Zjarr posterit, Peza: Berisha po hodh zjarrit benzinë

Postuar në 01 Qershor, 2013 06:41

PEQIN - Kandidati për deputet i Partisë Socialiste në Peqin, Alfred Peza, ka denoncuar sot djegien e posterit të tij elektoral në autostradën Rrogozhinë-Elbasan. Për këtë, ai bën përgjegjës kryeministrin, që sipas tij, në mitingun e tij elektoral të katër ditëve më parë në Peqin, nisi sulmet personale ndaj tij.

“Me keqardhje ju njoftoj se mbrëmë duke zbardhur dita e sotme, është djegur posteri im elektoral në Peqin, në rrugën nacionale Rrogozhinë-Elbasan. Për këtë atentat ndaj meje, akuzoj drejtpërsëdrejti Kryeministrin Sali Berisha, i cili i hodhi benzinën këtij zjarri 4 ditë më parë, kur më sulmoi mua personalisht në mitingun e tij elektoral në Peqin. Deri në atë moment, fushata në Peqin mes kandidatëve ka qenë shembullore, pa asnjë fyerje, sharje dhe incident”, shkruan Peza. 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.