Një fëmijë me dy nëna?

Postuar në 19 Janar, 2013 07:39
Elton Xhanari

Kemi lindur të gjithë nga një burrë dhe nga një grua”, ulërisnin njëzëri pothuajse gjysmë milionë persona të dielën e shkuar poshtë Kullës Eiffel. Mllefi i tyre ishte drejtuar kundër ligjit të propozuar nga presidenti Hollande që synon të legalizojë martesat e homoseksualëve. Më shumë sesa kundër lidhjes së dy personave të së njëjtës gjini, manifestuesit bërtisnin kundër mundësisë së adoptimit të fëmijëve që ligji në fjalë do mbarte me vete. Shumë gra mbanin në duar pankarta me shprehjen “jemi nëna, jo kosha supermarketi”, duke dënuar fenomenin e “uterusit me qera” ndërkohë që në pankarta të tjera lexohej “nuk ka vezë në testikuj”.

Nëse në Francë është politika e cila tenton të ligjërojë fenomenin e çifteve homoseksuale, në Itali është Gjykata e Kasacionit (instanca më e lartë gjyqësore në vend) që çeli një polemikë të zhurmshme në opinionin publik të një shteti ku Kisha Katolike është thellësisht e rrënjosur. Historia është e thjeshtë: pas ndarjes së një çifti, kujdestaria e fëmijës së mitur iu dha nënës, siç është zakon në raste të tilla. Kjo e fundit, pasi zbuloi tendencat e veta lezbike, vendosi të bashkëjetonte me një grua tjetër. I ati i fëmijës, duke argumentuar se një çift homoseksual do shkaktonte probleme për rritjen harmonioze dhe të shëndetshme të vogëlushes, ju drejtua gjykatave për të fituar kujdesarinë.

Kasacioni hodhi poshtë pretendimet e burrit duke u shprehur se nuk egzistojnë prova për dëme psikologjike që mund të shkaktohen tek një i mitur që rritet nga prindër të të njëjtit seks. Me pak fjalë: zhvillimi moral, njerëzor dhe tendencat seksuale të fëmijës nuk ndikohen nga të pasurit dy nëna apo dy baballarë, ose të paktën nuk ka prova shkencore apo të dhëna faktive që të çojnë në këtë drejtim.

Aktualisht më shumë se 11 shtete në botë kanë legalizuar martesat homoseksuale. Përveç Hollandës (2001), Belgjikës (2003), Suedisë dhe Norvegjisë (2008), bëri bujë Spanja e Zapateros që në 2005 jo vetëm legalizoi këto martesa por ligjëroi edhe adoptimin e fëmijëve.

Problemi nuk është i pakët dhe prek koncepte dhe mendësi qindravjeçare si ajo e martesës dhe e natyralitetit të familjes. Ish ministri i mbrojtjes anglez, duke kritikuar nismën e kryeministrit konservator Devid Cameron për të shtrirë martesat edhe për komunitetin LGBT, përmblodhi mjaft mirë diskursin mbi këtë çështje. “Të caktosh me ligj një kuptim rrënjësisht ndryshe nga ç’ishte të një koncepti aq themelor si ai i familjes apo i martesës, është diçka shumë e rrezikshme.”

Opinioni publik i atyre shteteve europiane ku feja dhe kultura katolike është pjesë e pandashme e identitetit kombëtar, ka njohur dekadat e fundit një zhvillim jo të vogël për sa i përket mosdiskriminit të homoseksualëve. Tanimë çiftet gay apo lezbike, në shumicën dërrmuese të territorit të Bashkimit Europian, përfitojnë të njëjtat mundësi dhe të drejta të çifteve tradicionale.

Hapi tjetër, domethënë adoptimi i fëmijëve, duket sikur është aktualisht tepër i madh për tu pranuar qetësisht dhe pa mëdyshje nga të gjitha shtresat shoqërore. Nga ana tjetër duhet bërë kujdes me lakimin e fjalës “natyrale” e cila, për njerëzimin, nuk ka pasur asnjëherë të njëjtin kuptim edhe pse natyra është dhe ka qënë gjithmonë e njëjta.

Comments

Submitted by Artur Duka (not verified) on

Nje artikull i anshem qe ne krye, me nje urrejtje te fshehur

(me thuaj c'mendon per tjetrin te te them se kush je -  ka thene Erich Fromm).

Kurse ne fund nje "xhevahir"  qe nuk e dinim:

Natyra eshte kuptuar gjithnje ne menyra te ndryshme, edhe pse ka qene e njejta !!!

Natyra eshte kuptuar ne menyra te ndryshme,  sepse eshte ne thelb diverse, ose bashkim i te kundertave (ne nje ane mashkulli dhe ne anen tjeter femra). Fenomenet e natyres qe nuk perfaqesojne kete diversitet jane ne fakt po ashtu realitete te saj, por nuk ka pse te na censuroje njeri te shohim se keto jane realitete te degraduara dhe shterpe!

Duke kundershtuar ne fakt veten, autori perpiqet te na mbushe mendjen se ne duhet te shohim natyren ashtu sic e shohin homoseksualet, dhe jo ashtu si ajo eshte!!

Submitted by Lira (not verified) on

Heret a vone, dhe ne Evrope adoptimi i femijeve nga cifte te te njejtit seks do te ndodhe.  Ne SHBA tashme ne disa shtete ky eshte fenomen i zakonshem.

Problemet tani, me zhvillimin e teknologjise, jane te tjera si: marrja e nje mitre "me qera" kundrejt nje pagese (nje grua ne indi mban ne bark per nente muaj beben e nje gruaje ne SHBA a Itali) ose zgjedhja e atesise sipas deshires  (shume femra shkojne neper spitale te pajisura me bancadata sperme dhe zgjedhin e nje personi sipas te dhenave rreth tij), etj.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.