Në dorë të Doktorit

Postuar në 07 Korrik, 2013 09:09
Edmond Arizaj

Askush nuk mund t’ja heqë Sali Berishës atributet e liderit të Partisë Demokratike. As ata që sot qajnë për të, duke nisur nga militantë të thjeshtë, deri tek ministrat, as ata që dje e gjuanin me gurë e sot janë brenda një kostumi firmato për shkak “ të kthesës” që bënë,  as ata që i kanë ndarë “lakrat” prej vitesh me Berishën, e as ata që po i ndajnë lakrat tani që Berisha është vetëm kryeministër kujdestar e kryetar i dorëhequr. Duke folur për PD-në, dhe jo për qeverisjen e tij si President dhe kryeministër ku ai mund të ketë me dhjetëra mëkate, të bëra e të pabëra, të justifikueshme e të paparanueshme, të gjithë demokratët, të djathtët në përgjithësi, ndonjëherë edhe të majtët, janë sjellë për 23 vjet rrotull këtij njeriu.

Edhe i fundit qëndrestar, Dashamir Shehi, ish-zv/kryeministër në kohën kur Berisha ishte president, sot është deputet i listave të PD-së, pavarësisht se drejton një tjetër parti. Pra realisht të flasim, Partia Demokratike ka marrë frymë në gjithë këto vite me mushkëritë e një njeriu dhe ai është Sali Berisha. Të tjerë eksponentë të saj, janë ngritur, apo janë ulur me pëlqim, apo mosakordim të Sali Berishës, duke nisur prej Genc Pollos e Ferdinand Xhaferrit, deri tek Spartak Ngjela e Lulzim Basha.

Sot sërish gjithçka e ka në dorë vetëm Berisha. Nëse zgjedhjet brenda PD-së do të jenë vërtetë reale dhe pa ndikimin e tij, apo nëse mijëra anëtarët demokratë do të votojnë njeriun e vetëm me të cilin Berisha u shfaq në Presidencë pas mësimit të humbjes së pakthyeshme, Lulzim Bashën. Ky nuk është paragjykim, por aksiomë. Berisha ka shansin e tij të tregohet vërtetë një lider i madh, siç nuk është treguar askush deri më sot në Shqipëri. Brenda një jave, ai theu të gjitha parashikimet, të gjitha dyshimet dhe rrëzoi të gjitha pritshmëritë e sjelljes “alla Berisha”.

U realizuan zgjedhje më normale se asnjëherë, rezultati brenda 2 ditësh me më pak se 5 ankesa (!!!), shpallja e humbjes tre ditë pas zgjedhjeve, urimi i kundërshtarit dhe brenda të njëjtit fjalim dorëheqje nga funksionet brenda partisë.  Kjo sjellje e Berishës duhet në fakt të kthejë analizën e analizuesve politikë në të gjitha ankimimet e tij për zgjedhjet, ashtu si humbja duhet analizuar nga strukturat e PD-së jo vetëm si humbja e tij; në 1997 Berisha dhe jo PD u votua me rreth 27 përqind, në 2013, Berisha dhe PD u votuan me rreth 30 përqind.

Liderit historik të PD-së i mbetet edhe një punë e fundit për “të kryer”. Ta lerë Lulzim Bashën të përballet pa ndihmën e tij. Rivali, Sokol Olldashi, vërtetë nuk duket një peshë e lehtë, një Maqo Lakror. Të dy kanë gati vijë të njëjtë karriere, veçse me vendosje të ndryshme, Ministra Transporti, Ministra të Brendshëm, përballje me Ramën, akuza për korrupsion. Një përballje e vërtetë dhe reale mes këtyre të dyve do të ishte edhe risia e parë, jo vetëm për Partinë Demokratike, por për gjithë partitë e tjera politike, ndoshta duke përjashtuar në një farë mënyre rivalitetin Nano-Majko në 1999.

Duket gati e pamundur që këto zgjedhje në PD, në do jenë reale, apo të stisura, të mos jenë në dorë të Sali Berishës. Pavarësisht deklarimeve të tij të herëpashershme, vetëm drejtimi i kryesisë nga e njëjta karrige ku ka drejtuar për kaq vjet, nuk ta lëkund dyshimin se Berisha e ka dhënë dorëheqjen vetëm me fjalë. Ka lloj lloj mënyrash për ta drejtuar një parti të cilën e zotëron për mbi dy dekada, edhe pse zyrtarisht nuk je më kryetar i saj. Ashtu siç ka lloj lloj mënyrash për të ndikuar tek vota e anëtarësisë në krah të njërit, apo tjetrit.

Natyrshëm që Berisha i ka dhënë aq shumë mbështetje dhe përkrahje Lulzim Bashës, saqë edhe nëse ai do të fitojë realisht, ajo do të komentohet si fitore e Berishës, dhe kjo jo për faj të komentuesve. Por nëse Berisha nuk do të ndërhyjë, të paktën një grup njerëzish në PD do të jenë në dijeni të kësaj. Dhe atëherë nuk do të flitet më vetëm për ndërgjegjen e qetë të Berishës, por për një epokë të re në Partinë Demokratike.

Marrë nga Shqiptarja.com

Comments

Submitted by blendi (not verified) on

E c'fare eshte ky shkrim koti keshtu me lavderime pa vend per Berishen.  Ateqe paska bere Berisha nuk e paska bere askush !!!! Pheee ...

E pse? Sepse nuk paska manipuluar zgjedhjet. Po kjo eshte gjeja me normale ne boten demokratike. Ai do ti manipulonte qe c'ke me te, poqe se rezultati do te ishte 72-68 apo diku afer. Por me nje rezultat 84-56 eshte gje qe s'behet se nuk ia del dot te manipulosh 15 mandate faqe botes.

