Zëdhënësi i Fyle: Partitë janë përgjegjëse për KQZ, i takon të përmirësojnë situatën

Postuar në 29 Maj, 2013 15:45

Lidhur me ngërçin e krijuar në KQZ, ka reaguar sot edhe Bashkimi Europian. Zëdhënësi i Komisionerit Fyle, Peter Stano, ka thënë se çështja e KQZ-së duhet zgjidhur sa më parë në mënyrë që të sigurohet kredibiliteti dhe paanshmëria e këtij institucioni.

Të gjitha partitë politike janë përgjegjëse për garantimin e pavarësisë së organeve të administratës zgjedhore. Kjo është thelbësore për kredibilitetin dhe paanshmërinë e punës së tyre dhe besimit të njerëzve në ndershmërinë dhe integritetin e zgjedhjeve. Populli shqiptar e meriton këtë. Për më tepër, një dialog i sinqertë dhe konstruktiv mes të gjitha partive politike është vendimtar në kontekstin e proçesit zgjedhor, në dritën e zhvillimeve të fundit.Mesazhi mbi nevojën për të rinovuar konsensus politik mbi proçesin zgjedhor, mbetet e vlefshme pasi çdo përpjekje duhet bërë për të siguruar mbajtjen e qetë të zgjedhjeve. Kjo vlen për të gjithë proçesin, duke përfshirë KQZ-në. Megjithatë, ndonjë zgjidhje për ta përmirësuar situatën në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve do të duhet të vijë nga pala shqiptare”, ka thënë Stano.

Sipas tij, zgjedhjet e 23 qershorit janë vendimtare për Shqipërinë. Dy ditë më parë reagim për çështjen e KQZ-së pati edhe nga zëdhënësi i baroneshës Katerin Ashton.

 

 

MAPO

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.