Çfarë do të bënte Frederik Niçe me Sirinë?

Postuar në 05 Shtator, 2013 15:22

Amerikanët, nga presidenti Obama e deri tek qytetari më mesatar, pritet të gjenden përballë " momentit Niçe”: atë lloj eksperience që filozofi gjerman e përkufizoi kur tha se “nëse ja ngul sytë për një kohë të gjatë një greminë, gremina do t’i ngulë sytë ty. Në rastin e meditimit tonë kolektiv rreth asaj se çfarë duhet të bëjmë për krizën siriane, kuptimi i Niçes mund të jetë që,  përballë një kompleksiteti të tillë , mund të zbulojmë rreth vetes po aq sa kërkojmë të zbulojmë për diktatorin që kërkojmë ta frenojmë.
Imazhi që reflektohet në këtë xham ekzistencial është irritues . Së pari është përzierja e çuditshme amerikane e meditimit -  mosveprimin ka lejuar vdekjen e më shumë se 125.000 sirianëve, të gjithë civilë- me shpërthimin e një zemërimi për vdekjen e një përqindje të vogël të popullsisë nga sulmet e armëve kimike . Është sikur të jemi duke thënë se ne mund të pranojmë në heshtje tmerrin absolut të kësaj lufte, por nuk mund të pranojmë metodën që u përdor për të vrarë një grupim të vogël. Po për përdorimin e artilerisë dhe bombardimeve ajrore të fshatrave rebele dhe qendrave urbane ? Nuk shqetësohemi për to. Vetëm mbani bombola e gazit të mbyllura . Se çfarë do të thotë  kjo në lidhje me busullën morale amerikane është me të vërtetë shqetësuese. Në nivel strategjik, humnera simbolizon zbulimin e shprehive dh preferencave tona të mendjes. Do të duheshin disa ditë për planifikuesit e Pentagonit për të hartuar një sërë alternativash të fushatës dhe dislokimit të aseteve të nevojshme ushtarake, në kuadër të realizimit të sulmit ushtarak. Por Shtëpisë së Bardhë i është dashur më shumë se dy vjet për të dalë me një strategji në drejtim të këtij konflikti - dhe nuk është e saktë. Në rastin më të mirë, Presidenti Obama është duke aluduar për një masë shtrënguese diplomatike të llojit më të thjeshtë dhe më të kufizuar, që synon të bindë Bashar al -Asad të ndalojë përdorimin e armëve kimike. Lufta mund të eskalojë. Ndryshimi i regjimit nuk është qëllimi kryesor. Pra, edhe nëse raketat tona fluturojnë , ata do të arrijnë shumë pak . Por, çfarë do të thotë kjo luftë si teatër në lidhje me atë se cilët janë dhe në çfarë janë shndërruar amerikanët? Debati aktual në Kongres do të ofrojë përgjigjen e kësaj pyetjeje në lidhje me karakterin dhe qëllimin amerikan në botën e shekullit XXI. Nuk ka dyshim se fantazma e Irakut do të bëjë një paraqitje të tipit Banko dhe të shkaktojë një alarm të madh duke na kujtuar  kostot dhe rreziqet e të shkuarit në luftë me pretekste të rreme.  Por presidenti Obama nuk është Makbeth-i . Ai do ta asgjësojë këtë spektër duke ofruar prova të qarta që mbështesin akuzat e tij kundër regjimit të Assad-it  Jo, mos i llogaritni  kujtimet e Irakut si pengesa për të ndaluar përfshirjen në Siri. Përkundrazi,  ne në publik duhet të insistojnë që kjo çështje të debatohet për meritat që mbart.
Por cilat janë meritat ? Rasti më i mirë në favor të përdorimit të forcës është se goditjet ndëshkuese mund të pengojnë përdorimin e ardhshëm të armëve kimike, ndoshta edhe duke e bërë më pak të mundur që ato të dërgohen në drejtim të Hezbollahut apo ndonjë organizate tjetër. Megjithatë, përtej këtij shqetësimi, nuk ka ndonjë kërcënim të mundshëm për interesat tona të sigurisë kombëtare. Kështu , kundërshtarët e përdorimit të forcës mund edhe të përpiqen të bindin presidentin Obama se politika e duhur për të gjitha kombet - duke përfshirë Rusinë dhe Kinën – është dënimi i sulmeve kimike dhe bashkimi unanimisht duke rënë dakord për të ndërmarrë veprime serioze në mënyrë që të mos përsëriten më. Veprimi ndëshkues ushtarak, mund të argumentohet , se është e panevojshme dhe ka të ngjarë të jetë kundërproduktive në kuadër të përpjekjeve të gjera për të sjellë paqe në Siri.
Për të gjithë dramën e këtij debati, që do të përfshijë  konsideratat e reputacion nacional dhe prestigjin presidencial,  aspekti më vital për të është zemra niçjane e çështjes : Çfarë do të na zbulojë vështrimi tek humnera siriane rreth vetvetes ? A do të ndihemi ne, si komb, të detyruar për të mbështetur një president i cili e ka vendosur veten me shpatulla pas murit me gjithë këtë debat të tij për luftë? A do të ngrihet një dallgë me udhëheqës liberalë - rrënjësisht nonintervencionist në qasjen e tyre ndaj botës – për të fituar në këtë debat dhe të na mbajnë larg nga një tjetër konflikt problematik ?  Kongresi asnjëherë nuk e ka hedhur poshtë një kërkesë presidenciale për të autorizuar përdorimin e forcës. Por gjithmonë ka një herë të parë. Ju mund të prisni që senatori Rand Paul, zëri më i artikuluar në qeveri sot, përkrahësi i një politike të huaj më pak aktiviste dhe ndërhyrëse, të ketë shansin për të shpalosur talentin e tij.
Në fund , mund t’i lihet  Samantha Power, ambasadorja jonë në Kombet e Bashkuara , për të ofruar një tjetër këndvështrim për veten tonë. Për vite të tëra ajo ka qenë një  avokate e fortë e " përgjegjësisë për të mbrojtur " të pafajshmit nga vrasjet sistematike. Në rastin e Sirisë , ajo ka mbajtur një qëndrim të mënjanuar, duke iu bashkuar kursit të mosndërhyrjes së Shtëpisë së Bardhë. Por tani ajo po buçet  rreth fajësisë së regjimit të Asadit në çështjen e përdorimit të armëve kimike . Zgjidhja më e preferuar e Power  rekomandon veprime më të ashpra se ato që planifikon SHBA.
Dhe kështu presidenti ynë i hatashëm dhe intelektual është lëntë të mendojë me sy të ngulitur në humnerë . Na kërkohet t’i përgjigjemi pyetjes nëse e shikojmë fuqinë tonë të madhe të kufizuar vetëm për mbrojtjen e vetes sonë apo me një funksion më të gjerë, për të mbrojtur të pambrojturit.  Përgjigja jonë do të jetë befasuese - për botën dhe për veten tonë. Kësisoj, të vështrojmë ngultas në humnerë mund të jetë një gjë e mirë për shpirtin.

 

EDITORIAL i Foreign Policiy

Comments

Submitted by Bard (not verified) on

<p>C&#39;lidhje ka thenia e Niçes ketu? -ai ka pasur krejtesisht tjeter gje ne mendje kur e ka thene, mesa duket autori qenka nder te paktit qe s&#39;paska lexuar asgje nga Niçja</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.