Lëreni Elhaidën rehat!

Postuar në 31 Maj, 2013 07:01
Mirela Kumbaro

Dje, në konkursin e përvitshëm dhe të çdovendshëm të talenteve të reja muzikore, "The Voice" në Itali, fitoi një vajzë e re nga Shkodra. Quhet Elhaida Dani.

Ajo fitoi sepse është e talentuar dhe jo se është nga Shkodra dhe as se është shqiptare. Përtej faktit që suksesi i Elhaidës erdhi përmes një spektakli televiziv i cili luan fort me emocionet që prodhon një garë, me numrin e madh të publikut në një njësi të shkurtër kohe, me ngjyrat, me dritat, me vetë lojën artistike të Cocciante-s e kolegëve të tij, talenti i saj mbetet i dukshëm edhe për njerëz si unë që s'kanë asnjë formim muzikor përveç dashurisë për muzikën e për zërin e bukur.

Elementi tjetër që i shtoi pikë Elhaidës ishte modestia, përulësia, siç e cilësoi dhe mentori i saj Riccardo Cocciante, i cili i bëri komplimentin më të madh njerëzor. Ajo nuk u shtir, sepse nuk e dinte që ishte e përulur brenda talentit të saj të cilin nuk e shiti por, thjesht e jetoi si ajrin që thith. Ajo është modeste sepse ashtu është rritur. Pa ia njohur jetën, ia lexova këtë në ballin e pastër, në supet e mbledhura, në këmbët që s'i rrinin dot majë takave, dhe në përqafimet fëminore të prindërve të saj të thjeshtë deri në madhështi. Por edhe në zërin e dridhur me të cilin falenderoi vendin mikpritës si dhe në "falemnderin" shqip që i dërgoi atdheut.

Asaj, por edhe familjes së saj, i shkon gjithë merita e këtij suksesi, sepse fitoi përtej mundësive të kufizuara për t'u shkolluar si duhet artistikisht në Shqipëri, për t'u ushqyer si duhet me artin e vërtetë, për t'u edukuar me më të mirën e shijeve muzikore dhe estetike. Elhaida arriti të çajë e t'i shpëtojë për fije banalitetit të këtij realiteti dhe shpërdorimit të vlerave artistike të individëve, çka ndodh rëndom në fshatin tonë shqiptar.

Tani, pasi i dhamë Elhaidës çka i takon Elhaidës, le të kthehemi pak të vetja jonë. Nuk i mohoj emocionet që shkakton një zë i mrekullueshëm dhe fakti që ky zë vjen nga dikush i cili flet gjuhën tonë. Mirëpo, si në çdo gjë tjetër, sport, politikë, vrasje, 8 mars apo Halloween, ne reaguam skajshmërisht në rrjetet sociale, në telefonatat, në kafehanet dhe në media, duke mos i lënë mangut asgjë profilit të një vendi të vogël që shpesh mbush kohën në vend që të mbushë kokën. Dhe, qershia mbi tortë, liderët politikë nuk humbën ama, asnjë minutë për t'ia marrë fytyrën, emrin e fitoren vajzës e për t'ia vënë në shkallët e stadiumeve të tyre politiko-zgjedhoro-partiako-mitingo-fejsbukiane a tuitoriane.

Kjo vajzë nuk është as e para e as fundit shqiptare që me talent e punë arrin suksese në karrierën e vet. Madje është vetëm në fillim të punës. Shkencëtarja Mira Mezini në Gjermani, apo tenori Saimir Pirgu në Europë, sociologu Artan Fuga në Francë apo sopranoja Ermonela Jaho në Amerikë, futbollisti Igli Tare e balerini Kleidi Kadiu në Itali, janë shumë e shumë artistë, inxhinierë, mjekë, apo profesionistë të ndryshëm që u lindën e u rritën në Shqipëri jo se e zgjodhën po se të gjithë diku do të lindim. Pra s'kanë as meritë se janë shqiptarë dhe Shqipëria nuk ka ndonjë meritë të veçantë në suksesin e tyre personal. Ata janë të gjithë inidvidë të talentuar, punëtorë të mendjes, të artit a të sportit, të zotë dhe të mirë, që kanë treguar sa të aftë që janë, me apo pa bujë. Shoqëria shqiptare nuk është aq e zonja, aq e zhvilluar dhe aq e fortë sa t'i mbajë, t'i rrisë e t'i kultivojë talentet aq sa talenti të mbajë patentë shqiptare. Shqipëria është dhe duhet t'u jetë atyre mirënjohëse që ata e tregojnë dhe e i japin vlerë origjinës së tyre, që, herë pas here, ata kthehen dhe e ndajnë talentin, suksesin dhe kontributin e tyre me vendin e lindjes e me ne. Ashtu sikurse duhet të çmojë talentet dhe njerëzit e zotë që i ka brenda vendit dhe që jo rrallë i dënon me heshtje dhe i fyen me mungesën e hierarkisë së vlerave.

