Ka filluar apo jo Konsulenca Blair?!

Postuar në 18 Korrik, 2013 02:34
Arben Manaj

Ndoshta unë nga që raportoj nga Londra do isha parimisht në një pozicion më të përshtatshëm për të dhënë një përgjigje sado të vërtetë rreth kësaj enigme, si ato të Agatha Kristit .

Por një sërë faktorësh që lidhen më shuma të panjohura monetare në këtë lojë, nevoja për ruajtje sekreti, dhe një mentalitet dhe mungesë transparence, mund të shpjegojnë vështirësitë për shkuarjen deri në fund të këtyre pikëpyetjeve që duan përgjigje nga publiku shqiptar.

Nuk është e lehtë që duke qënë se je gazetar dhe apriori mund të kesh akses në qarqe dhe të mësosh se cfarë ndodh realisht pas kuintave.

Personalisht kam bërë gjithshka me sa më lejon profesioni , madje edhe duke kaluar etikën dhe vetveten, dhe aq sa më lejojnë mundësitë praktike, duke kontaktuar të dyja palët, shqiptaren dhe atë britaniken, më saktë qarqet e Ramës dhe të Blerit për te mësuar , duke  mos bërë kujdes për naivitetin e perceptuar, pra për të mësuar më shumë rreth dritë-hijeve, në emër të atyre që po lexojnë këtë shkrim,  të konsulencës së ish kryeministrit britanik për kryeministrin në pritje të Shqipërisë.

Nuk mund të them se ka mungesë dashamirësie sesa ngurim për të ndihmuar deri në fund për të zhbiriluar dhe kontaktuar ata që do duhet të japin dhe dinë detajet e konsulencës dhe nëse ajo ka filluar ose jo.

Përgjithësisht kur ka gjëra që do të duhen mbajtur larg syve dhe veshëve të publikut, pavarësisht nga arsyet qofshin këto edhe shtetore, bllokohet aksesi dhe të vërtetën e mbulon errësira e nëntokës politike.

Kështu ndodhi në Shqipëri dhe u kritikua me të drejtë kryeministri në ikje, për lidhjet e tij okulte me Podestën, dhe kështu duket hëpërhë se po ndodh me Ramën dhe Blerin.

Sot Shqipëria ka një kryeministër të Rilindjes, që nënkupton se gjithshka do të duhet të kalojë përmes dritës së transparencës.

Hapja me publikun  për të marrë vesh se si do të qeverisësh ndryshe është e pakta dhe më minimalja e pritshme. Kjo mbetet të paktën ajo që do të duhet të vij nga një Kryeministër në pritje.

Fillimisht, nëse do të duhet të qeveriset ndryshe nga Berisha,  dhe pse je kryeministër në pritje, nuk është serioze dhe për hir të protokollit, si një nga elementët që dallon një shtet serioz nga një shtet tipik i habitatit afrikanoqëndror, që në Ambasadën shqiptare në Londër nuk ka kurrëfarë informacioni për një vizitë të tillë të Kryeministrit në pritje, ndryshe nga sa u tha për mosdomosdoshmërinë e njoftimit dhe protokollit dipllomatik për një udhëheqës opozite në rastin e Vjenës së fashme.

Është e pafalshme që përfaqësuesit më të lartë të shtetit në vëndin që viziton si kryeministër në pritje dhe jo si qytetar dosido, të mos ketë të paktën një njoftim dhe që lajmi merret nga mediat.

Kjo është tejet jo serioze deri në kufijtë e qesharakes, edhe pse mund të justifikohet si një vizitë tek një kompani private konsulence.

Kjo mund të jetë e vërtetë, por kryeministri në pritje nuk vjen në Londër si person privat, për të pritur lindjen e foshnjës  mbretërore apo për të vizituar Tate Gallery, por tek kjo kompani  vjen në emër të qeverisë së ardhshme, ose moralisht të tashmes së shqiptarëve, dhe për tu konsultuar për punët e shtetit.

Dhe meqë ka ardhur, do te duhet të sqarohet për publikun ka filluar apo jo kjo konsulencë praktikisht, qoftë edhe permës Twitter-it.

Mëndja ma do që ka filluar, pasi jo Toni Bleri, por asnjë hidraulik në Angli kur kërkon një shërbim të tij nuk ta ofron atë për “shpirtin e Mbretëreshës”, por ka tarifa paraprake përpara se të japë cmimin për punën kur të ketë bërë vizitën e parë në shtëpi .

