Berati vs. Fieri

Postuar në 27 Prill, 2013 02:03
Eduard Zaloshnja

Në qoftë se lëmshi i KQZ-së shkokolepset së afëmi, zgjedhjet parlamentare në Shqipëri do të zhvillohen në datën 23 qershor, siç ka dekretuar Presidenti i Republikës. Dhe gara do të jetë vërtetë e fortë.

Dy koalicionet e mëdha do të futen në këtë garë, pasi barazuan 70-70 në garën e mandateve të para 4 vjetve. Dhe secili prej tyre do të mundohet të mbrojë mandatet e marra në çdo qark para 4 vjetësh, duke synuar të shtojë ndonjë mandat në ato qarqe ku ka qenë më pranë marrjes së një mandati ekstra.

Qarku ku koalicioni opozitar ishte më pranë marrjes së një mandati ekstra në 2009-ën ishte Berati, i cili përfundoi me rezultatin 5-3 në favor të opozitës. Për ta ndryshuar këtë rezultat në 6-2, partive që sot janë në koalicionin opozitar u mjafton ta rrisin kuotën e përbashkët të tyre me vetëm 0.4 pikë përqindje (nga 66.5% në 66.9%), pavarësisht nga lufta PD-FRD për ndarjen e votave të djathta.

Një kërcënim për rrjedhje votash të majta, koalicionit opozitar mund t’i vijë nga AK-ja, e cila duket se do ta vazhdojë retorikën e saj anti-Berishë dhe anti-LSI. Por Berati është qarku ku AK-ja ka patur aktivitetin më të dobët që nga krijimi i saj.

Dhe ç’është më e rëndësishmja, Berati është qarku ku LSI-ja ka përkrahjen më të madhe. Për Ilir Metën, shtimi i 0.4 pikëve për koalicionin opozitar në qarkun e Beratit është një sfidë personale – kaq pako gjë mjafton për të arritur numrin magjik të 71 mandateve, edhe sikur në të gjitha qarqet e tjera të mos ndryshojnë fare rezultatet...

Qarku ku koalicioni mazhoritar ishte më pranë marrjes së një mandati ekstra në 2009-ën ishte Fieri, i cili përfundoi me rezultatin 10-6 në favor të opozitës. Duke patur parasysh përqindjet e të gjitha partive që sot janë në njërin apo tjetrin koalicion, rezulton se një ndryshim prej vetëm 0.1 pikë përqindje mund ta ndryshojë rezultatin në Fier. Dhe ky qark ka shumë rryma të ndryshme që punojnë në kahe të kundërta, në funksion të ndryshimit ose mosndryshimit të shpërndarjes së mandateve.

Së pari, kandidati që në 2009-ën mori më shumë vota (rreth 4700) ndër partitë e vogla të koalicionit mazhoritar, biznesmeni çam Nimet Musaj, sot është kandidati i partisë opozitare Aleanca Popullore e Lëvizjes Çame. Në qoftë se ai do të jetë në gjendje të transferojë qoftë edhe gjysmën e votave që mori 4 vjet më parë, mbrojtja e 10 mandateve të koalicionit opozitar përforcohet ndjeshëm.

Një faktor tjetër që mund të ndikojë në mosndryshimin e rezultatit 10-6 është FRD-ja. Edhe pse ende nuk është përvijuar kandidati i saj në qarkun e Fierit, aktivitetet e zhvilluara nga FRD-ja në këtë qark të japin përshtypjen se, edhe në qoftë se ajo nuk fiton dot një mandat, do të marrë një sasi të konsiderueshme votash djathta. Duke e pakësuar kështu mundësinë që koalicioni mazhoritar t’i afrohet mandatit të 7-të.

Nga ana tjetër, ndër faktorët që mund të ndikojnë në rrjedhjen e votave të koalicionit opozitar është Koloneli Myslym Pashaj i Aleancës Kuqezi. I njohur si njeriu që ngriti i pari çështjen e ndarjes së ujrave territoriale të detit Jon në favor të Greqisë, si dhe me prejadhje komuniste mallakastriote, ai mund të tërheqë disa vota të majta mallakastriotësh, duke e dobësuar kështu mbrojtjen e 10 mandateve të koalicionit opozitar. Pra, ndoshta pa e kuptuar, votuesit e majtë mallakastriotë që mund t’i japin Kolonel Pashajt vota simpatie, praktikisht do të votjnë për ndëjtjen e Berishës në pushtet...