Sot kur bota e artit, e kulturës, e teknologjisë dhe e suksesit nuk ka më atdhe dhe as kufij, më i zoti vend, më i afti shtet, është ai që di jo vetëm të rrisë lulet e veta por edhe të importojë lule të tjera. Për momentin ne nuk jemi të tillë se kaq e kemi takatin. Të paktën mos t'i lodhim nëpër pazaret tona virtuale, mos t'ua kërrejmë jetën nga sirtaret, mos t'i shtrojmë si qilima elektoralë, por t'i mbështesim, nëse mundemi.

Tani Elhaidën ta lemë rehat, të rritet, të kultivohet, të përpunohet e të përparojë në karrierën e vet. Të mos ta kthejmë në atë që s'është, në simbol kombëtar, e pastaj ta lodhim nëpër tribuna, se e dëmtojmë. Italianët votuan Elhaidën dhe jo Shqipërinë. Ne s'kemi asnjë meritë. Suksese Elhaida dhe gjithë Elhaidat kudo që ndodhen e prej ngado që të vijnë!

Comments

Submitted by Bard (not verified) on

Kush e ka thene kete: "Zot me ndihmo te mbaj gojen mbyllur kur s'kam asgje per te thene"?

Submitted by Furtuna. (not verified) on

E ka thene Faik Konica. Bile verzioni i gjate eshte ky: "Ati ynë që je në qiell, jepna fuqinë të mbajmë gojën mbyllur kur s`kemi gjë për të thënë.Falna durimin të thellojmë një punë përpara se të shkruajmë mbi të! Frymëzona me një ndjenjë të mprehtë të drejtësisë që të flasim jo vetëm me paanësi, por dhe të sillemi ashtu.Shpëtona nga grackat e gramatikës, nga shtrembërimet e gjuhës dhe nga lajthimet e shtypit.Ashtu qoftë!"

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Nuk me duket se ka ndonji fare lidhje me punen dhe perspektiven e Elhaides ne Itali, me ç'fare zhurmet kote bajne politikant ne Shqipni.

Rezultati artistik i Elhaides ne Italine e artit asht nji sukses i madh.

Submitted by Anonim (not verified) on

Ju deri diku mbase keni te drejte,por as Elhaida  dhe as te tjeret sado te talentuar te jene pa publikun jane 0.Nqs eshte keshtu le te kendojne ne shtepite e tyre!Elhaiden e ka mbeshtetur publiku shqiptar nga larg qe ne fillim te rrugetimit te saj deri ne fund dhe elhaiden dje e kane votuar me besoni shum po shume shqiptare,kshu qe pa publikun asnje nuk behet dot ai qe do!

Submitted by Edmond (not verified) on

Ketu flasim per talente qe bejme baaam tek te gjithe ne bote, ju na permendi edhe sociologun Fuga ne France, sikur te kete cuditur Francen me sociologjizmat e tij.  C'eshte kjo mani qe ne shkrime te tilla, futen subjektivizma njohjeje e simpatish, jashte logjikes se temes?

Submitted by Era (not verified) on

Zonja Kumbaro,

Besoj ju ka ndodhur shpesh kur udhetoni jashte shtetit qe nje shitese apo kamarier ju flet ne shqip, dhe besoj se si te gjithe ne,mbase nga efekti surprize (nuk e prisje te ndodhte) emocionohesh sado pak. Nuk eshte  vlera as faji juaj apo i Shqiperise qe personi qe sapo ju ka folur ben ate pune ne nje vend te huaj, megjithate kjo prape s'te pengon te kesh nje lloj emocioni.

Edhe per Elhaiden, asnjeri nuk u ndje pergjegjes per suksesin e saj (te pakten shumica jone qe u entuziazmuam), thjesht perjetuam emocion, (karakteristika kryesore e te qenit njeri), dhe pse jo?!!

Nuk tu duk shume bukur mbreme, kur te gjithe njerezit ne rruge, kafene dhe telefona nuk flisnin per zgjedhjet apo pseudopolitikanet tane? Te pakten per nje mbremje u beme prape njerez. Besoj se  mund ta beje kaq sakrifice, dhe ta lije kete rradhe te bente si dinte vulgun popullor..

