Me kë do të bashkëqeverisë Merkel?

Postuar në 25 Shtator, 2013 07:48

“Heute wird gefeiert, abmorgen wird eieder gearbeitet” (sot do të festohet dhe nga nesër do të rinis puna). Këto ishin fjalët me të cilat kancelarja e rizgjedhur Angela Merkel ju drejtua elektoratit të saj gjatë fjalës përshëndetëse pas publikimit zyrtar të rezultatit zgjedhor. Megjithë suksesin e arritur Unioni (CDU/CSU) nuk e arriti dot shumicën absolute,  çka do ti lejonte Kancelares Merkel dhe partisë së saj të qeverisnin të vetëm. Në mungesë të numrave të nevojshëm për të ndërtuar qeverinë, Merkelit do ti duhet të qeverisë përsëri në koalicion me një nga forcat e tjera politike. Aleatët më besnikë dhe më të dëshiruar nga kristiandemokratët,  Partia Liberale  (FDP) nuk arriti të kalonte pragun e 5% , çka do të thotë që këtë legjislaturë do të qendrojë jashtë  Bundestag-ut.

Në këtë situatë Angela Merkel duhet të kërkojë një aleat të ri për të ndërtuar qeverinë. Por cili do të jetë ky aleat?  Kjo është pyetja një million dollarëshe e këtyre ditëve në shtetin gjerman. Përpara Merkelit gjenden dy alternativa:  Aleancë me socialdemokratët (SPD), çka do të nënkuptonte bashkëpunimin e dy forcave kryesore me njëra-tjetrën dhe ndërtimin e një koalicioni të madh  (Große Koalition).

Ky lloj koalicioni nuk do të ishte diçka e re për politikën gjermane edhe vetë kancelaren Merkel duke sjellë ndërmend që në mandatin e saj të parë (2005-2009)  Merkel qeverisi së bashku me socialdemokratët. Megjithëse ndërtimi i një koalicioni të madh duket si mundësi sa më reale për t’u realizuar, vihet re një ndrojtje dhe hezitim në kampin socialdemokrat për të bashkëpunuar me partinë e Merkel. Kjo u duk në fjalën e kandidatit për kancelar nga rradhët e socialdemokratëve  Peer Steinbruck pas publikimit të rezultatit zgjedhor,  ku ai tha se nuk do ti këshillonte partisë së tij të hynte në një koalicion me Kristiandemokratët duke folur për një  “starke Opposition” (opozitë të fortë). Pavarësisht këtyre qëndrimeve pritet të shihet se cila do të jetë oferta e kancelares Merkel dhe se sa kristiandemokratët do të jenë të gatshëm të bëjnë kompromise dhe lëshime në pika si vendosja e pagës minimale,  rritja e taksave për të pasurit,  reforma në sistemin shëndetësor, etj.

 

Aleancë me të gjelbërit (Die Gruene)?

Në rast të një koalicioni me të gjelbërit Kancelarja Merkel do të vendoste një rekord personal:  tre mandate qeverisës me tre koalicione të ndryshëm;  2005-2009 (CDU/CSU-SPD),  2009-2013  (CDU/CSU-FDP)  dhe 2013-2017 (CDU/CSU-Gruene).  Vendosja e një rekordi të tillë ka pak gjasa të ndodhë si pasojë e vështirësisë që paraqet një aleancë e mundshme me të gjelbërit. Ndryshimet ideologjike dhe programore ndërmjet dy forcave politike janë shumë të mëdha sidomos për sa i përket politikave mjedisore, energjitike, fiskale e shoqërore.  Çështje si energjia e rinovueshme, rritja e taksave për tëpasurit,  vendosja e kontrollove më të rrepta në eksportin e armëve, martesat brënda të njejtë sgjini, janë disa nga pikat ku krahu më konservator i kristian demokratëve vështirë se do të bëjnë kompromise apo edhe lëshime. Këto ndryshime mund t’i vështirsojnë shumë bisedimet mbi një koalicion të mundshëm ndërmjet kristiandemokratëve dhe të gjelbërve.

Në këto kushte, një koalicion me socialdemokratët duket më i  mundshëm dhe më real duke parë edhe përvojën e mëparëshme të bashkëpunimit të dyforca vepolitike. Por kjo nuk do tëthotë që një alenacë me të gjelbëritështë 100% e përjashtuar.

“Politik ist die Kunst des Möglichen” (politika është arti i së mundurës) ka thënë Oço von Bismarck. Gjithçka varet nga fakti se sa të gatshme do të jenë këto forca politike për të bërë kompromise dhe lëshime në pika të caktuara,  që lidhen drejtpërsëdrejti me programet e tyre politikë. Sado të vështira të jenë negociatat, Kancelarja Merkel dhe partia e saj kanë në dorë një kartë shumë të fortë: përkrahjen e pjesës më të madhe të popullit gjerman të pasqyruar në rezultatin mbreslënës të zgjedhjeve të 22 shtatorit. DITA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.