhuash se si do ndaheshin mandatet 70-70.71-69 apo ndryshe?

flm

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.