Submitted by AnonimSilvana (not verified) on

Shkrim shume i mire!

Submitted by Shqiperuesi (not verified) on

Nuk pajtohem me thelbin e shkrimit.Elhaida ose cilido shqiptar (autores: edhe shqiptaret jashte territorit te Shqiperise jane shqiptare) paraqet shqiptaret dhe Shqiperine po aq sa edhe veteveten jashte vendit.Jo me kot themi se na e "moren fytyren disa shqiptare me sjellje te pahijshme ne vendet tjera. E njejta gje eshte tani vetem ne konotacionin pozitiv.Elhaida ka perfaqesuar veten e saj por edhe gjithe Shqiperine,e me Shqiperi nenkuptoj te gjithe shqiptaret.

Submitted by pepo (not verified) on

Tek Elhaida secili nga ne perjetoi fuqine artistike te shpirtit te saj.Nese ne jemi krenar me te kjo vjen se nder deje na zien i njejti gjak,dhe ndajme sebashku emocione kombetare.Emocione qe ka kohe qe na jane mohuar nga klasa politike shqiptare.Duke u krenuar me kete vajze ne bejme njekohesisht nje proteste per injorancen qe mbizoteron ne Shqiperi e perfaqesuar nga njerez medioker te cilet artin e vleresojne vetem nepermjet bindjeve partiake.Kur themi'' bravo Elhaida'' secili nga ne ndihet nje prind ku sheh me shume kenaqesi dhe me shume deshire te ardhmen e femijes se vet.Jashte cdo politike kjo eshte nje kurajo qe na jepet qe femijet tane te punojne dhe luftojne kudo qe jane te kene suksese ne art kulture me fuqite e veta pa haruar dashurine per atdheun dhe duke perbuzur klasen politike shqiptare qe deri me sot kane si parim konfliktin dhe percarjen e nje populli te zgjuar e te vuajtur!

Submitted by Tetova (not verified) on

"...janë shumë e shumë artistë, inxhinierë, mjekë, apo profesionistë të ndryshëm që u lindën e u rritën në Shqipëri jo se e zgjodhën po se të gjithë diku do të lindim. Pra s'kanë as meritë se janë shqiptarë dhe Shqipëria nuk ka ndonjë meritë të veçantë në suksesin e tyre personal."

Me trego ti nje personalitet qe talentin e ka fituar se ka lind gjerman, italian, sllav... perse ben nje krahasim aq te pa vlere, kur thua se Elhaida nuk e fitoji talentin se ka lind si shqiptar, pse duhet ta sulmoni shqiptarin edhe ateher kur nuk duhet, o nihilist!

Shteti shqiptar eshte ai qe duhet te sulmohet vazhdimisht, e jo qenia shqiptare!

Submitted by lab gjysem opinge (not verified) on

ne rregull e ke ti moj znj Mirela, po ku rri dot Saliu pa perlyer cdokend qe mendon se i sjell nje grusht me vota!

Submitted by Anonim (not verified) on

A u frikove te permendish ndonje shqiptar nga Kosova apo viset tjera shqiptare znj. Kumbaro?!!! A u frikove te permendish Luan Krasniqin, Majlinda Kelemendin, Sislej Xhafen, Arta Dobroshin...? A u frikesove apo nuk i konsideron shqiptare te denje? Kur shoh shkrime nga gjoja intelektuale nga Republika e Shqiperise dhe shoh qe jane aq te shkurter ne mendje sa nuk shohin tej kufirit te fshjatit te tyre filloj e frikesohem per popullin shqiptar, por pastaj me bien ne mend qe keta njerez zakonisht jane provinciale dhe mendje shkurter dhe sekendejmi te prendesishem dhe duke kujtuar qe populli i di punet e veta nuk merzitem per kumbaret e as kumbareshat e dobesimit nacional te shqiptareve!

Submitted by Andi (not verified) on

Nuk kam ndjekur se çfarë ka ndodhur me ndonjë shpërdorim të emrit të Elhaida Danit në Shqipëri, por artikulli i znj. Kumbaro, thënë më së buti është tekanjoz dhe i patakt.

