Ka shumë të pakënaqur që s`dinë më kujt t`i bashkohen

Postuar në 02 Nëntor, 2012 05:50
Endrit Avdullari

Alexey Navalny është një bloger nga Rusia që ka rrahur shpesh artikujt e gazetave në mbarë botën. Ai shkruan artikuj në internet dhe është cilësuar si një nga frymëzuesit kryesorë të protestave në Rusi që nisën nga manipulimet në zgjedhjet e 4 Dhjetorit. Risia e tij është se në vend që t`u kujtonte Rusëve se si shkeleshin të drejtat njerëzore, filloi të llogariste paratë që qeveria “hajdute dhe kusare” e Putinit vidhte nga buxheti i shtetit. Doli që rreth $33 miliardë  - rreth 3% e prodhimit të brendshëm, “humbisnin” çdo vit dhe që shumica e tenderave shkonin për të afërm apo miq të pushtetarëve. Në mënyrë cinike kjo provoi se njerëzit janë më të ndjeshëm  kur dikush u vjedh paratë e tyre se sa kur vriten katër protestues në bulevard. Arrestimi i tij u dha zjarr protestave në Moskë e më gjërë ku u mblodhën mbi 50.000 njerëz, më të mëdhatë që nga rënia e Bashkimit Sovjetik. Ai vetë u arrestua dhe u dënua me 15 ditë burg por kjo thjesht e martirizoi akoma më tëpër atë dhe kauzën e tij aq sa dhe dy prej aleatëve të ngushtë të kryeministrit Putin, i shumëpushtetshmi kre i kishës Ortodokse, Kirili I dhe Aleksej Kudrin i respektuari ish-ministër i financave, i kanë kërkuar Putin “t`a ridrejtojë lidershipin e tij drejt dialogut”.  Me rënien një nga një të mediave të pavarura në vend si pasojë e presioneve nga pushteti, ky blog interneti ishte mënyra më efiçente për të ekspozuar degradimin e rregjimit.

Julian Assange themeloi Wikileaks në 2006-ën me qëllim sjelljen e lajmeve me rëndësi pubilke duke publikuar burimin në mënyrë që lexuesit të mund  të verifikojnë vetë vërtetësinë e informacionit. Faqja lëshoi mbi 1.2 milionë dokumente që në vitin e parë të hapjes por e arriti kulmin me rrjedhjen e kabujve amerikanë në 2010-ën.  Të palarat e shumë qeverive dhe qeveritarëve dolën për herë të parë hapur për publikun duke krijuar tensione në shumë vende të botës veçanërisht në Irak, Afganistan, Kenja, Lindjen e Mesme (një nga katalizatorët e Pranverës Arabe bashkë me Facebook dhe Twitter), Bregu i Fildishtë etj. Në këto kabuj u përfshi dhe Shqipëria ku pa dyshim dy prej të vërtetave më tronditëse ishin përfshirja e një numri deputetësh aktivë në majat e kriminalitetit dhe kontrolli i kreut ushtarak të forcave të armatosura të republikës nga djali i kryeministrit. Assange kërkohet nga autoritetet Suedeze (gjithashtu të përfshira në skandalet e Wikileaks) për përdhunim të cilat lëshuan mandat arresti për të pikërisht kur u publikuan kabujt mbi luftrat në Irak dhe Afganistan. Ai mohon akuzat dhe po lufton ekstradimin nga Britania duke thënë se gjithçka është e orkestruar nga Shtetet e Bashkuara. Çështja i ka kaluar Gjykatës Supreme Britanike.  Në 2011-ën, Wikileaks u detyrua të publikojë të gjithë kabujt krejt papritur para kohe pasi pretendoi që e përditshmja britanike “The Guardian” (që ironikisht përkthehet “Roja”) kishte vënë në rrezik sigurinë e kabujve.

Në Shqipëri njihen vetëm dy media të pavarura sipas eurodeputetes Fajon. Të paktën të pavarura nga qeveria. S`përjashtohet mundësia që edhe ato të lodhen një ditë (qoftë larg) dhe t`i bashkohen pushtetit nën modelin Arjan Çani. Prandaj, më shumë se media të fuqishme opozitare Shqipërisë i duhen njerëz intelektualë, profesionistë dhe me popullaritet që jo domosdoshmërisht duhet të kenë pas tyre një media apo një parti që i mbështet. Njerëz si E. Veliaj në fillim të viteve 2000 apo A. Kurti në Kosovë të cilët në fakt e kthyen kursin e tyre të opozitës qytetare në opozitë politike. Duhen njerëz me kauza kombëtare që mbështeten te llogjika, faktet dhe argumentet siç po bën pak a shumë E. Zaloshnja në Respublica, por që mbi të gjitha duhet të mbështeten të dashuria për atdheun, funksion që do t`a kryente mirë Kreshnik Spahiu po të mos ishte për të kaluarën e tij te Këshilli i Lartë i Drejtësisë që është një institucion me përgjegjësi të drejtpërdrejtë në shumë prrej problemeve që hasen në Shqipëri sot. Na duhet një Mbinjeri (Übermensch) që siç thoshte Niçja motivohet nga dashuria dhe jeta që del mbi instiktet nga të cilat u krijua dhe krijon vlera të reja.

Ka shumë njerëz të pakënaqur që s`dinë më kujt force t`i bashkohen, që s`kanë besim se të vetëm mund të bëjnë ndonjë ndryshim dhe kjo është e gabuar. Historia na kujton që lufta fitohet në mendje dhe në zemra po aq sa në shesh, ndaj të dorëzohesh është e gabuar. Nëse ke diçka për të thënë shkruaji një botuesi, nëse nuk botohet nis një blog, hap një llogari në twitter ose fillo shpërnda trakte por mos hesht. N.q.s. ti hesht ATA kanë fituar. Një njeri i vetëm MUNDET t’a ndryshojë botën dhe me fjalet e njërit prej tyre “Unë kam një ëndërr...”

Comments

Submitted by Albi (not verified) on

Njerëz si E. Veliaj në fillim të viteve 2000 apo A. Kurti në Kosovë të cilët në fakt e kthyen kursin e tyre të opozitës qytetare në opozitë politike.

Kauzen e Veliajt as socialistet nuk e njohin me, a e ke pare sa mllef ka ndaj tij edhe ne komentet ketu apo te Tema.

Mos e krahaso ate me Albinin, qe iu ngel besnik idealeve te tij deri ne fund dhe prandaj eshte sot parti e trete.

Submitted by Artemis (not verified) on

@Albi:

Vetevendosja doli forca e trete ne nje pale zgjedhje te organizuara nga 2 'forcat' e para ne te cilat ishin tjetersuar 38% e votave.Pra nje levizje politike konkuron per here te pare ne zgjedhje politike me dy partite kryesore te rregjimit dhe pasi manipulohet vullneti i 38% te votuesve renditet e treta!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.