Ndërhyrja në veri bën bashkë Albin Kurtin e Thaçin

Postuar në 26 Korrik, 2011 05:46

Veprimi radikal i qeverisë së Kosovës, e cila ka dërguar forcat speciale për të marrë dy pika kufitare në veri i ka pëlqyer edhe Albin Kurtit. Lëvizja Vetëvendosja e ka vlerësuar të arsyeshëm dhe të drejtë vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës për marrjen nën kontroll të dy pikave doganore në veri duke thënë, se Qeveria nuk duhet të zmbrapset, por duhet të bëjë përpara në vënien e ligjshmërisë në tërë territorin e Kosovës. Me antë të një komunikate për shtyp, Vetvendosja shprehet se vendimi për moslejimin e mallrave serbe në Kosovë praktikisht do të ishte i pamundur pa marrjen nën kontroll të pikave 1 dhe 31. “Shpresojmë që nuk është menduar vetëm hapi i parë. Shpresojmë që Qeveria ka nisur me zbatimin e një plani e një strategjie më të gjerë për ta bërë Kosovën sovrane e me integritet territorial. Nëse është menduar vetëm hapi i parë, atëherë mund të bëhet edhe më keq seç ka qenë deri më tash. Nëse nuk vazhdohet me ofensivë të vendosur deri në fund, pikat e marra nën kontroll mund të mos mbrohen gjatë. Hapi i këtillë është pozitiv dhe i drejtë, por hapi mbetet veçse një hap. Hapi nuk e bën ecjen. Ecjen e përbëjnë hapat, shumë hapa të bashkërenduar”, thuhet në komunikatën e Vetëvendosjes.  Lëvizja Vetëvendosje u bën gjithashtu thirrje institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës që të jenë vigjilentë dhe të mos zmbrapsen në hapin e ndërmarrë nga Qeveria. Lëvizja ka kërkuar që të ofrohet mbështetje e plotë për Policinë e Kosovës.

L.A.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.