SKANDALI/ Në Shqipëri ekzistojnë 33 mijë shtetas ‘fantazmë’

Postuar në 29 Prill, 2013 08:22

 

Gazeta Dita shkruan në kryeartikullin e saj për ditën e sotme se në Shqipëri ekzistojnë mbi 33 mijë shtetas shqiptarë fantazmë.

E dhëna tronditëse tregon se në Shqipëri janë prodhuar 33 mijë shtetas, që nuk ekzistojnë përveçse në listat zgjedhore.

Por si janë prodhuar këta shtetas? Nga rastet e paraqitura në raport sillet një shembull: Një familje me 4 anëtarë, duke siguruar fillimisht certifikata false, është riregjistruar në Gjendje Civile duke ndërruar nga një element të identitetit (germë të emrit, mbiemri, atësia apo mëmësia ose shifër te datëlindja). Jo vetëm kaq. Ka shtuar në certifikatë edhe dy anëtarë të tjerë familje. Kështu është krijuar një familje fantazmë, e pajisur e gjitha më pas me karta identiteti dhe pasaporta.

Skandali është shumë më i gjerë se kaq. Këto identitete të rreme janë aktualisht në shitje dhe shumë prej tyre kanë përfunduar në duar trafikantësh, kriminelësh, etj./ep

 

 

TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.