Kështu do të duhet të ndodh edhe në këtë histori, dhe nuk besoj se Toni Bler i ka hyrë kësaj konsulence për filantropi apo se ka rënë në dashuri dhe eshte mahnitur me Edi Ramën apo me tërë ata që drejtojnë që nga Brazili, Kolumbia e Mongolia së fundmi, të cileve u jep këshilla.

Normalisht ai ka kompani private dhe ka tarifa të caktuara që do të duhet të bëhen transparente për të qënë, ndryshe nga Berisha.

Nëse është në fazën fillestare konsulenca, llogjika elementare ta do që të dyja palët të kenë dhënë ose shqyrtuar ofertat për kësi konsulencash, që nisur nga ajo se cfarë cmimi kanë ato të kalibrit të ish kryeminstrit britanik, zorr se bien poshtë milionëshit.

Kësaj enigme për publikun, por jo për Ramën, ky i fundit do të duhet t’ua thotë shqiptarëve, pasi për të mirën e tyre po e bën, sic thotë edhe vetë, dhe nëse nuk ka asgjë për të fshehur, nuk ka përse nguron dhe nuk ka pse ta quaj “ngutje të kotë” atë që media kërkon në emër të publikut.

Shqiptarët e urryen ndër shumë të tjerash edhe mënyrën enigmatike të konsulencës Podesta nga Berisha, dhe nëse votuan për një ndërim kuajsh, nuk e bën që këta kuaj të rinj politik të jenë të njëjtë si gërdalla që po ikën.

TemA

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Duket se nuk ia kan rà dakort ende per honorarin. Ha,ha,ha,

Submitted by PoorAlbanianBoy (not verified) on

Kësaj enigme për publikun, por jo për Ramën, ky i fundit do të duhet t’ua thotë shqiptarëve, pasi për të mirën e tyre po e bën, sic thotë edhe vetë, dhe nëse nuk ka asgjë për të fshehur, nuk ka përse nguron dhe nuk ka pse ta quaj “ngutje të kotë” atë që media kërkon në emër të publikut.  [artikulli]

Nuk eshte dhe aq enigme. Disa here si ne kampin e Socialisteve Shqiptare,  dhe ne ate Anglez, eshte thene: Konsulenca z Blari do jete falas per Shqiperine. Sigurisht ai merr para per sherbimet e tij, qe nga ''after dinner speeches'' takime me bzinesmene dhe politikane, apo projekte per shtete te vecanta; media Britanike shpesh ka theksuar se: sot stafi i z Blair eshte disa here me i madh se ne kohen kur ai ishte Kr.Minister.

“Tony Blair sends his warmest congratulations to Eddie Rama on his victory. As we have said before, we would be delighted to work with the new government of Albania. But, the fact is, no contract has been signed and if it were to be, our work would be done on a not-for-profit basis.”

Keto fjale i ka thene ndihmesi i T.B, besoj se si ai [si Rama, qe ka thene ndihma do jete falas] do e mbajne fjalen, Shqiperia nuk i ka £4.000.000-ne-vit per ti paguar askujt, sic ben Brazili. Nese do paguhen para, te jeni te qarte (dhe autori, po ashtu) se ato do deklarohen nga Kompania e T.B. kur te publikoje te ardhurat/dhe/fitimet vjetore. Ti leme teorite konspirative dhe korrupsionin e supozuar kur akoma nuk kemi fakte.

Por a do shpenzohen para? Sigurisht, nese-dhe sa here do vije T.B ne Shqiperi, expenses (shpenzimet) do jene nga pala Shqiptare; qe nga siguria, personeli i tij, fjetje e te ngrena [thame qe ka nje staff te konsiderueshem] do peballohen nga pala jone. Keto duhet te publikohen, pasi sido te jene - per nivelin tone- do jene substanciale. T.B nuk do vihet ne nje hostel me 10 Euro nata, dhe ketu duhet transparence. Le te spekulojme pak....Pse Britaniket duan te na ndihmojne ne...

1) Po s'kerkove kurre nuk merr. E. Fuga, qe kontaktoi Alistair Kampbellin ne Facebook u tregua bold. Hallall.

2) Socialistet Britanike tashme nuk jane ne pushtet, atyre u duhet nje konfirmin, qofte per histori apo ego...qe NEW Labours akoma kujtohet diku si sukses i socializmit europian.

3) Ne Britani, Socialistet e kohes se Tonit kane humbur shume prestigj; qe nga bashkangjitja pa kushte me z. Bush ne Luften Iraq/Afganistan, tek gjera me delikate...'sexing up the weapon's of mass destruction dosjer'' e deri tek vetevrasje e Dr David Kellit, nje ekspert i armeve te shkaterrimit ne mase, i cili se perballoi dot presionin meidatiko-politik.