Një faktor tjetër që mund të ndikojë në rrjedhjen e votave të koalicionit opozitar është Dritan Prifti. Pas një tentative të dështuar për të qenë i pari në listën e Alencës Kuqezi në Fier, Prifti ka bërë për vete drejtuesit lokalë të kësaj partie dhe po synon që, së bashku me ta, të atashohet në ndonjë parti të koalicionit mazhoritar – ndoshta në Partinë Agrare të Xhuvelit. Meqënëse ka lidhje të forta me fermerët e tri komunave myzeqare, të cilët i ka ndihmuar me një skemë mikrokredie lopësh, viçash e gjelash deti, Prifti mund të transferojë disa vota tradicionalisht të majta drejt koalicionit mazhoritar.

Se sa do të jetë magnituda e efektit të secilit nga këta faktorë për ndryshimin ose mosndryshimin e rezultati 10-6 në Fier, është e pamundur të matet. Por disa gjëra janë të qarta që sot: PDIU-ja do të bëjë çdo përpjekje që biznesmeni Nimet Musaj të tërheqë sa më pak vota çame; PD-ja do të bëjë çdo përpjekje që FRD-ja të tërheqë sa më pak vota të djathta; PS-ja do të bëjë çdo përpjekje që Kolonel Pashaj të tërheqë sa më pak vota të majta mallakastriotësh; dhe LSI-ja do të bëjë çdo përpjekje që Dritan Prifti të tërheqë sa më pak vota fermerësh të majtë myzeqarë.

Kaq për Beratin dhe Fierin, që ndoshta duan edhe dhjetra faqe për t’u analizuar. Ndërsa qarqet e tjera do t’i analizoj shkurtimisht në një shkrim tjetër.

Comments

Submitted by RP (not verified) on

Lemshi shplekset,se shkokolepset i ngre nervat atij gjuhetarit Vehbiu.Ne Berat ka te ngjare qe Lefteri te jete i treti ne liste dhe Lefteri ia ka marre doren votave.Kurioz jam,me ke eshte Lefteri kete rradhe,se i ka rene partive si Magelani?Sikur te kisha ne dore une do shkembeja tre deputete per Myslim Pashajn,se populli i shkrete do perfaqesues te tij dhe jo nr.kartonash.

Submitted by i mireinformuari (not verified) on

Myslym Pashajt iu ofrua me pashe mandati i deputetit ne koalicionin opozitar, por fatkeqsisht, mbeti tek sorra e berishes, e cila i ka bere magji te ndershmit kolonel...

Submitted by Shen Kozmai (not verified) on

Mire Rama qe eshte nervoz por ti Zaloshnja pse nervozohesh???

Nuk fiton Rama ,mos u lodh kot,jo se e meriton berisha por sepse eshte krejtesisht i paafte politikisht,eshte nje zero e madhe ne ekonomi ne politiken e jashtme ne drejtesi etj etj.Ore Zaloshnja nje pyetje ; cfare u be me taksen progresive dhe me sherbimin shendetsor falas se sikur nuk po e degjoj me ramen te flase...apo ja ka lene ne dore likes?

Submitted by Enis Mataj (not verified) on

I nderuar Prof. Dr. Zaloshnja,

Ju ne disa shkrime rresht te periudhes para 1 Prillit keni argumentuar bindshem se PS ne aleance me LSI kane te sigurta 74 mandate dhe gjithashtu kane me shume shanse te marrin 3 ose 4 nga 6 mandate te tjera te diskutueshme. Te supozojme se keto 6 mandate do te ndahen ne nje probabilitet 50% me 50% çka do te bente qe koalicioni te merrte te pakten 77 deputete te sigurta.

Sot, 1 muaj pas 1 Prillit, jo vetem qe koalicioni me LSI u realizua, por me tej akoma, LSI eshte shnderruar ne tharmin rilindes te tij. E jo vetem kaq, por koalicioni eshte zgjeruar me 40 parti nga 25-27 qe pritej.

Pra kur ne jemi ne kushte te reja e krejt favorizuese per koalicionin Rama-Meta, ju keni dale me tezen se Deputetin e 71 qe Meta dhe koalicioni i majte do t'a fitojne ne Berat mund t'a humbin ne Fier dhe prape raporti  mund te mbetet 70: 70.

Z. Profesor Doktor,

Cila teze e juaja ka probabilitet me te madh: ajo e para 1 prillit apo kjo e sotmja?

Submitted by aulix (not verified) on

Per kuriozitet Kastriot Islami ku do kandidoje? A do te kete efekt ai ne zgjedhjet per qarkun e Fierit!?

Sipas meje ne Berat rrezultati nuk ndryshon, ndersa Fieri ka me shume probabilitet pasi levizja e re çame nuk besoj se do kompensoje rrjedhjen e votave , Pashaj, Prifti dhe Islami.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.