Ajo pohon se ‘(a)jo fitoi sepse është e talentuar dhe jo se është nga Shkodra dhe as se është shqiptare.’ Mund të jetë kjo një shkarje e çastit apo edhe një keqdashje tipike shqiptare për t’u dukur më ndryshe nga e gjithë dynjaja. Gjithsesi, ajo fitoi pse ishte e talentuar, POR askush s’mund të mohojë faktin si drita e diellit që ajo është nga Shkodra dhe është shqiptare. Kur bëhet ndonjë vrasje, vjedhje apo paudhësi tjetër, të gjitha televizionet botërore nguten të tregojnë se këta janë shqiptarë. Askush nga kjo botë e përparuar nuk thotë se ata janë kriminelë dhe të mbyllë çështjen. Nëse është kështu – dhe kështu është – atëherë kur dalin njerëz të suksesshëm ne si komb kemi arsye të krenohemi sepse Elhaida Dani, Ermonela Jaho, Inva Mula etj. janë shqiptare, flasin shqip, krenohen që janë shqiptare dhe ky është fakt më shumë se i mjaftueshëm pse ne krenohemi për këtë. Të gjitha kombet e botës e bëjnë këtë, dhe do ta bëjmë edhe ne. Nëse një vajzë në një familje arrin suksese, si bën e të mos krenohet vëllai apo motra e saj, prindërit e saj, të afërmit e saj? Dhe në këtë vijë, pse të mos krenohet edhe kombi i saj?

Le të më falë autorja, ,port artikulli më duket i ngutshëm, i paargumentuar dhe tekanjoz! Të marrësh si fakt keqpërdorimin e disa politikanëve dhe të mohosh përkatësinë kombëtare të një këngëtareje shkon përtej mirësjelljes dhe bëhet skaji tjetër i shpërdorimit të po këtij fakti.

Submitted by tomimuco (not verified) on

@Anonim ne kosove: po le te shkruajne edhe gazetaret kosovare ndonje gje per Elhaiden si par condicio, se per Luanin e kemi sterthene! Juve andej nuk ju beri pershtypje Elhaida fare?

Shkrim i goditur mbi te gjitha komenti qe tregon se ai qe eshte i zoti , ia del gjithkund pikerisht se eshte i perulur ne punen e tij! Flm Mirela

Submitted by Artur Leka (not verified) on

Ka disa kontradikta ky shkrim. Nga njera ane na perbuz krenarine shqiptare nga ana tjeter kerkon te jemi te tille. Te gjith e ngriten lart Elhaiden, sepse ngriti lart emrin e Shqiperise, nuk e trajtoi askush qe Elhaida duhet tia dije per nder Shqiperise. Te pakten ne kete menyre e ka trajtuar Mirela ne shkrimin e saj. Mendoj se askush nuk po abuzon me vajzen nga Shkodra, pervecse shprehin faktin qe Elhaida krenoi vehten dhe vendin e saj. Te gjithe talentet qe po ndricojne ne Evrope apo Bote nuk duhettua mohojme qe jane shqiptare. Ku kerkon te dale Zj Mirela nuk e di.

Submitted by Artur Leka (not verified) on

Ka disa kontradikta ky shkrim. Nga njera ane na perbuz krenarine shqiptare nga ana tjeter kerkon te jemi te tille. Te gjith e ngriten lart Elhaiden, sepse ngriti lart emrin e Shqiperise, nuk e trajtoi askush qe Elhaida duhet tia dije per nder Shqiperise. Te pakten ne kete menyre e ka trajtuar Mirela ne shkrimin e saj. Mendoj se askush nuk po abuzon me vajzen nga Shkodra, pervecse shprehin faktin qe Elhaida krenoi vehten dhe vendin e saj.

Submitted by ILIRET (not verified) on

C'a thu ti moj goce!? Te mos shkoje ne takim me kryeministrin Elhaida kur ky ta ftoje. A asht ma e mire kjo se Eliza Dushku. Apo se Ciljeta, Greta Koci, Bleona, La Ura, apo Selvia. Aty te dale bashke me to, ne mitingun permbylles te fushates elektorale te PD. Jo po do t'ju pysim juve. Keni per t'pa...

Submitted by anisa (not verified) on

Shkrim tejet i arrire. Je thjesht e sakte , Mirela Kumbaro.

Submitted by Anonim (not verified) on

pse,cfare prisni ju nga ''intelektualet'' multi-ku  lti,pseudoglobaliste,internacionaliste e me rradhe?

qellimi i tyre eshte te dobesojne ndjenjen kombetare te shqiptareve.   por vetem te shqiptareve ama!  te gjithe njerezve te medhenj te artit,kultures,shkences, u vihet ne dukje prejardhja e tyre kombetare,ndersa shqiptareve nuk duhet! jeni shume te lodhur ju qytetaret e botes.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.