Apo qe paska dhene doreheqejen si kryetar i PD-se. Po edhe ketu nuk kishte rruge tjeter.

Megjithate, se ndoshta z. Arizaj nuk e mban mend, ka dhene doreheqje Ramiz Alia edhe si president, edhe si kryetar partie. Ka dhene Nano doreheqje si kryeminister nja dy-tre here edhe si kryetar partie. Edhe madje asnjeri prej tyre nuk u perzie me ne politike ne menyre aktive. Jo si ky bashibozuku qe po i ve kukullat me doren e tij ne krye te PD-se per t'i terhequr fijet nga prapa.

Eshte terhequr hiena plake per te kafshuar ne momentin qe ai mendon se eshte i volitshem. Dhe si gjarper qe eshte po le vezet nga prapa me VKM-te e diteve te fundit. Dhe besoj se shpreson ne dy vitet pasardhese te beje rremuje e te vije PD-ja ne pushtet. Ora e tij biologjike po ben tik-tak me kohe dhe besoj se si jatrua qe ka qene, e di se vaji i kandiles po i mbaron, prandaj edhe ai po shpejton. Por nuk do te kete me rast, shpresoj une!

Keshtu qe nuk na the gje, z. Arizaj. Edhe respublica.al qe publikon keto shkrime pa pike racionaliteti nuk e kuptoj ne kete rast. Nuk eshte as analize, as gje. Thjesht nje deshire e z. Arizaj: "Inshalla Berisha nuk do te beje ate qe po shohim te tere qe po ben". Tautologji ...

Tung,

Blendi

Submitted by skelari migrues (not verified) on

Fiks Bledi, ka shume kendveshtrime jo realiste tek shkrimi i Mondit.  Sidomos ky muhabetin i te shfaqurit si normal (se eshte e tepert te thuash qe po kap parametra levdatash...) per Berishen, eshte komplet i pasakte. Ideja e vullnetit te tij per zgjedhje te lira bie poshte qofte edhe vetem nga nje fakt: ndryshimi i paligjshem, me kosto konflikti jo te vogel me perendimin, e KQZ. Nuk ka njeri me logjike normale qe do e shpjegonte kete situate, nese nuk merr parasysh "vullnetin" e Berishes per te "rregulluar" ndonje rezultat. Edhe sjellja teresisht jo dinjitoze dhe pa as me te voglin pranim te pergjegjesise per vullnetin gati perbuzes te shqiptareve ndaj tij, tregon se mbetet njeri shume i vogel ; perdite po shohim (qe nga fjalimi i "doreheqjes, qe e shpjegoi rezultatin me miopine dhe papjekurine e popullit qe i besoi opozites mashtruese) qe gjithe eksponentet e larte te PD as qe kane ndermend te pranojne qe shkelmimi prej pushtetit,  ishte prej vullnetit te shqiptareve...akuzat jane nga me ofendueset, per shqiptaret, dhe nuk me vjen mire qe kuptoj qe ky grumbull jodinjitozesh (plehrash, ne fakt) do vijojne te helmojne kete shoqeri te vuajtur, me regresin dhe shkaterrimin e moralit, qe perfaqesojne. Edhe sjellja me qeverisjen keto dite eshte komplet akt prej rrugaci te rendomte, ne mos prej njeriu qe nuk ka me ne kontroll instiktin e sundimit te dhunshem. Nderi me i madh qe mund ti bejme ketij personazhi, do ishte qe te mos flisnim per te,  pasi eshte padrejtesi ekstreme qe te relativizohet apo "normalizohet" sjellja e tij. Dhe nje cilesim; nuk ka qene nje personazh rreth te cilit kane ardhur verdalle te tjeret, por eshte nje pushtetdashes i paskrrupullt qe kembenguli, perkunder cdo demi qe sillte, te ngecte neper kembet e shtetit shqiptar, deri sa ta sundonte, dhe do mbahet mend si personazhi qe shkaktoi degradimin me te madh ne shumicen e parametrave qe ngrene nje shoqeri.

Te lutem, Mond, mos i thuaj kembes dore, se kemi vuajtur boll...nuk mbajme dot me padrejtesi dhe mediokritet, te kthyer ne norme.

Submitted by reformer (not verified) on

nje pyetje e thjeshte: nese Berisha ishte kaq i madh perse humbi?

Submitted by ervin (not verified) on

Nje pergjigje shume e thjeshte: nqs ka humbur thelle, keqazi dhe ne menyre plebishitare pse ja keni kaq shume friken e rikthimit xhanem apo se i bete opozite me ne krye nje njeri politik prej bore dhe tani qe erdhi behari keni frike se do tu shkrije gjithcka???

Submitted by Lleshi (not verified) on

"Shkon fisi ne fis e nuk behet orizi (rigoni)  Lis " thote nje fjale e urte shqiptare ! Prandaj nuk u cudita as une pse ky Orizi apo Arizi po i thurr hosanara te paqena nje qenieje ordinere si Sali Berisha , te caktuar nga Beogradi per drejtimin e Shqiperise ne kohen e shthurjes se ish Jugosllavise , me rezultate minimaliste per faktorin shqiptar ne Ballkan !

Dikush me siper tha se "Berisha eshte quajtur normal , por pa levdata" ! T'i thuash Berishes njeri normal , eshte levdata me e madhe qe mundet t'i besh ! Dheeee pastaj vijne me rradhe te quhen "normale" te gjitha thagmat (nuk po i them krime se e zbus ) e papranueshme antishqiptare qe ai ka bere ......

Zoti Orizi zoti "qoftelargu" duhet mbajtur sa me larg thote populli ...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.