5) T.B. nuk duhet me si me pare, ne fakt urrehet deri diku, e quajne [neper forume/ media] genjeshtar, shites, te pabese etj; Nuk eshte me ai  Toni i fundit te viteve 90-te qe dukej se ''ecte mbi uje'' dhe hyri si nje uragan ne Parlamentit Britanik me nje majority te papare.

6) Ne Shqiperi keto nuk vlejne fare, ai shikohet si shpetimtari i Kosoves {me te drejte} dhe si udheheqes boteror; ne Perendim opinioni per te nuk eshte aq pozitiv. Blari donte te behej Leader ne Europen Union por se pranuan kandidaturen e tij.

7) Ka nje presion ne median Britanike, qe shkon nga ironia ne moralizim, dhe deri ne urrejtje e gjykim; se pse ky njeri po shetit globin, si ''peacemaker'' kur ai beri gjithe keto luftera; po ashtu ben biznes me emrin e lidhjet qe ka. Nese Blair do bente dicka per Shqiperine, kjo do ishte si pune ''charity'' ne emer te Parimeve (Blair is big on principles/speeches) dhe si pune ''nice guy'' gje qe nuk do lihet pa u thene/shfrytezuar nga makina e tij e PR-it.

8) Thjeshte do ta beje. Altruizmi, ka dhe nje ''feel good factor'' dhe pse hap nje dere per Ramen apo shpenzon 1-2-3 ore kohe ne 6 muaj, qofte duke bere nje telefon nga plazhi apo  kopshti i tij; kjo nuk i kushton dhe aq. Eshte deshire e tij personale te shihet si mentor, ''elder statesmen'' ne nje vend ku vlersohet, kopjohet dhe aplikohet ''his legacy and advice'' pra Miklimi dhe Altruzmi jane gjera qe i personalisht i takojne Blairit. Ai do ta beje kete FALAS.

Une sinqerisht besoj se ai nuk do kerkoje pagese nga Shqiperia, por le te shofim..nese e kunderta ndodh do merret vesh shume shpesh.

Submitted by anticensurë (not verified) on

djalë i varfë,i keq,i gjorë etj,etj shqiptar,

ke bërë një shkrim të gjatë dhe të mirë!!përjashto shkurtimet dhe fjalët në anglisht që ishin shumë të shpeshta!!

ti jep variantin FALAS të toni blerit!!është shumë e mundëshme!!vepra e veprime bamirëse bëhen në të gjithë botën!!nëse e bën për ne faleminderit!!arsyet?? nuk ka rëndësi!!

gjëja që mua më shqetëson mungesa e kiartësisë,trasparenca ose tejdukshmëria!!rama me pompozitet të madh deklaroi fillimin ose mundësinë e fillimit të bashkpunimit!!deri këtu mirë shumë!!më pas heshtje totale dhe në më të shumtën kemi thënje për ndihmë që nuk do të shpërblehet,bamirsi të tij nga njerëz të afërt të ramës!kurse nga ai vetë kemi vetëm “ngutje të kotë” të publikut shqiptar për të marrë vesh se çfarë ka ndodhur!!në mënyrën më të thejshtë mund të jepej informacioni i pastër:

jemi në pazarllëk!asgjë nuk kemi vendosur!bleri ka bërë këtë ofertë!

të tëra këto duhet të jepen nga rama vetë,ashtu si bëri reklamimin e takimit dhe të marrveshjes së parë!e jo të dalin si muhabete rrugësh a kafenesh!!jo e dëgjova tek këthesa e kamzës a tek kafja në të hyrë të bllokut!

ashtu si thotë dhe manaj,tejdukshmëria,pastërtia duhet të fillojnë që tashti!!gjë që nuk po duket aspak!!tejdukshmëria ndoshta pengohet nga ngjalat e lalzit!!ngjala të cilat mbajtën të fshehur fillimin e bashkpunimit të ditës së gënjeshtrave për rreth 9 muaj!!ngjala që po e bëjnë majkon ti rrëshkasin brroçkulla për "largime"doganierësh  hajdutë që duhet të pendohen e të fillojnë një jetë të ndershme,bledi klosin që duke i hedhur fajin sistemit,jo vetëm ka nxjerrë të "pastër" ilir metën por do të pastrojë dhe sali berishën!

Submitted by fitimi (not verified) on

Ne boten kapitaliste asnje nuk punon pa pare dhe jo me Bleri qe do ofendohej se  i bije  poshte pazari atij .Askush si ha keto ai e di se sa tru kane shqiptaret dhe qe ushqehen  dhe jetojne me rrena  prandaj nje rene me tep;er vazhdoni ne tullum e kemi te gjithe.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.