Vëzhguesit Vendorë: KQZ të rishqyrtojë mandatet

Postuar në 19 Janar, 2013 08:02

 

TIRANE- Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë kerkon nga KQZ rishqyrtimin e ceshtjes se ndarjes se mandateve, duke ngritur shqetesimin se procesi nuk po respekton të drejtën kushtetuese të barazisë së votës së qytetarëve.

Ne nje leter te hapur, drejtuar për dijeni të Kryetares së Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Anëtarëve të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve dhe Konferencës së Kryetarëve të Kuvendit të Shqipërise, KVV thote se ndarja e mandateve duhet te respektoje procedurat dhe kompetencat e përcaktuar qartazi në Kodin Zgjedhor.

Nderkohe qe moszbatimi do të sillte si pasojë pesha elektorale të diferencuara të votave të qytetarëve nëpër qarqe, duke prodhuar një proçes zgjedhor të të metë edhe sikur të gjitha standartet e tjera të plotësoheshin pa asnjë lloj vërejtje.

“Kodi Zgjedhor parashikon në pikën 2 të Nenit 76 se KQZ duhet të bëjë llogaritjen dhe përcaktimin e mandateve jo më vonë se 15 ditë nga marrja e të dhënave. Duke qenë se të dhënat në KQZ janë dorëzuar më 9 Nëntor 2012, afati është ezauruar më datën 24 Nëntor 2012, madje deri më sot, në këtë pikë, KQZ si një organ kolegjial, në kushtet e mospërmbushjes së detyrimeve ligjore dhe detyrimit madhor kushtetues për caktimin e mandateve, i ka të gjitha tagrat për të marrë në shqyrtim sërish çështjen e përcaktimit të mandateve, madje duke ribërë ndarjen e mandateve mbi bazën e numrit të popullsisë në periudhën e tanishme. Kjo do të maksimizonte akoma më shumë përmbushjen e detyrimit kushtetues mbi barazinë e votës, pasi në përllogaritjet e tanishme të ndarjes së mandateve do të reflektoheshin edhe lëvizjet e mundshme të popullsisë që mund të jenë bërë pas datës 7 Nëntor e deri në periudhën kur do të merret në rishqyrtim çështja. Rimarrja në shqyrtim e çështjes së ndarjes së mandateve prej KQZ-së, nxitet akoma më shumë nga Koalicioni, duke pasur parasysh mosqënien aspak korrekt me ligjin të vendimit Nr. 15 datë 23 Nëntor 2012 “Për caktimin e numrit të mandateve për çdo zonë zgjedhore të zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë të vitit 2013”, ku KQZ vendosi për të mos caktuar ndarjen e mandateve për Zgjedhjet Parlamentare të 23 Qershorit 2013”, përfundon letra e vëzhguesve vendorë

PANORAMA

 

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.