Kumar Urban Party!

Postuar në 12 Shtator, 2013 09:01

Place : Everywhere

Time :Everytime

Dress code : Cash

 

Mengjes heret. Ai del nga shtepia i kerrusur nga dita qe do te vije pas,por me nje shprese te re: ndoshta sot do te jete dita e tij, ndoshta sot dikush do kete nje pune per te. Nen energjine qe i jep kjo shprese perpiqet te drejtoje trupin. Pse jo, eshte ende mjaft i ri. Nen vrullin e ketij pozitiviteti qe e pushton ngre veshtrimin nga toka dhe…aty hutohet. Nje tufe sirenash 3 metra larg po kendojne nje kenge, ne fakt po ja kendojne atij vete. Ferkon syte dhe perqenderohet: “Hej, ti djalosh! Miresevjen ne Kumar Urban Party! Ketu argetimi eshte pune e sigurte dhe e superpaguar. Dita dhe nata nuk do te bejne dallim. Ketu e ardhmja sigurohet pa u lodhur ! Ketu eshte gjithashka enderron. Hej, djalosh!”

Pse i duket e njohur kjo kenge? E njohur dhe e embel, si ninull… Ecen si sonambul drejt tyre, hyn brenda. Perdia bie pastaj. Per t’u ngritur serish ne darke, kur ai, me i kerrusur  se ne mengjes, terheq kembet zvarre drejt shtepise. Neper mend pertyp mendimin e vetem qe i mbetet ne koke e qe perpiqet qe ta ngulise fort: prandaj ju duk e njohur ajo kenge e mengjesit. Se kishte qene edhe nje dite me pare, edhe me pare, edhe...Po c’faj ka ai se nata ja fashit kujtesen? E ai vazhdon te zgjohet cdo mengjes me nje shprese te re, nje shprese qe zgjat aq hapa sa i duhet te hyje tek dera e kazinose perballe.

Vertet nuk jane shume hapa, nuk mund te jene, sepse kazinote ftojne kudo rreth e rreth cdo shtepie, nuk ju largohesh dot. Ato duken sikur te ndjekin kudo nga pas. Ndaj atij i duket  kenga e sirenave si dejavu’. Ajo kenge ndihet gjithandej plot trishtim dhe zymtesi, por gjithsesi, per veshet pa dyll terheqese, nje kurth i embel  mbytes.

“Ejani pra! Festa eshte per te gjithe!Edhe per ty i papune i deshperuar, nese ke pak leke nga borxhi i djeshem ende ne xhep. Parajsa eshte rezervuar per ty, mjafton te zgjatesh doren. Eja ne Kumar Urban Party! Kjo eshte mrekullia e Albanialand! Ejani pra! Party is open 24/24! E ku ka feste tjeter qe zgjat kaq shume?!”

Vertet zgjat shume…Shpesh here zgjat sa nje jete, qe do te shuhet ne mengjes nen nje litar qe lekundet ne nje peme te braktisur, diku pas plevices dhe nje letre te zhubrosur me dy fjalet e fundit: me fal nene, i humba ne kumar…me fal e dashur, i humba ne kumar…  me falni te dashur femije, babi humbi ne kumar leket e kredise…me fal, ti endrra  ime e genjeshtert, te humba ne kumar…

Po Kumar Urban Party nuk njeh as moshe ! Tingujt e semure te kenges se ketyre sirenave mberrijne deri ne veshet e femijeve te shkollave. Sepse i kane hapur dyert gjithandej si metastazat e se keqes, edhe tek porta e shkolles, madje edhe tek portat e kopshteve, qe te behen si  nje helm i  depertuar  ne gjak qe ne femijeri.

Dhe djali i vogel, heq canten e rende nga kurrizi i njome dhe ndjek muziken genjeshtare, muziken qe i premton pasurine pa nevojen e asaj cante te rende. “ Come on boy ! Nuk ke nevoje per librat ! Shiko sa afer kemi ardhur per ty ?” Mjafton te nxjerre nga xhepi ato pak leke qe ja mori nenes fshehur ne mengjes. I shkreti djale, nuk e di se nje thes akoma me i rende do i varet ne qafe per gjithe jeten, nese nuk i ze veshte me dyll. C’te beje? Asnjehere nuk ka qene me e lehte. This is Albanialand.

Po ! Kjo eshte Shqiperia jone sot, nje toke:

-Ku librarite jane gjithmone e me te pakta dhe Lloto-Sportet gjithmone e me te shumta !

-Ku bibliotekat jane gjithmone e me bosh e kazinote gjithmone e me plot !

-Ku lokalet e kumarit  jane me te shumta se furrat e bukes

-Ku morali po kalbet nga brenda pa humbur shkelqimin e jashtem

-Ku qendrat urbane jane vene ne funksion te dritave vezulluese te kumarit

- Ku  Roulette-t  “u bejne hije” shkollave

-Ku deshperimi  luhet 1x2

-Ku …mar Urban Party!

 

Comments

Submitted by diana (not verified) on

<p>trishtim i pafund.<br />pergezime shkruesit/ses, pak kujdes ne shkrim..ca forma gramatikore me duken jo korrekte.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.