Modestia mungon për të pasurit shqiptarë

Postuar në 28 Shtator, 2013 13:01

Televizioni franko-gjerman “Arte” ka përgatitur dhe publikuar një material në të cilin përshkruan jetesën e biznesmenëve shqiptarë, ndërsa paralelisht përshkruan edhe jetesën e një biznesmeni norvegjez.JA TEKSTI I KRONIKESSamir Mane, investitor, është një prej njerëzve më të pasur në Shqipëri. Pas rrëzimit të komunizmit, la vendin e tij, si shumë shqiptarë të tjerë për t’u vendosur në Vjenë. Atje, ai nisi tregtinë e televizorëve për patriotët e tij dhe kështu u bë milioner. Sot, ai ndërton qendra tregtare dhe apartamente luksoze në vendin e tij, por edhe në vende të tjera të Ballkanit. Samiri thotë “Ne kishim si projekt ndërtimin e disa vilave, në një zonë rezidenciale. Do të ndërtojmë 118 vila, ku më e vogla është 500 metra katrorë dhe më e madhja 1 mijë metër katrorë. Pa diskutim që këto vila i përkasin njerëzve që kanë para, shumë më tepër para se pjesa më e madhe e shqiptarëve”. Samirit i pëlqen të flasë për njerëzit e klasës së tij sociale. Në Shqipëri pati shumë nga ata që pas krizës financiare të 1997 u zhytën në borxhe, por ka edhe nga ata që kanë mjaftueshëm para në xhepat e tyre. Për të blerë një shtëpi nga këto që Samiri po ndërton me një sipërfaqe rreth 500 metër katrorë, duhen të paktën 600 mijë euro. Dhe janë shumë të paktë shqiptarët që i kanë aq para. Për këtë arsye, Samiri ia ka shitur këto vila njerëzve të politikës dhe të industrisë. Edhe ai vetë ka një të tillë me pamje nga kodra. Gazetarja: Atëherë , ju vetë keni ndërtuar një vilë si kjo?Samiri: Jo, më të madhe, shumë më të madhe.Gazetarja: Me çfarë sipërfaqe?Samiri: Shkon më shumë se 3 mijë metra katrorë.Gazetarja: Po pse kaq e madhe?Samiri: Unë kam 4 fëmijë që do të thotë, familje e madhe. Veç kësaj, mua ma mban xhepi. 3 mijë metra katrorë është sipërfaqja e një kështjelle. Por, modestia nuk është një cilësi e pasanikëve shqiptarë. “Ne kemi zgjedhur. Kafeja e parë në të djathtë, është e imja. Edhe tjetra pas saj, edhe tjetra… E njëjta gjë, edhe në krahun tjetër të rrugës”, thotë një norvegjez. Në një zonë prej 100 metrash, Jan, një biznesmen norvegjez zotëron një pasuri prej 10 restorantesh, kafesh e baresh. Ai e ka hapur të parin rreth 14 vjet më parë, e të tjerat erdhën më pas. Por, kurrë nuk e kishte menduar se do të mund të bëhej i pasur. Gjithçka ka ardhur gradualisht. Dhe me kalimin e viteve, Jan mundi që të transformojë në një zonë shumë të populluar, një lagje antike si kjo. Qetësisht ai ka ecur në rrugën e pasurisë. Por, në një mënyrë krejt ndryshe nga Shqipëria, këtu pakkujt i intereson kush është i pasur dhe sa është i pasur. Jemi në Norvegji. “Nuk e kam menduar kurrë se të qenit i pasur, të bën të famshëm. Këtu shumë miqësisht, mbretin mund ta takosh në një dyqan dhe kryeministrin në rrugë, duke shëtitur. Këtu në Norvegji nuk mendojmë se paraja është e lidhur me famën. Është një shoqëri e hapur kjo e jona”, thotë Jan. Jan nuk ka makinë dhe jeton shumë thjesht në një apartament modest me nënën e tij dhe djalin e vogël. Preferon të jetojë thjesht e me komoditetin e një jete praktike. “Unë them se kam një jetë me cilësi të mirë. Nuk harxhoj shumë para, kam taksa për të paguar. Mendoj se ato para që fitoj, duhen shpenzuar edhe për një cilësi të mirë jete, por edhe për pjesën tjetër të qytetarëve. Për të ndërtuar banesa të mira, shkolla të mira, rrugë të mira… Kështu mendoj se duhen shpenzuar ato para që fitoj, e jo për të paguar limuzina, apo njohje me njerëz të politikës. Mbi të gjitha ne kemi, të gjithë përgjegjësinë për një shoqëri më të mirë. Duhet të fitojmë pak por edhe të investojmë shumë për të përmirësuar sistemin social”, vijon me tej. Nga interneti në Norvegji mund të mësosh brenda pak minutash se sa fiton çdo qytetar. Për Janin, e rëndësishme është një klimë e mirë sociale. “Shoqëria funksion më mirë, nëse secili mendon përtej asaj që ka në banesën e tij. Ka momente që mendoj se duhet të kem një jetë akoma më modeste. Sepse, sa më shumë të kesh, aq më shumë komplikohen gjërat”, tha Jan. Ndërsa në Shqipëri ka edhe më shumë, një femër investitore. “Atëherë, këtu jam duke prezantuar një program televiziv, “Dancing With the Stars”. Jam bashkë më burrin tim Ermalin, i cili prezanton bashkë me mua. Jemi të dy njerëz të famshëm”, thotë Amarda Toska. Veç televizionit, Amarda zotëron edhe biznesin e saj; dyqanin e veshjeve të nusërisë. 100 milionë ka fituar në 10 vitet e fundit. Ajo që e shqetëson, janë angazhimet e pakta sociale. “Nuk është se kanë qenë të shpeshta. Këtë Krishtlindje nisëm të bënim dhurimet e para. Shpeshherë thonë që është më mirë të japësh, sesa të marrësh. Dhe ne po mundohemi ta zbatojmë këtë”, vijon Ami. Në mënyrë të hapur duket se “paria” e pasanikëve në Shqipëri është më pak e angazhuar në aspektin social, sesa vendet e tjera. Por, nevojat nuk duhet me çdo kusht të mbështeten vetëm tek paratë.

