Votimi i 3 ligjeve, Wollfarth e Sequi e përshëndesin: Presim KQZ-në dhe zgjedhjet

Postuar në 30 Maj, 2013 08:08

Menjëherë pas votimit të tre ligjeve në Kuvend, reagoi edhe ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth. Ai u shpreh mjaft i kënaqur me miratimin e tre ligjeve, duke e cilësuar ditën e sotme si një ditë historike për Shqipërinë.

“Sot është një ditë historikë për Shqipërinë, Votimi i tre ligjeve hap rrugën për reforma të mëtejshme. Ky ishte një hap mjaft konstruktiv. Të gjithë shqiptarët duhet të jenë të lumtur sot”, tha Wollfarth para gazetarëve.

"OSBE është pjesë dhe dëshiron të jetë pjesë e këtyre përpjekjeve, e reformave konstruktive, se integrimi europian do të thotë më shumë paqe dhe prosperitet.

Ishte ditë goxha lehtësuese për gjithë shqiptarët e të shpresojmë se do të jetë hapja e një të ardhmeje më të mirë për Shqipërinë.

Pyetjes se mbyllja e Kuvendit, i mbyll rrugën rikompozimit të KQZ-së, Wollfarth i është përgjigjur: "Le të jemi Optimistë! E kam thënë mendimin tim për KQZ-në, që duhet të jetë e plotë, por le ta ndajmë këtë gjë nga miratimi i 3 ligjeve. Kur ndërton të ardhmen e një vendi s’mund të jesh kurrë aq konstruktiv sa duhet të jesh

 

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.