PS-ja i hap dyert bashkëpunimit me LSI-në

Postuar në 28 Korrik, 2011 04:20

Në numrin e sotëm të Panoramës është publikuar një intervistë me kryetarin e PS-së për Tiranën, Besnik Baren. Vëzhgimit të gazetarit Aristir Lumezi, se “sistemi aktual zgjedhor imponon krijimin e aleancave sa më të gjera numerike e cilësore”, dhe pastaj, mbi këtë bazë, pyetjes së këtij të fundit, se “ç’qasje duhet të ketë PS-ja ndaj partive që janë në koalicion me PD-në, si LSI e PDIU?”, Bare iu përgjigj në një mënyrë, që deri disa muaj më parë do ish e papërfytyrueshme. “Në aleanca duhet maturi, kujdes; duhet marrë parasysh dhe ndarja e pushtetit nesër”, tha fillimisht ai, dhe me këtë frazë shtroi rrugën për t’u lëshuar në një stil të ri: “nëse kostoja e një aleance me një parti është më e vogël se sa qëndrimi i Berishës në pushtet, çdo aleancë me forca politike legale do të ish e justifikueshme”. Nuk duket se ka arsye të fokusohemi më shumë se sa duhet tek lidhësja kondicionale “nëse”, e cila në këtë rast është futur për ta marrë kthesën më gjerë. Janë të gjitha gjasat që në PS të jenë duke menduar një aleancë me LSI-në.

E.G.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.