Comments

Submitted by Daj Ceni (not verified) on

Populli shqiptar e ka nje shprehje qe thote "Kur u be kacidhjari pasanik, e leu edhe by.then me kos".....

Submitted by Gjon (not verified) on

Ajo qe me ben pershtypje ne Shqiperi eshte se çdo gje matet me lekun. Ka nje renie te frikshme nga ana kulturore dhe qytetare qe reflektohet edhe ne raportet e ndersjella midis shqiptareve dhe ketu fajet fillojne qe nga edukimi ne familje, shoqeria, shkolla, shteti etj.  Ne biseda me miqte shpeshhere i kam marre si shembuj Norvegjine, Suedine, Hollanden etj per t'i shpjeguar disa aspekte te jetes qe kontrastonin shume me ato shqiptare, por reagimi ka qene  i tille qe nuk te linte shteg per optimizem.

Pasqyre mese e qarte e kesaj situate eshte edhe kalvari i nepuneseve shteterore sa here qe nderrohet klasa politike per te mos thene se si trasformohen selite qeveritare duke u arreduar nga zeroja sikur te ishin prona private dhe jo banesa te perkohshme shteterore.

Submitted by sinan hibro (not verified) on

E lexova me me shijoj shume si shkrim ....Gazetari i Arte ka marre si shembuj ....S.Manen dhe nje show girl si Ami... E bukur te merrte si shembull ndonje perfaqesues te medias tone, dmth. ndonje analist si Fevziu , pse jo edhe si M. Nano ....Prandaj njerezit tane te medias , u largohen temave te tilla......

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.