Kokëdhima kundër Ramës

Postuar në 27 Korrik, 2011 07:48

Në numrin e sotëm të Shekullit viheshin re shenjat e para të një divorci të papritur. Është fjala për divorcin midis gazetës në fjalë e Edi Ramës. Në faqe të parë publikohej një intervistë me Paskal Milon, nga i cili kishin zgjedhur për të nënvizuar frazën “Rama ta vë veshin, veç kur ka litarin në fyt”. Komenti i Arben Rrozhanit ishte një kopaçe e fortë mbi shpinën e Ramës. Në faqen e letrave të lexuesve binte në sy që Vox Populi ish, si asnjëherë tjetër, totalisht kundër Ramës. Aty kish tituj si “Rama t’ia dorëzojë timonin një tjetri”, apo fraza si “me këtë intervistë Rama tregon se është i paaftë”, apo “drejtuesit e opozitës nuk meritojnë të rrinë aty, pasi janë të shkëputur nga populli për arsye ekonomike”, etj, etj.

Divorci Shekulli-Rama mund të konsiderohet pa frikë si një nga divorcet më të bujshme të dekadës së fundit. Shekulli ka qenë në vijimësi një nga mbështetëset e Edi Ramës në të gjitha betejat që ky i fundit ka bërë, e në të gjitha postet që ky ka mbajtur apo ka kërkuar. Financuesi i gazetës, Koço Kokëdhima, është njohur si mik i ngushtë dhe si eminenca gri e Ramës. Shumë prej vendimeve që ka marrë Rama gjatë viteve të fundit janë produkt i konsultimeve me Kokëdhimën, gjë për të cilën Rama është qortuar nga të gjitha anët. Ish-kryetari i bashkisë së Tiranës njihet si njeri që parapëlqen shumë lojën e kulisave, nëpërmjet të cilave ai synon të kontrollojë pushtetet e fortë, ndoshta dhe okultë, të vendit. Përse të jenë prishur vallë? Apo mund ta riqepin marrëdhënien?

E.G.

Comments

Submitted by dymi (not verified) on

Kush njeh Koke-dhimin nuk e ka te veshtire qe ta kuptoje. Koke-dhimi sa je ne pushtet te lepin edhe b....n, pastaj te ve shkelmin. Rama,sic e dini, nuk eshte me kryetar bashkie.

Submitted by ela (not verified) on

Ore E.G po emrin pse nuk e ve.. filloi diversioni dhe ketu edhe tek shekulli. per pak po shkojme ne komunizem. merruni dhe ju me Ramen se ai paska qene e keqja e ketij vendi. Bjerini ti biem..te gjithe karagjoze perfundimisht. PO kete konstatimin per lojen e kulisave vete e nxorre?? si arrite ne kete perfundim?? sa i zgjuar paske qene?? Te bente rama loje kulisash sot do qe ne pushtet fatkeqesisht per te dhe per ne nuk di te luaj mire keto lojra keshtu qe vazhdon ne opozite. po ti te pakten ver emrin se seshte serioze.. Ne fakt kot i dhashe nje sy kesaj respublikes se dikur kam pas respekt per kete faqe madje doja dhe ta financoja por tani e shoh qe paska gjet financues te denje.. good luck dhe ju bejini fresk pushtetit po mjere ne qe skemi as ku te lxojme lajme tani

Submitted by Anonim (not verified) on

Rama ka bere shume gabime dhe ka deshtuar per te qen lider i opozites( jo i PS vetem)

Submitted by fjolla (not verified) on

Kokedhimen dhe Ramen,i vetmi parim qe i ka lidhur ka qene biznesi.Tani meqe ajo qe i ka mbajtur te lidhur eshte keputur,pse prisni qe Kokedhima apo Rama te kene nje sjellje ndryshe ndaj njeri-tjetrit.

Submitted by A.G. (not verified) on

Mediat tek ne veshin kostume qeveritare,se ndryshe duken si prej "gabi"...Jo me kot Makiaveli tek "Hegjemoni" thekson "Bashkepunetoret e gabuar jane gabimi numer nje..." (perkth.im)

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.