Truprojat e Berishës, dhunë barbare ndaj një lypësi që donte të takonte kryeministrin

Postuar në 12 Maj, 2013 15:08

 

Frika nga njerëzit që mund t’i afrohen Berishës, i cili nga kjo frikë nuk del kurrë nga shtëpia pa jelek antiplumb, i ka kushtuar rëndë një lypësi.

Dy ditë më parë, Berisha ka qenë në një klinikë dentare, raporton “Shqiptarja.com”, për të kuruar një dhëmballë.

Pas daljes së saj, Berishës është përpjekur t’i afrohet një lypës që njihet në Tiranë me emrin “Taku i Lemes”.

Por, kjo tentativë e tij ka qenë fatale, pasi pavarësisht se nuk ka bërë asgjë, badigardët e Berishës e kanë goditur dhe e kanë tërhequr zvarrë nëpër rrugë.

Jo vetëm kaq, por “Taku i Lemes”, ose Spartak Boshani, që është emri i tij i vërtetë, pasi është çuar në autombulancë nga ana e forcave të policisë, nuk është kuruar nga mjekët, me arsyen se është lypës./b.l

 

 

 

TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.