Vrasja e Ahsinja Krythës, nga dy djemtë e të dashurit

Postuar në 12 Janar, 2013 03:06

 

Nikoleta Kovaçi

-Ahsinja Krythas u vra për shkak të lidhjes që kishte me një burrë të martuar. Të paktën këtë kanë nxjerrë hetimet e Policisë së Fierit. Pa mbushur ende një muaj nga një prej vrasjeve më të rënda të ndodhura vitin e kaluar, policia, jo vetëm hedh dritë mbi shkaqet e krimit, por sjell në pranga personat e dyshuar  për sulmin vdekjeprurës ndaj Ahsinja Krythas. Gruaja, 49 vjeçe, nënë e dy fëmijëve dhe e divorcuar, është masakruar duke u goditur mbi 25 herë me thikë, ku sipas ekspertëve 14 prej tyre kanë rezultuar fatale për jetën e saj. Policia dhe prokuroria kanë hetuar dhe punuar intensivisht për këtë ngjarje duke bërë të mundur që dy ditë më parë të shkonin tek autorët e dyshuar: dy vëllezër, njëri 17 dhe tjetri 19 vjeç. Njëkohësisht policia është vënë në kërkim edhe të një të treti, i cili rezultoi të ishte bashkëpunëtor në atë krim, ndonëse sipas të dhënave që vijnë nga grupi hetimor, ai nuk rezulton të jetë pjesëmarrës në krim. Mirëpo, gjatë operacionit të organizuar dje, bëhet me dije se 19-vjeçari ka mundur t’i arratiset policisë dhe vazhdon të jetë i lirë, ndërsa vëllai tjetër është vënë në pranga dhe me vendim gjykate është lënë në arrest. Zyrtarisht policia ka sqaruar se në momentin e ndërhyrjes për kapjen e të kërkuarve, ‘i arratisuri’ nuk është gjendur në shtëpi, pasi është larguar në drejtim të Greqisë. Ndonëse policia dhe prokuroria e kanë patur nën vëzhgim dhe hetim prej më shumë se dy javësh.

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.