Shqiptarët do t’i përzëmë nga Greqia

Postuar në 14 Janar, 2013 03:18

 

Njihe armikun tënd. Kjo intervistë me eksponentin neonazist të “Agimit të Artë” grek, Kristo Papas, i shërben më së miri këtij qëllimi. Kjo nuk është forcë e re politike, as idetë e saj shoviniste dhe raciste. Etërit e tyre bënë Megalidhenë vranë priftërinjtë që bënin meshat shqip. Pasuesit monarkofashistët zbatuan planin dhe masakruan e përzunë çamët nga trojet e tyre, sulmuan Shqipërinë më 1949. Të bijtë e tyre vranë ushtarakët tanë më 1994 në incidentin e Peshkëpisë. Rreziku qëndron te fakti që neonazistët janë parti parlamentare dhe ndikojnë sistematikisht në politikat e qeverisë, nxisin tensionimin e raporteve mes dy vendeve. Ekzistenca e këtyre nacionalistëve dhe e tezave shoviniste që cenojnë sovranitetin dhe dinjitetin tonë, do t’i japë ushqim edhe nacionalizmit shqiptar si një reagim i natyrshëm. Kush është Papas, njeriu i shpallur nongrata nga shteti ynë, ç’ka bërë kundër Shqipërisë, çfarë kërkon partia e tij neonaziste në Shqipëri? Fillimisht, po ju themi se në dejet e tij rrjedh gjak shqiptar. Të parët e tyre ishin heronjtë e revolucionit grek dhe morën si dhuratë pabesinë. Nipërit e tyre kanë humbur identitetin dhe nuk dinë ç’kërkojnë. Ndiqni intervistën, për të kuptuar neonazizmin që po rritet te fqinji ynë jugor. 

Çfarë do të thotë për ju z. Papas shprehja ‘Epir i Veriut’? 

Vorioepiri është pjesa veriore e rajonit gjeografik grek të Epirit me histori mijëvjeçare dhe prezencë të vazhdueshme dhe të pandërprerë greke. Nga vendimi i Fuqive të Mëdha iu dha si krahinë Shqipërisë dhe është sot ‘atdheu ynë i paplotësuar’. Termi ‘Vorioepir’ është përdorur së pari në nivel diplomatik gjatë periudhës së luftërave ballkanike. Normalisht Epiri është një pjesë dhe i vetëm, me pjesën e lirë dhe të skllavëruar, siç është përcaktuar edhe nga Protokolli i autonomisë, i njohur si Protokolli i Korfuzit. Për nacionalistët grekë Vorioepiri është motra jonë të cilën dhe e adhurojmë, siç përcaktohet dhe nga marshi i vjetër ushtarak grek, por që tashmë ndalohet ta këndojnë forcat e armatosura greke. 

 

 

 

SHEKULLI

Comments

Submitted by antishqiptari (not verified) on

<p>jasu qirje kristo. te fala krisulles.</p><p>Eshte shume shqetesues fakti se keta maskarenj kane te pakten 50% te votave te ushtrise dhe policise greke. Po te isha antigrek, do te lusja ZOTIN qe keta legenat te merrnin pushtetin dhe t&#39;i jepnin doren e fundit shkaterrimit te greqise.</p><p>Gjeja tjeter qe me shqeteson eshte edhe radikalizimi nacionalist antigrek qe po perpiqen te mbjellin ne shqiperi ca kristo shqiptare.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.